Detyra duket më e thjeshtë dhe më e qartë: 8 ÷ 2 (2 + 2) =?
Nuk ekzistojnë operacione të pazakonta apo numra konfuzë, mirëpo njerëzit janë konfuzë, sepse disa thonë që zgjidhja është 16, ndërsa të tjerët që zgjidhja është 1.
Edhe kalkulatorët e ndryshëm japin rezultate të ndryshme. Mirëpo, pyetja është shtruar në mënyrë mashtruese, transmeton Telegrafi.
Sipas rregullave, përgjigjja duhet të jetë 16, sepse kllapat zgjidhen të parat, ndërsa pjesëtimi dhe shumëzimi kanë të njëjtën përparësi, kështu që detyra zgjidhet sipas radhës nga e majta në të djathtë, shkruan “IFL Science”.
Mirëpo, disa thonë që detyrës i mungojnë disa kllapa të cilat njerëzve do t’u mundësonin që të arrinin te zgjidhja e saktë.
Do të mund të kishit (8 ÷ 2) x (2 + 2), që do të jetë e barabartë me 16, mirëpo do të kishit shënuar edhe si 8 ÷ [2x (2 + 2)], që është e barabartë me 1.
Të dy opsionet me siguri do të ishin më të thjeshta, mirëpo me siguri atëherë detyra nuk do të bëhej hit në internet.
Me ardhjen e ditëve të freskëta, pijet e ngrohta bëhen zgjedhja e preferuar…
Një detaj i vogël në shishet e vajit mund ta bëjë më të…
Mjeku Amir Khan shpjegoi në një paraqitje televizive se një shenjë e mundshme…
Yndyra e lartë në gjak, e njohur si kolesterol dhe trigliceride të rritura,…
Chris Langan, i njohur për inteligjencën e jashtëzakonshme dhe teoritë e tij mbi…
Pirja e lëngut të panxharit para aktivitetit fizik mund të përmirësojë qëndrueshmërinë dhe…