<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Përmendorja e ‘heroit’ dhe ‘tradhëtarit’

Daut Dauti

Para ndërtesës së Parlamentit Britanik, në vendin më prominent, qëndron statuja e Oliver Cromwell-it. Manatanë rrugës dhe në murin mbi hyrjen kryesore të kishës shën Margareta qëndron busti i mbretit Charles I. Njeriu duhet të ketë merita të mëdha për t’iu vendosur përmendorja në këto dy vende shumë të rëndësishme.
Për ata që nuk kanë ndonjë njohuri për këta dy njerëz, duhet t’i themi disa fjalë duke u kthyer në historinë angleze të shek. XVII që ishte kapluar me turbullira të rënda e që krijuan pasoja që edhe sot janë të vlefshme. Shkurtimisht, Oliver Cromwell (1599 – 1658) ka qenë politikan anglez e më vonë prijës i Ushtrisë së Parlamentit kundër Ushtrisë së Mbretit Charles (1600 – 1649) gjatë luftës civile angleze.
Pra, Cromwell i priu ushtrisë që kërkonte pushtet të parlamentit mbi mbretin, kurse mbreti nuk dorëzohej. Në këtë luftë fituan forcat parlamentare dhe Cromwell e ekzekutoi mbretin Charles I. Sa ishte gjallë Cromwell, Anglia u qeverisë pa mbretëri dhe ky ishte qëllimi i forcave parlamentare që e fituan luftën. Por, pas vdekjes së Cromwell-it, anglezët e kthyen sërish sistemin e monarkisë, thjeshtë për shkak se nuk shihnin se si mund të qeverisen pa mbret.
Këtu kemi të bëjmë me një luftë e cila në të dy anët i ka arsyet e veta. Cromwell solli zgjerimin e demokracisë dhe pushtetin e popullit kurse mbreti Charles u flijua duke e mbrojtur rendin kushtetues që ekzistonte. Për një kohë të gjatë shoqëria angleze ka qenë e ndarë në këto dy taborre. Edhe pas luftës e madje edhe sot ekziston kjo ndarje e cila ngritet mbi bazat se cili është ‘heroi’ e cili ‘tradhëtari’.
Përmendorja e Oliver Cromwell-it është ngritur në vitin 1899. Pra, më shumë se dy shekuj pas vdekjes së tij, kurse busti i mbretit Charles edhe më vonë, gjegjësisht në vitin 1956 dhe është e qartë se është vendosur si karshillëk për Cromwell-in apo siç themi ne: për inati. Që të dy përmendoret në fjalë kanë ithtarët dhe kundërshtarët e tyre. Kjo vjen si rezultat i qëndrimit që njeriu edhe sot ka ndaj luftës civile. Që të dy palët edhe sot kërkojnë rrëzimin e përmendoreve të njëra tjetrës.
E tërë kjo situatë, në rastin e Kosovës do të ilustrohej me shembullin e Fadil Hoxhës dhe Shaban Polluzhës. Këta dy kanë qenë armiq të njeri tjetrit dhe nuk kanë përmendore. Por, që të dy duhet të kenë dhe sikur në rastin anglez, njëri në oborr të parlamentit e tjetri matanë rrugës dhe përballë. Që të dy personalitet kanë luajtur rolin e tyre të domosdoshëm dhe kanë meritat e tyre. Kjo është arsyeja që shoqëria e Kosovës, sikur ajo angleze, është e ndarë në dy taborre dhe e kundërshtojnë njëra tjetrën. Të dyjat kanë arsyet (e joarsyeshme) të vetat. Por, këto dy personalitetet duhet gjithsesi të kenë përmendore për shkak se me veprimet e tyre e kanë mbushur një fazë të historisë duke qenë në të dy anët e roleve.
Nuk ka shumë dallim me rastin anglez dhe shihet që nuk është rast i lehtë. Anglezëve iu është dashur të kalojnë më shumë se dy shekuj për t’i përkujtuar ‘heronjtë’ dhe ‘tradhëtarët’ me përmendore. Ndoshta Kosovës i duhet më pak kohë.

postbck postbck

Recent Posts

Pse britanikët e pinë çajin me qumësht? Zakon i vjetër që ruhet prej shekujsh

    Me ardhjen e ditëve të freskëta, pijet e ngrohta bëhen zgjedhja e preferuar…

15 hours ago

A e dini për çfarë shërben kjo pjesë e kapakut e vajit? Mos e hidhni ka një funksion të veçantë

    Një detaj i vogël në shishet e vajit mund ta bëjë më të…

16 hours ago

Mjeku zbulon një shenjë të kolesterolit të lartë që mund të shihet në fytyrë

    Mjeku Amir Khan shpjegoi në një paraqitje televizive se një shenjë e mundshme…

16 hours ago

Cilat janë simptomat e yndyrës së lartë në gjak dhe kur duhet të shqetësoheni?

    Yndyra e lartë në gjak, e njohur si kolesterol dhe trigliceride të rritura,…

16 hours ago

E pyetën njeriun që thuhet se ka IQ 210 nëse ekziston Zoti: Përgjigjja e tij ishte e prerë

    Chris Langan, i njohur për inteligjencën e jashtëzakonshme dhe teoritë e tij mbi…

16 hours ago

Çfarë ndodh me stërvitjen tuaj kur pini lëng panxhari?!

    Pirja e lëngut të panxharit para aktivitetit fizik mund të përmirësojë qëndrueshmërinë dhe…

2 days ago