<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Ato nuk janë thjeshtë armë, janë pasuria jonë më e vyer kombëtare, janë dimensioni estetik i shpirtit tonë krijues

Nga Albert Vataj

Në shikimin e parë, ata janë vetëm armë zjarri, armë të hershme, janë dhe mbeten dëshmitarë të një tradite të shkëlqyer. Copëza të mozaikut të asaj panorame të pamohueshme të qytetërimit dhe kulturës sonë, e cila mundi të mbijetonte përballë rrymave dhe shtjellave gërryese dhe anatemuese, mohimit dhe tjetërsimit të atyre vlerave që kanë qenë dhe mbeten të themeltat e shpirtit tonë.

Ata mëtues zjarri, pjellë vdekjeje, janë dëshmi e një arti që cek skajet më të epërme të punimit, ojnisjes dhe stolisjes, zbukurimit dhe krekosjes. Artizanët shqiptarë kanë arritur të nxjerrin nga duart e tyre të arta këto armë dhe asksesorët e tyre, të pasurojnë etnosin tonë, t’i japin dimensione të tjera pasurisë sonë shpirtërore dhe gjithë trajtave shprehëse, përfshi dhe armët e zjarrit.Në to janë derdhura si në memuar, fantazia dhe kodika, njëmendësia e zanafillës së ekzistencës sonë, shënjimi dhe simbolika, krejtato në trajtën e një sinjalistike të rrugëtimit tonë përgjatë ekzsitencës.

Saktësisht nuk bëhet fjalë për armë luftë, armët e ligjësisë vdekjes, janë pjesë e krekosjes, salltanetit, solemnitetit, asaj sublimeje që ka qenë një aset i çmuar i madhështisë dhe ceremonialitetit të fisnikëve. Këto armë shërbenin si suvenire dhe atëditë e sot janë një mundësi e shkëlqyer e vlerësimit dhe mirënjohjes përmes begenisjes së kësisojtë.

Ata ishin pjesa më interesante e atyre dhuratave që fisnikët i bënin rangut të tyre, apo një miku të çmuar. Edhe në kohët e mëvonshme, udhëheqësit e diktaturës i kanë përdorur këto armë, së bashku me aksesorët e tyre si dhurata për udhëheqësit e vendeve mike.Pjesë të këtij arti të artizanëve shqiptarë ndodhen aktualisht nëpër koleksione private dhe muzeume nëpër botë, shpesh edhe me identitet të tjetërsuar.

Por ata kanë qenë dhe mbeten një pasuri e shpirtit tonë krijues, një arkivë e vlertë e atyre thesareve, me të cilat mburremi, me të cilat shpërfaqim virtuozitetin e artizanëve, atyre që kthyen metalin në një thesar.(Fotot janë shkëputur nga një album i etnokulturës shqiptare i vitit 1986)Albert Vataj

postbck postbck

Recent Posts

A e dini se deri në vitin 1930, iftari dhe syfyri njoftoheshin përmes rënies së topave?

Nga: Gazmend Arifi A e dini se deri në vitin 1930, iftari dhe syfyri njoftoheshin…

11 hours ago

87 vjet më parë…Telegrami i Mehdi Frashërit për Benito Musolinin: Më mirë vdekjen se sa çnderimin…

87 vjet më parë...Telegrami i Mehdi Frashërit për Benito Musolinin: Më mirë vdekjen se sa…

11 hours ago

Trenat panoramikë më të bukur të Europës

Glacier Express njihet si “treni ekspres më i ngadalshëm në botë” Të udhëtosh me tren…

12 hours ago

Soda e bukës dhe barnat: Kombinimi që mund të bëhet i rrezikshëm pa e ditur

Përdoret shpesh për urthin dhe duket e padëmshme, por soda e bukës mund të ndërveprojë…

12 hours ago

Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” do të hapet ekspozita – Rrok Zojzi: Ekspedita etnografike

𝐑𝐫𝐨𝐤 𝐙𝐨𝐣𝐳𝐢: 𝐄𝐤𝐬𝐩𝐞𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞𝐭𝐧𝐨𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢𝐤𝐞 Kuruar nga Nebi Bardhoshi 📍Hapja e ekspozitës 🗓E premte, 10.04.2026, ora…

13 hours ago

Filmi malazez në gjuhën shqipe “Nderi”, kandidat zyrtar për Oscar

“Nderi”, filmi i suksesshëm malazez në gjuhën shqipe, vjen për herë të parë në Tiranë…

13 hours ago