<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Disa teste diagnostike që duhet t’i bëjnë gratë mbi 30 vjeç

Kontrolleve vjetore shëndetësore duhet t’u jepet përparësi maksimale për të zgjidhur problemet para se të krijojnë kërdi.

Trupi i njeriut kalon nëpër shumë ndryshime që nga lindja deri në pleqëri. Ndërsa plakeni, metabolizmi juaj dhe proceset e tjera ngadalësohen, gjë që mund të çojë në gjendje të ndryshme shëndetësore si diabeti dhe hipertensioni. Kjo e bën jashtëzakonisht të rëndësishme kryerjen e kontrolleve shëndetësore.

Analiza të përgjithshme të gjakut

Analizat e përgjithshme të gjakut bëhen për të vlerësuar shëndetin e përgjithshëm dhe për të zbuluar një gamë të gjerë çrregullimesh, përfshirë aneminë, infeksionin dhe në raste të rralla, madje edhe kancerin e gjakut.

Është zbuluar se 52 përqind e grave jo shtatzëna në moshë riprodhuese janë anemike. Në prag të të 30 -tave, ky test përdoret zakonisht si një test shqyrtimi për të zbuluar aneminë. Kjo mund të çojë në të dhëna të mëtejshme në lidhje me mangësitë e zakonshme ushqyese që mund të shkaktojnë anemi, të tilla si hekuri ose B12.

Profili i lipideve

Profili i lipideve mat sasinë e molekulave specifike të yndyrës të quajtura lipide në gjak. Me anë të një testi ju masni substancat e shumta, duke përfshirë disa lloje të kolesterolit. Ky test ndihmon për të kontrolluar për rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe shëndetin e enëve të gjakut.

Testi i funksionit të tiroides

Meqenëse simptomat zakonisht janë të ngadalta në fillim dhe shpesh kalojnë pa u vënë re për një kohë të gjatë, është e rëndësishme të kontrolloni veten për problemet e tiroides. Simptomat më të zakonshme të raportuara janë periodat e parregullta, shtimi i pashpjegueshëm i peshës, humbja e flokëve ose infertiliteti.

Sheqerit në gjak

Simptomat e diabetit mund të jenë të pranishme pa dijeninë e juaj për një kohë të gjatë. Diabeti mund të shkaktojë që sheqeri në gjak (glukoza në gjak) të rritet në nivele anormalisht të larta për shkak të pamundësisë së trupit tuaj për të prodhuar ose përdorur insulinë siç duhet. Insulina është thelbësore që trupi të përdorë sheqerin në gjak për energji.

postbck postbck

Recent Posts

Zhurma në vesh – kur është e padëmshme dhe kur duhet të shkoni urgjentisht te mjeku

    Fishkëllimë, gumëzhimë, fëshfërimë apo zhurmë si zile, të cilat nuk i dëgjon askush…

7 hours ago

Migrena, cilat janë faktorët që mund të nxisin sulmet e dhimbjes së kokës?

    Migrena është një çrregullim neurologjik që mund të shkaktojë dhimbje të forta koke,…

8 hours ago

Ju ënjten këmbët? Ja çfarë mund të jetë duke ju sinjalizuar trupi

    Ënjtja e këmbëve është një problem i shpeshtë që shumë njerëz e vërejnë…

8 hours ago

Kur duhet të fillojmë vitaminën D në vjeshtë? Çfarë këshillojnë ekspertët

    Ditët bëhen më të shkurtra, ekspozimi në diell zvogëlohet dhe bashkë me vjeshtën…

8 hours ago

Një thesar 2,000-vjeçar i fshehur brenda kockës së kofshës së një lope

Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…

1 day ago

RETROSPEKTIVË: Mitrovicë, 1943 – Një ushtar gjerman duke trajnuar një shqiptar në hekurudhë

Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…

1 day ago