Nëntë mite false lidhur me Operacionin Barbarossa

Pushtimi gjerman i Bashkimit Sovjetik, i filluar më 22 qershor 1941, qe operacioni më i madh ushtarak i historisë. I lindur nga dëshira e Hitlerit për të pushtuar territoret sovjetike dhe shpartalluar bolshevizmin, Operacioni Barbarosa qe pjesë e fantazisë raciste të Hitlerit për të vendosur “Lebensraum” (hapësirën jetike) në Lindje. Christer Bergström zhvlerëson shumë mite lidhur me operacionin.

1.Rënia e Stalinit

Në diskutimin e famshëm në Kongresin e XX të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik në shkurtin e 1956, Sekretari i Parë i saj Nikita Hrushov tha: “Pas katastrofës së parë dhe humbjes në front, Stalini mendoi se ishte fundi. Në një prej diskutimeve të tij të atyre ditëve, u shpreh: “Gjithçka që Leni krijoi e kemi humbur përgjithmonë!”. Pas kësaj, për shumë kohë, Stalini pushoi së bëri ndonjë gjë”. Falë një pohimi të tillë, ideja se Stalini rrëshqiti në paralizë ditët e parë të fushatës u bë një prej keqkuptimeve më jetëgjata lidhur me Operacionin Barbarosa. Megjithatë, sipas një kërkimi të Steven Main nga Universiteti i Edimburgut lidhur më shënimet e Stalinit, ky citim nuk ishte gjë tjetër veçse dizinformacion nga ana e Hrushovit. Pjesa më e madhe e tyre tregon se dita zyrtare e punës e Stalinit më 22 qershor 1941 filloi në orën 05 e 45 dhe përfundoi më 16 e 45. Më 23 qershor, kur diktatori sovjetik do të duhej të pësonte “rënien”, punoi për 22 orë e 35 minuta. Pas një dite kaq cfilitëse, dita e punës më e shkurtër e Stalinit qe 24 qershori, për pak më shumë se 5 orë. Kjo mund të jetë bërthama e akuzave të Hrushovit. Megjithatë, për 25 – 26 qershorin, Stalini pati 24 orë takime. Sipas Main, më 27 qershor “ditët e tij të regjistruara të punës zgjasin më shumë se 10 orë dhe, ka mundësi për shkakt të këtij progrmi fizikisht dhe mendërisht cfilitës, dita e tij e punës e 28 qershorit zgjati sërish pak më shumë se 5 orë”. Për pasojë, larg nga të pushuarit “së bëri çdo gjë”, Stalini punoi 168 orë në javën e 22 – 28 qershorit.

2.Dorëzimi masiv i ushtarëve sovjetikë

Sulmi gjerman nisi më 22 qershor 1941. Më 11 korrik 1941 gjermanët kishin zënë pak më shumë se 400000 robër lufte në frontin lindor. Megjithatë, në kundërshtim me besimin popullor, nuk pati kurrë dorëzime masive. Për shkak të urdhërave të Stalinit që trupat të qëndronin në vendet e tyre, njësi të mëdha u rrethuan, por pjesa më e madhe e njësive të izoluara luftoi me kokëfortësi deri në mbarimin e municioneve. Në kështjellën e Brest, në kufi, një garnizon i vogël i rezistoi një armiku shumë më superior nga numri i trupave dhe artileria, duke i shkaktuar mbi 1000 të vrarë Divizionit të 45 të këmbësorisë gjermane. “Armiku lufton me rezistencën dhe kurajon maksimale”, i referonte Heeresgruppe Mitte [Gruparmata e Qendrës gjermane] Komandës së Lartë të Ushtrisë Gjermane më 28 qershor. Armata e 4 gjermane i përshkroi ushtarët sovjetikë si jashtëzakonisht të vështirë e të fortë”. Emigrantë të “bardhë” të arratisur nga Rusia pas Revolucionit të Tetorit u përdorën për t’i bindur trupat e rrethuara e Ushtrisë së Kuqe që të dorëzoheshin dhe të bashkoheshin me antibolshevikët, por kjo, sipas një raporti të ushtrisë gjermane, u “refuzua kategorikisht”. Një tjetër raportim gjerman lexon: “Ku ka përfunduar rusi i 1914–17, që ia mbathte apo dorëzohej kur furtuna ishte në kulm? Tani qëndron në bunkerin e tij dhe na detyron ta djegim, preferon të digjet në tank dhe aviatorët e tij vazhdojnë të na qëllojnë edhe kur avioni i tyre është i kapluar nga flakët. Ku ka përfunduar rusi? Ideologjia e ka ndryshuar!”.

