<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Stresi dhe jetëgjatësia, sa lodhet zemra nga shqetësimi i vazhdueshëm

Të gjithë stresohemi herë pas here, por ekspertët kanë paralajmëruar se duhet ta kontrollojmë këtë gjendje nëse duam të shmangim sëmundjet vdekjeprurëse.

Studiuesit thonë se ekziston një lidhje e madhe mes mendjes dhe zemrës kur bëhet fjalë për shëndetin dhe mirëqenien. Ndërsa stresi ndikon te të gjithë në mënyra të ndryshme, në raste të rënda stresi mund të çojë në goditje në tru ose sulme në zemër, shkruan “The Sun”.

Ekspertët thonë se niveli i lartë i hormoneve të stresit lidhet me një rrezik më të madh të presionit të lartë të gjakut. Mbi 6,000 njerëz u studiuan dhe u testuan për nivele të ndryshme të hormoneve që kontribuojnë në stres. Nivelet e hormoneve u matën me një test urine 12-orësh gjatë natës.

Pjesëmarrësit më pas u vëzhguan për një periudhë prej 13 vjetësh dhe u monitoruan për zhvillimin e hipertensionit dhe problemeve kardiovaskulare, të tilla si dhimbja në gjoks, nevoja për një procedurë të hapjes së arteries, ose të paturit e një sulmi në zemër ose goditje në tru. Ekspertët më pas analizuan marrëdhënien midis hormoneve të stresit dhe zhvillimit të arteriosklerozës, e cila është një gjendje potencialisht serioze ku arteriet bllokohen me substanca yndyrore.Reklamë

Ata zbuluan se mesatarisht pas një vëzhgimi gjashtë vjeçar e gjysmë, pacientët hormonet e stresit të të cilëve u dyfishuan kishin deri në 31 për qind më shumë gjasa për të zhvilluar hipertension. Gjatë një periudhe 11-vjeçare, u rrit rreziku me 90 për qind për problemet kardiovaskulare, për shkak të dyfishimit të nivelit të kortizolit. Ekspertët thanë se është e vështirë të studiohet dhe të matet stresi pasi është ‘personal’ dhe ndryshon tek të gjithë.

postbck postbck

Recent Posts

Vetëm uji nuk mjafton: Pse gurët në veshka rikthehen pavarësisht këshillave të mjekëve

  Ekspertët shpjegojnë pse parandalimi kërkon më shumë se një këshill të thjeshtë   “Pini…

14 hours ago

Holanda prezanton akulloren që qetëson dhimbjet e kokës

  Një ide mjaft e pazakontë vjen nga Holanda, ku një prodhues akulloresh ka krijuar…

14 hours ago

Si të shëroni ftohjen përbrenda pak orëve

  Meqë sezoni i dimrit është afër, prekja nga ftohjet tek njerëzit ndodh çdoherë e…

2 days ago

A i mbron qumështi i gjirit fëmijët nga tumoret

    Gjidhënia nuk është vetëm burim ushqimi, por edhe mbrojtje për fëmijën dhe nënën.…

2 days ago

6 metodat e çuditshme se si zgjoheshin njerëzit para shpikjes së alarmit

  Para se ora me alarm të bëhej pjesë e jetës së përditshme, njerëzit kishin…

2 days ago

Lidhja e Prizrenit 1878, Kararname-ja: ”Lidhja jonë është bashkuar për të kundërshtuar çdo qeveri tjetër përveç asaj të Portës së Lartë..”

Rezolutat e Lidhjes së Prizrenit 1878, “Kararname-ja” Më 10 qershor 1878, delegatë nga e gjithë…

2 days ago