Vendi i parë mbahet nga Aston Martin DB5 që është përdorur në filmat e James Bond “Goldfinger” dhe “Thunderball”, i cili u shit në vitin 2010 për 4,6 milionë dollarë.
Porsche 928, me të cilin Tom Cruise është shfaqur në vitin 1983 në filmin “Risky Business”, është shitur për një shifër marramendëse prej 1,98 milionë dollarë në një ankand të mbajtur në fundjavë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke vendosur një rekord për makinat sportive gjermane.
Porsche doli në ankand së bashku me shumë automjete të tjera, por rrëmbeu të gjithë vëmendjen duke befasuar edhe ekspertët e automjeteve klasike.
Rekordi i mëparshëm për shitjen e një makine Porsche 928 ishte 296 mijë dollarë në vitin 2016, Clubsport, një nga 5 të tilla të prodhuara më parë. Tashmë, kjo shifër është eklipsuar nga makina e “Risky Business”, e cila u shit për një vlerë 47 herë më të lartë se sa kushton një Porsche 928.
Megjithatë, kjo nuk është makina më e shtrenjtë e cila është shfaqur në një film.
Vendi i parë mbahet nga Aston Martin DB5 që është përdorur në filmat e James Bond “Goldfinger” dhe “Thunderball”, i cili u shit në vitin 2010 për 4,6 milionë dollarë.
Kujtojmë se filmi “Risky Business” është i vitit 1983.
Filmi mbulon tema duke përfshirë materializmin, humbjen e pafajësisë, moshën madhore dhe kapitalizmin.
I njohur më së miri si filmi i Cruise, Risky Business ishte një sukses ku u fitua më shumë se 63 milion dollarë kundrejt një buxheti prej 6.2 milion dollarësh.
Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…
Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…
Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…
Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…
Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…