3.Spiuni i madh Richard Sorge kontribuoi në mobilizimin e presupozuar të armatave sovjetike nga Lindja e Largme që do të shpëtonin Moskën

Shpesh thuhet se më 14 shtator 1941 Richard Sorge, spiuni sovjetik në Tokio, e kishte informuar Stalinin se Japonia nuk do ta sulmonte Bashkimin Sovjetik deri sa Moska të mos merrej nga gjermanët. Është pohuar rëndom se një informacion i tillë e shpëtoi Moskën në kuptimin që i mundësoi Ushtrisë së Kuqe të lironte një numër të madh trupash, shpesh të paraqitura si të mirëpajisura e të mirëstërviitura, nga Lindja e Largme ruse drejt Moskës. Por kjo duhet reufzuar si mit i bazuar ekskluzivisht mbi spekulime. Ajo që Sorge zbuloi qe praktikisht se Japonia nuk do ta sulmonte Bashkimin Sovjetik për aq kohë sa “ky i fundit të mos transferonte forca të mëdha nga lindja”. Praktikisht, jo më shumë se 3 divizione u dërguan nga Lindja e Largme drejt Moskës gjatë tetor – dhjetorit 1941; Divizioni i 32 dhe i 78 i Pushkataarëve dhe Divizioni i 58 i Koracuar. Dy divizione të tjera, Divizioni i 93 i Pushkataarëve dhe Divizioni i 82 i Mekanizuar, erdhën nga Distrikti Ushtarak i TransBajkal dhe 3 të tjerë, Divizioni i 18 dhe ai i 28 i Kalorësisë Malore dhe Divizioni i 238 i Pushkatarëve, erdhën nga Distrikti Ushtarak i Azisë Qendrore. Këto qenë vetëm 8 prej qindra divizioneve të përdorura në front nga Ushtria e Kuqe më 1 dhjetor 1941.

4.Cfilitja e Vermahtit prej kundërsulmeve të pandërprera sovjetike

Shpesh thuhet se një prej motiveve kryesore për të cilin gjermanët u mundën nga Bashkimi Sovjetik në betejën e Moskës e dhjetorit 1941 qe cfilitja e forcave të tyre. Praktikisht, në fund të nëntorit 1941, në frontin lindor Vermahti ishte thjesht një hije e thjeshtë e asaj që kishte qenë 5 muaj më parë. Humbjet e kishin katandisur forcën e ushtrisë dhe të njësive të Luftvafes me 30 – 40% ose më pak të forcës fillestare. Landseri veteran i vijës së parë u godit rëndë nga lodhja e betejës pas 5 muajsh luftimesh intensive e të pandërprera. Megjithatë, Ushtria e Kuqe ishte në një gjendje shumë më të cfilitur. Armatat e sj qenë copë copë pasi kishin pësuar humbje të mëdha në betejat me rrethim të dyfishtë të Viazmës e të Brianskut në tetorin e 1941. Divizionet qenë reduktuar me disa mijëra njerëz, shpesh rekrutë jo të stërvitur, dhe mungonte çdo lloj pajimi. Praktikisht, teksa gjermanët mundën ta shtonin forcën e koracuar në frontin lindor midis nëntorit dhe dhjetorit 1941, forca e koracuar sovjetike u përgjysmua. Kjo të çon në mitin e mëtejshëm…

5.Superioriteti i madh numerik që gëzonin sovjetikët

Propaganda naziste e ushqeu imazhin e gjermanëve që luftonin kundër “masave të panumërta nga Lindja”, ama ishte vetëm propagandë raciste. Në realitet, lufta në frontin lindor në vitin 1941 u karakterizua nga inferioriteti numerik sovjetik. Më 22 qershor 1941, 4 distriktet ushtarake perëndimore sovjetike nga Balltiku në Detin e Zi kishin 2.3 milion njerëz, kundrejt rreth 4.5 milion trupave të Boshtit. Vermahti kishte grumbulluar 3.35 milion trupa. Këtyre ushtria rumune i kontribuoi me 600000 njerëz dhe, në veri, Finlanda kishte mobilizuar tashmë ushtrinë e saj, duke grumbulluar 530000 njerëz. Kur Ushtria Kuqe kundërsulmoi në Moskë dhjetorin e 1941, inferioriteti numerik sovjetik ishte ende i madh. Të dhënat lidhur me forcën sovjetike nëpër arkiva tregojnë se më 1 dhjetor 1941 sovjetikët aarritën të grumbullojnë 576500 ushtarë dhe 574 tanke kundër Gruparmatave të Qendrës gjermane, që në atë kohë kishte 1.2 – 1.9 milion trupa me 1800 tanke dhe topa sulmues. Gjermanët jo vetëm gëzonin një superioritet numerik të trifishtë në tanke, por nga tanket sovjetike e përdorur në Moskë, vetëm 30% qenë T-34 ose KV, ndërsa pjesa tjetër qenë tanke absolutisht të prapambetur. Ndërsa lufta vazhdonte, gjermanët e humbën gradualisht superioritetin numerik, që u reflektua në kapacitetin më të madh industrial sovjetik, por fitoret më brilante më 1941 u arritën me një superioritet numerik të qartë.

