<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Trekëndëshi i Bermudës, çfarë thotë shkenca për këtë rajon misterioz?

Bota është e mbushur me mistere, e njëri nga ta që ende nuk ka gjetur shpjegim, është edhe Trekëndëshi i Bermudës.

Më poshtë keni gjithçka që ju duhet të dini në lidhje me të ashtuquajturin Trekëndëshi i Djallit, i cili ka qenë duke ‘’mashtruar’’ ekspertët për dekada.

Ku ndodhet Trekëndëshi i Bermudës?

Trekëndëshi i Bermudës shtrihet në një seksion të Oqeanit Atlantik të Veriut. Ai mbulon një sipërfaqe prej 440,000 milje deti. Është një nga korsitë më të frekuentuara të transportit në botë, me anijet që kalojnë për të arritur në porte në Amerikë, Evropë dhe Karaibe.

Sa aeroplanë dhe anije kanë humbur në Trekëndëshin e Bermudës?

Ky trekëndësh, është fajësuar për zhdukjen e dhjetërave aeroplanëve dhe anijeve në 100 vitet e fundit. Kur Christophet Colmubus ndodhej në udhëtimin e tij të parë në botë, ai njoftoi se një flakë e madhe u rrëzua në det një natë, dhe se një dritë e çuditshme u shfaq disa javë më vonë. Raportet për zhdukje të pashpjegueshme, nuk tërhoqën vëmendjen e publikut deri në shekullin e 20, kur një anije gjigante, me 300 burra në bord, u mbyt diku midis Barbados dhe Gjirit Chesapeake. Të paktën 1000 njerëz kanë humbur në 100 vitet e fundit. Mesatarisht, 4 avionë dhe 20 jahte mungojnë çdo vit.

Cilat janë teoritë e konspiracionit të Trekëndëshit Bermuda?

Teoricientët janë përpjekur të rrëzojnë misterin e Bermudës, për vite me radhë.

1. Disa shkrimtarë kanë fajësuar UFO-të për zhdukjet. Ata besojnë se të huajt përdorin Trekëndëshin si një portë për të udhëtuar në dhe nga planeti ynë. Kjo zonë është si një stacion grumbulli ku kapin njerëz, anije dhe avionë për të bërë hulumtime.

2. Një pjesë tjetër thonë se qyteti i humbur i Atlantisit, dikur shtrihej nën Trekëndëshin dhe kristalet mistike, janë akoma duke pushuar në det dhe kështu transmetojnë valë të mëdha energjie që shkatërrojnë anijet në det.

3. Eksploruesit paranormal pohuan se gjetën një piramidë, që përgjon nën oqean në Trekëndësh. Ata nënkuptuan se kjo mund të jetë përgjegjëse për përplasjen e anijeve dhe avionëve.

4. Një nga teoritë më domethënëse është se Trekëndëshi, është i përbërë nga shpirtrat e skllevërve, të cilët ishin hedhur mbi bord nga kapitenët e detit, gjatë udhëtimit të tyre.

Ekzistojnë një numër shpjegimesh të besueshme, për misterin, por më të besueshmet del të jenë modelet ekstreme të motit ose gabimet njerëzore:

1. Ciklonet tropikale- Këto stuhi të fuqishme formohen në ujërat tropikalë dhe kanë vrarë mijëra njerëz. Ciklonet janë fajësuar për një numër fundosjesh, përfshirë edhe Baltimorin me 14 maj 1986.

2. Hidratet e metanit- Shpërthimet e mëdha të gazit nënujor, mund të shpjegojnë zhdukjen e anijeve në Trekëndësh. Për shkak të shpimeve aksidentale ose rrëshqitjeve të Tokës, shtrati i gjerë i gazit mund të zhbllokohet, duke zvogëluar densitetin e ujit në mënyrë dramatike. Dhe për shkak të densitetit, anijet papritmas fundosen në fund.

3. Mjegulla elektronike – Teoria më e dukshme e Trekëndëshit të Bermudës, mjegulla elektronike është një fenomen meteorologjik që ngjitet në një avion ose një anije. Thuhet se mjegulla bën që pajisjet në aeroplanët dhe anijet të mos funksionojnë – siç është rrotullimi i kompasave.

postbck postbck

Recent Posts

Gjenet mund të ndikojnë se kush preket nga kanceri, shkencëtarët zbulojnë një lidhje të re

    Për herë të parë, shkencëtarët kanë sjellë dëshmi se përbërja gjenetike e një…

10 hours ago

Çfarë i ndodh tensionit të gjakut kur pini më shumë ujë?

    Marrja e mjaftueshme e ujit është thelbësore për shëndetin dhe është veçanërisht e…

10 hours ago

Nëse vuani nga diabeti, bëni kujdes me këto ushqime

    Personat që vuajnë nga diabeti duhet t’i kushtojnë rëndësi të veçantë ushqimeve që…

15 hours ago

Çka ndodh kur pini kafe në barkun bosh?

    Kafja është një nga produktet më të dashura për njerëzit në mëngjes. Sipas…

2 days ago

Nëse doni të kujdeseni për zemrën, ekspertët këshillojnë ta hani këtë ushqim çdo ditë

    Sipas ekspertëve, konsumimi i rregullt i tërshërës ndihmon në uljen e kolesterolit, kontrollin…

2 days ago

Pse shumë njerëz po konsumojnë kafe me limon, ky është efekti i saj

    Shumë njerëz nuk mund ta nisin ditën pa kafe. Ajo thuhet se rrit…

3 days ago