<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

“Fëmijët-frigoriferë”, si ruheshin vaksinat në 1800-ën (FOTO)

22 fëmijët qëndruan në Meksikë, ku Balmisi rekrutoi edhe 26 të tjerë për udhëtimin nga Acapulco në Filipine. Në dokumentet e shfaqura në ekspozitë, tregohet se fëmijët, të gjithë djem meksikanë të moshës nga katër deri në 14 vjeç, ishin dorëzuar nga prindërit e tyre në këmbim të pagesës. Kjo bëri që deri në fund të fushatës, afro 300 mijë njerëz në Canaries, Peru, Ekuador, Kolumbi, Venezuelë, Meksikë, Filipine dhe Kinë, të merrnin vaksinën falas

Ishte viti 1803, kur Francisco Javier de Balmis u nis nga Spanja për të vaksinuar njerëzit në kolonitë e Spanjës kundër lisë. Ai nuk kishte asnjë mënyrë për ta mbajtur vaksinën të freskët, kështu që përdori fëmijët si frigoriferë. Dhe për këtë udhëtim të Balmis-it është hapur një ekspozitë e dokumenteve lidhur me të në “Archivo General de Indias”, në Sevilje. Agjencia e lajmeve “The Guardian” tregon se kjo ekspozitë interesante do të mbahet e hapur deri më datë 15 të muajit shtator.

LAJME TË NGJASHME

Misteri 60-vjeçar: Kush e vrau kreun e OKB-së, Dag…Sht 27, 2021

Një zhvillim më i theksuar të kulturës shqiptare! ARSIMI DHE…Sht 22, 2021

Zhvillimi i arsimit dhe i kulturës shqiptare 1969-1974!…Sht 22, 2021

Prej dokumenteve të shfaqura, tanimë dihet për të parën herë rreth emrave dhe moshës së fëmijëve që bënë atë që, ndoshta, ishte misioni i parë humanitar me përmasa ndërkombëtare. Manuel Álvarez, i cili kuroi ekspozitën, e ka përshkruar atë si “një homazh për të gjithë punonjësit shëndetësorë që kanë luftuar kundër COVID-19”. Në Evropën e shekullit të XVIII-të, lija po vriste miliona njerëz, por në 1796-n mjeku anglez, Edward Jenner, zbuloi se një version gjedhi i sëmundjes shërbente në vend të vaksinës. Balmis, i cili ishte një mjek ushtarak, bindi mbretin e Spanjës, Carlos-i i IV-t, vajza e të cilit kishte vdekur nga lija, për të financuar ekspeditën mbretërore të vaksinave filantropike në kolonitë e Spanjës.

“The Guardian” shkruan se objektivi, vizionar për kohën e tij, nuk ishte vetëm vaksinimi i popullatës. Ai përfshinte ngritjen e qendrave të vaksinimit për të kontrolluar çdo shpërthim të sëmundjes në të ardhmen. Me nisje nga A Coruña e Spanjës veri-perëndimore, ekspedita nisi me 22 jetimë në bord. Mes tyre ishte edhe djali nëntëvjeçar i Isabel Zendal. Ai shërbeu si infermier dhe kujdestar në udhëtim. Vaksina mbijetoi vetëm 12 ditë in vitro, kështu që teknika e Balmis-it ishte të infektonte dy fëmijë çdo 10 ditë me versionin e lisë së gjedhit dhe, më pas, të merrte serumin nga puçrrat e tyre për të infektuar edhe dy fëmijë. E kështu me radhë derisa të mbërrinin në destinacionin e tyre me “serumin e freskët”, me të cilin vaksinoheshin njerëzit. Edhe pse fëmijët u sëmurën, ata nuk vdiqën. Ndonëse duket barbare, në atë kohë kjo metodë u konsiderua mjaft normale. Madje, vetë Jenner, e testoi fillimisht vaksinën e tij te një djalë tetëvjeçar.

Sipas “The Guardian”, 22 fëmijët qëndruan në Meksikë, ku Balmisi rekrutoi edhe 26 të tjerë për udhëtimin nga Acapulco në Filipine. Në dokumentet e shfaqura në ekspozitë, tregohet se fëmijët, të gjithë djem meksikanë të moshës nga katër deri në 14 vjeç, ishin dorëzuar nga prindërit e tyre në këmbim të pagesës. Kjo bëri që deri në fund të fushatës, afro 300 mijë njerëz në Canaries, Peru, Ekuador, Kolumbi, Venezuelë, Meksikë, Filipine dhe Kinë, të merrnin vaksinën falas. “Strategjia e miratuar nga Balmis-i ishte një zgjidhje e lirë, e zgjuar dhe pioniere për të siguruar që vaksina të mbërrinte në Amerikë në gjendje të mirë”, ka thënë Alberto García-Basteiro, një epidemiolog dhe profesor në Universitetin e Barcelonës. Ai ka shtuar se “është e mundur që, në ditët e sotme, strategjia e përdorimit të fëmijëve për të transportuar vaksinën do të kritikohet mbi baza etike, por ndikimi dhe përfitimet e ekspeditës nuk mund të mohohen”.

postbck postbck

Recent Posts

Shqipëria, Iliria e dikurshme, nga Roma te Perandoria Osmane, një histori lufte shekullore

SHQIPËRIA, ILIRIA E DIKURSHME, NGA ROMA TE PERANDORIA OSMANE, NJË HISTORI LUFTE SHEKULLORE Shqipëria, në…

2 hours ago

Rilindasit, ata që e blenë kombin… dhe këta të tashmit që po e plaçkisin dhe shesin

Nga Albert Vataj Historia jonë është një paradoks i dhimbshëm ku sakrifica dhe lakmia shtrëngojnë…

2 hours ago

Pse bateria humbet fuqinë? Shkencëtarët gjejnë “fajtorin” e fshehur

Shkencëtarët kanë zbuluar më në fund të vërtetën e fshehur pas dështimit të baterive me…

1 day ago

81 vite nga Lufta e Gadimes – Jetish Akllapi po bërtet: O u vra Ilmia bre!

Në jetën time prej gazetari, sa aktiv e sa pasiv, kam shkruar qindra artikuj, intervista…

1 day ago

Jehona e Azem Bejtës deri në Suedi?!

JEHONA E AZEM BEJTËS NË SUEDI Duke shfletuar arkivin e gazetës suedeze Svenska Dagbladet te…

2 days ago

Besa – Historia e nënës që mbrojti në besë vr’asësin e të birit

BESA. HISTORIA E NËNËS QË MBROJTI NË BESË, VRASËSIN E TË BIRIT Besa, para së…

2 days ago