6.Që i ftohti polar ai që ndali ofensivën gjermane

Një pjesë e madhe e historiografisë perëndimore lidhur me Operacionin Barbarossa, e bazuar kryesisht mbi burime gjermane, nënvizon temperaturat e ulëta vratsare dhe i citon si arsyen e parë e humbjes gjermane. Por kjo nuk konfirmohet nga të dhënat meterologjike. Ofensiva sovjetike përkon me një rënie të pazakontë të temperaturës, e ulët me -35 gradë celsius më 5 dhe 6 dhjetor. Por efektivisht gjermanët mundën t’i zmbrapsin sulmet sovjetike gjatëë këtyre ditëve me temperatura jashtëzakonisht të ulëta. Më 6 dhjetor, me një temperaturë rekord prej -38 gradësh, Armata e IX gjermane kundërsulmoi në Kalinin me mbështetjen e fuqishme të Panzergruppe 3 [Grupi Panzer 3, armatë e koracuar e përbërë nga korpuse të ndryshme] dhe e zmbrapsi sërish Armatën e XXXI sovjetike nga lumi Vollga. Në proces, Divizioni i 250-të Pushkatar sovjetik i shkatërrua krejtësisht dhe ju desh të tërhiqej. Midis 5 dhe 7 dhjetorit, Komanda e Lartë Gjermane referoi se sulmet e sovjetikëve përgjithësisht qenë zmbrapsur. “Dështuam në ditët e para”, pranoi Marshalli Zhukov, komandanti më i shquar sovjetik i Luftës së Dytë Botërore. Por më 8 dhjetor presioni i ulët që solli ngrica dhe reshje të mëdha mbuloi rajonin e Moskës. Zërat lidhur me ditarin e Komandës së Lartë Gjermane tregojnë se këtë kohë vazzhdoi të qëndrojë në zonë për disa ditë. Më 8 dhjetor, ditari i Komandës së Lartë Gjermane vërejti “Ndryshime të papritura klimaterike. Temperatura gjatë ditës prej +4 gradë celsius, rrugë të prishura”.

Është interesante të nënvizohet se qe në atë ditë që trupat sovjetike arritën fitoret e para. Po atë ditë, Feldmarshalli Fyodor von Bock, Komandant i Gruparmatës Qendër gjermane, referoi me dëshpërim se trupat e tij nuk mundën t’i rezistonin sulmit koncentrik sovjetik. Më 9 dhjetor, me temperatura midis -5 dhe 0 gradë celsius, von Bock i dërgoi një kërkesë urgjente Komandës së Lartë të Ushtrisë: “Gruparmata ka nevojë për më shumë njerëz!”. Në ditarin e tij, thellësisht i preokupuar, Generaleoberst Franz Halder shkroi: “Fola në telefon me Feldmarshallin von Bock: [Gjenerali] Guderian referon se kushtet e trupave të tij janë aq kritike, sa që nuk di sesi ta zmbrapsë armikun”. Nën shi dhe llohë, më 12 dhjetor Divizioni i XII Panzer gjerman u përzu nga Solnechogorsk, pasi ishte zmbrapsur prej 40 kilometrash nga fillimi i kundërofensivës sovjetike. Por atë ditë, një von Bock gjithnjë e më i dëshpëruar i telefonoi sërish Komandës së Lartë të Ushtrisë, duke i referuar se situata e Gruparmatës Qendër kishte “arritur një fazë tejet kritike”. Penetrimi jugperëndimor i frontiit të Armatës së II-të u thellua më tej nga Livnij në drejtimin e Orjolit.

