Mendja gjeniale e Leonardo Da Vinçit

Nga Jonathan Pevsner

Përgjatë shekujve, çdo brez e ka interpretuar Leonardo da Vinçin (1452-1519), duke e cilësuar si tejet modern. Në 500 vjetorin e vdekjes së tij (2 maj 2019), mund të shqyrtojmë domethënien që ka Leonardo në epokën tonë. Natyra jonë bazike si qenie njerëzore, nuk ka ndryshuar në 500 vjet, por mjedisi ynë është shndërruar në një shkallë të jashtëzakonshme, së bashku me perspektivat tona mbi arritjet e tij, dhe tonat gjithashtu.

Natyra e gjeniut

Leonardo ishte një gjeni, dhe një simbol i fuqishëm i “njeriut universal”, për shkak të interesave të tij të gjera në art, shkencë dhe teknologji, që përfshjnë disiplina, nga kimia (ai zbuloi acetonin) në astronomi (ai zbuloi fazat e ndriçimit të hënës) në matematikë (ai zbuloi qendrën e gravitetit të një piramide), dhe deri tek puna me plastikën.

Gjeniu merr shumë forma, dhe në rastin e Leonardos, ne i njohim kufizimet e tij. Ai ishte i vetëdijshëm për mungesën e një arsimimi zyrtar. Ai e quante veten “omo sanza lettere” (një njeri pa gërma). Ai kishte probleme me llogaritjet aritmetike bazë, dhe aftësitë e tij në gjuhën latine ishin të dobëta.

Ai me siguri nuk do të kishte dalë me rezultate të mira në një sistem shkollor modern, dhe IQ mund të rezultonte e ulët. (Unë nuk besoj se ai mund të diagnostikohej me ndonjë gjendje të tillë si çrregullimi i spektrit të autizmit, apo çrregullimi i defiçitit të vëmendjes-hiperaktivitetit).

Shumë njerëz, pyesin nëse mund të ketë sot një gjeni si Leonardo, apo çfarë do të bënte një person të kishte prirjet e tij të pazakonta. Ndoshta nuk mund të ketë një tjetër si ai, pasi bota e sotme kërkon një specializim të jashtëzakonshëm. Shumë prej nesh, janë të angazhuar në fusha që kërkojnë një të menduar ndërdisiplinor. Por, pak shkencëtarë, mjekë, poetë, apo politikanë, sot quhen gjeni.

Një vizion i unifikuar i ligjeve natyrore

Shkenca e Leonardos, ishte e bazuar në botën e Aristotelit, e formësuar nga interpretimet 18 shekullore. Ai zhvilloi një sistem të atyre që ai i quajti 4 fuqitë e natyrës: lëvizja, pesha, forca, dhe goditja. Ndonëse u përpoq t’i përkufizonte këto koncepte, dhe shumë nga idetë janë të vjetra, ai thotë se zhvilloi një model koherent për të gjitha fenomenet natyrore, nga ato të makrokozmosit (p.sh forcat gjeologjike që çojnë në formimin e lumenjve dhe oqeaneve) tek mikrokozmosi (p.sh anatomia e njeriut).

Unë besoj se ai ishte i ngazëllyer mbi konceptimin e vet mbi 4 fuqitë, dhe mënyrën sesi ato e diktuan artin dhe shkencën e tij. Ne jemi sot në një rrugë të ngjashmes, duke kërkuar unifikimin e madh të ligjeve të fizikës, teksa studiojmë fenomenet natyrore nga grimcat subatomike në historinë e universit. Disa prej nesh, e shtrijnë këtë përpjekje unifikuese edhe tek artet.

Dija e vizualizuar

Për Leonardon, vizioni është më fisniku i shqisave, dhe i një rëndësie të madhe. Ndaj, pasioni i tij për vizionin ishte ekstrem. “Syri është dritarja e trupit njerëzor, përmes të cilit shpirti sheh dhe shijon bukuritë e botës. Për shkak të tij, shpirti është i kënaqur në burgun e tij njerëzor, dhe pa të, ky burg njerëzor është vuajtja e tij”-shkruan ai në librin e tij “Paragone” (krahasimi i arteve).

Ai përshkruan mënyrat për të vizualizuar dijet, dhe ai ishte pionieri i ilustrimit anatomik.

Për Leonardon, piktura ishte një shkencë, dhe akti krijues i piktures, është i dobishëm për të përfytyruar botën.

Si një anatomist dhe fiziolog, ai mendonte se ndjenja e vizionit është kaq e rëndësishme, saqë duhet të ndërmjetësohet nga rajoni i saj i trurit, “imprensiva”. Dhe Leonardo e bëri këtë me një durim të jashtëzakonshëm. Ai do të godiste më pëllëmbë një tryezë plot pluhur, dhe do të përshkruante modelin përmes të cilit pluhuri binte sërish mbi tryezë. Ai do të kryente disektime të përsëritura të trupit, dhe kur vëzhgimet e tij binin ndesh me ato të autoriteteve mjekësore të kohës, ai ishte ndonjëherë në gjendje të bënte publike zbulimet e tij origjinale.

Besimi tek përvoja

Leonardo ndihej më rehat, kur mbështetej tek shqisat e tij, si bazë për përvojat kuptimplota. Ai e përmbledh kështu qëndrimin e tij mbi sigurinë e shkencës. “Mua me duket se janë të kota dhe të mbushura me gabime, ato shkenca që nuk lindin nga përvoja, nëna e çdo sigurie, eksperienca pesonale që në origjinë, mjetet ose qëllimin e saj ka kaluar nëpër një nga pesë shqisat njerëzore.

Dhe në qoftë se ne dyshojmë mbi sigurinë e gjithçkaje që kalon përmes shqisave, aq më shumë ne do të dyshojmë tek gjërat që janë në kundërshtim me këto shqisa, siç është ekzistenca e Zotit, e shpirtit, apo e gjërave të ngjashme, mbi të cilat ka gjithmonë mosdakordësi dhe grindje”-shkruan ai në “Traktatin mbi pikturën”.

Për Leonardon, besimi tek përvoja ishte kryesisht vizual. Në shekullin XXI-të, ne e kuptojmë se nuk mund të nxjerrim të gjitha dijet tona nga përvoja shqisore. Dhe shumë prej nesh që studiojnë gjenomën, apo që përdorim kompjuterat, kemi parë kufijtë e empirizmit. Padyshim që i përballur me botën e sotme, Leonardo do të kishte qenë i shkëlqyer në vizualizimin e informacionit.

Kreativiteti në shkencë dhe art

Kreativiteti, është produktiviteti i shenjuar nga imagjinata. Kreativiteti, është po aq themelor për artin, sa edhe për shkencën. Ne mund të jemi krijues si mësues, si studentë, si shkrimtarë dhe si lexues. Ne mund të vlerësojmë shumë aspekte të kreativitetit të Leonardos, të cilat mund të na frymëzojnë sot.

Leonardo kombinoi në një mënyrë unike shkencën, artin dhe inxhinierinë. Në kohën e tij “scientia” i referohej dijes, ndërsa “ars” aftësisë manuale. Dallimi modern mes shkencave ekzakte dhe atyre humane, i përshkruar mirë nga C.P.Snoë, nuk ekzistonte siç është sot. Leonardo ishte i mirë-pozicionuar si një artist, për të marrë përsipër misionin e një shkencëtari. Për Leonardon, synimi kreativ dhe fisnik i artistit, është të përshkruajë botën natyrore. Artisti duhet të kuptojë të gjithë botën ashtu si një shkencëtar.

Përmbushja e potencialit njerëzor

Sot ne mund të vlerësojmë gjithçka që arriti Leonardo, ashtu si edhe dështimet e tij të shumta, duke parë dikë që e përmbushi në një mënyrë unike potencialin e tij. Sa ishte gjallë, ai u vlerësua si një artist i jashtëzakonshëm, dhe admiruesit e tij kishin ndjesinë se eksplorimet e tij në botët e shkencës dhe inxhinierisëm, qenë të jashtëzakonshme.

Ai ka frymëzuar brezat për 500 vjet, me vlerësimin tonë për të, në rritje gjatë shekullit të kaluar, teksa kemi qenë në gjendje të interpretojmë shkrimet e tij. Ndërsa qasja gjithnjë e më e madhe tek informacioni dhe teknologjia, po e formëson botën e sotme, ne si një shoqëri mund të reflektojmë mbi vlerat e krijimtarisë, kuriozitetit, talentit dhe dijes së Da Vinçit.

Ne admirojmë vlerat e tij, dhe ne mund të pyesim veten se si ato përshtaten në shoqërinë bashkëkohore. Unë nuk jam i sigurtë, nëse sot ai do të ishte po aq i famshëm sa në kohën e tij. Ne gjithashtu mund të pyesim, se si vlerat e tij mund të ndihmojnë seicilin prej nesh, të përpiqet të përmbushë potencialin vetjak. Nga kjo pikëpamje, miliona prej nesh, janë të frymëzuar nga rrugëtimi i tij jetësor.

Scientific American – Bota.al

postbck postbck

Recent Posts

A ndihmon soda e bukës me problemet e diabetit /Disa këshilla se ku ta përdorni

  Soda e bukës mund të jetë një nga produktet që përdoret më së shumti…

2 hours ago

“Peshku i apokalipsit” rishfaqet në Kaliforni: shkencëtarët kërkojnë sekretet e specieve

  Një peshk remo është shfaqur në bregun e Grandview në Encinitas, Kaliforni. Është zbulimi…

3 hours ago

Zbulohen kulla kripe në tabanin e Detit të Vdekur

Zbulohen kulla kripe solide në tabanin e Detit të Vdekur. Të krijuara nga vetë natyra, nuk…

19 hours ago

Vendbanimi i pasardhësve të ilirëve në Pakistan…

Vendbanimi i pasardhësve të ilirëve, ushtarëve të Lekes madhe në Pakistan që flasin theksin Burrash,…

23 hours ago

Ditarët e panjohura të komandantit gjerman të forcave supreme: Hit’leri është i brengosur për gjendjen në Shqipëri, gjenerali Badoglio dha dorëheqjen prej humbjeve…

Ditarët e luftës të Komandës Supreme të Forcave të Armatosura Gjermane (Kriegstagebuch des Oberkommandos der…

23 hours ago

Gladiatorët ishin influencuesit e Romës së lashtë

Nga: Claire Turrell / The Daily Telegraph Përkthimi: Telegrafi.com Influencuesit [influencer] që lëvizin shkopin e…

23 hours ago