Divizioni i 45 i Këmbësorisë u rrethua dhe pjesërisht u shkatërrua. “Situatë shumë e rëndë në Armatën e II”, vërejti Halder në ditarin e tij. Praktikisht, kthesa e Moskës është një ngjarje shumë e veçantë. Efektivisht, trupat gjermane, që kishin besuar se armiku ishte në pikën e kolapsit, qenë totalisht të papërgatitura psikologjikisht për një sulm kaq të furishëm nga ushtarët e motivuar e Ushtrisë së Kuqe. Filluan të tërhiqeshin dhe shpejt tërheqja u bë rrugë. Psikoza e masës i preku ushtarët e Vermahtit. Kjo e ushqeu më tej shpirtin luftarak të sovjetikëve. Në shumë vende, beteja u zhvillua me trupat e Ushtrisë së Kuqe, të dehura nga suksesi dhe të dëshiruara që të hakmerreshin, duke ndjekur formacionet e hallakatura të Vermahtit në arrati përgjatë rrugëve të këqija dhe më llohë. Qe rënia e moralit gjerman, asgjë më pak. “Frakturë e rëndë në besimin tek komandat në terren”, u vërejt nga gjermanët.

7.Diferencat e mëdha në humbjet e trupave midis dy palëve në frontin lindor

Në vite, imazhi lidhur me diferencat midis dz palëve në luftë gjatë Operacionit Barbarossa mbizotëroi si gjë e jashtëzakonshme. Nuk është e rrallë të shikohen totalisht të pabazuara mbi diferencën midis humbjeve sojvjetike dhe gjermane si 10 me 1 apo deri 20 me 1. Megjithatë, një studim më i vëmendshëm e zbulon këtë si mitin e radhëës, ka mundësi i bazuar mbi rrëfime gjermane të ngjyrosura nga paragjykime raciste. Një krahasim midis raporteve të humbjeve gjatë Operacionit Barbarossa dhe fushatës perëndimore gjermane në vitin 1940 tregon se në realitet gjermanët u shkaktuan humbje më të madhe armiqve perëndimorë karshi Ushtrisë së Kuqe, në raport me humbjet e tyre. Raporti midis viktimave totale qe 19 me 1 në favor të gjermanëve në fushatën perëndimore dhe 3.2 – 4.8 me 1 në favor të gjermanëve dhe aleatëve të tyre në Operacionin Barbarossa. Edhe pse robërit e luftës e kundërshtarëve të gjermanëve janë të llogaritur, raportet nuk janë akoma më të mira për gjermanët në frontin lindor: 2.3 me 1 në favor të gjermanëve në fushatën perëndimore dhe 1.9 – 2.4 me 1 në favor të gjermanëve e aleatëve të tyre në Operacionin Barbarossa.

8.Partizanët sovjetikë

Historia e partizanëve sovjetike është në pjesën më të madhe e errësuar nga rrëfime gjermane jashtëzakonisht të deformuara dhe nga glorifikimi i historiografisë zyrtare sovjetike. Në diskutimin e famshëm radifonik të 3 korrikut 1941, Josif Stalini i bëri thirrje popullsisë sovjetike të formojë njësi guerrilje në zonat e pushtuara nga armiku. Megjithatë, Stalini dhe lidershipi sovjetik i frikësoheshin një iniciative individuale jashtë kontrollit më shumë se çdo gjëje tjetër dhe në 15 muajt e parë të luftës “politika sovjetike e minimizoi dhe deri e shkurajoi iniciativën dhe pjesëmarrjen popullore”. Direktivat kombtërae për aktivitetin e partizanëve, të shpallura më 18 korrik 1941, udhëzojnë se partizanë duhet të jenë vetëm “pjesëmarrës në luftën civile dhe ata shokë që kanë demonstruar tashmë trimëri në batalionin e shkatërrimit [NKVD, Organizata për Sigurinë e Shtetit – njësi sabotimi], në milicinë popullore dhe punonjës të NKVD-së”. Praktikisht, detyra kryesore e caktuar nga lidershipi sovjetik partizanëve nuk ishte edhe aq të luftonin kundër pushtuesve, poor të realizonin detyrat politike e caktuara, domethënë të rivendosnin dhe mbështesnin autoritetin e qeverisë sovjetike në territoret e pushtuara. Në vitet e para, pjesa më e madhe e njerëzve të vrarë nga partizanët qenë civilë të akuzuar se ishin kundër sistemit sovjetik. Vetëm në vitin 1943 lëvizja partizane nisi të bëhej një forcë ushtarake mbi të cilën të mbështeteshe.

9.Një valë e panjohur përdhunimesh masive në frontin lindor

Autorët perëndimorë kanë pasur sukses në shpërndarjen publikut e valës së tmerrshme të përdhunimeve të kryera nga ushtarët sovjetikë në Gjermani e Poloni nga fundi i luftës. Për shembull, në librin e tij epik mbi betejën e Berlinit, historiani Antony Beevor e shqyrton përdhunimin e grave gjermane apo polake nga ana e ushtarëve sovjetikë me 28 faqe. Kur bëhet fjalë për përdhunim, perspektiva e viktimës natyrisht që dominon dhe, për pasojë, është absolutisht e justifikuar dhe e detyrueshme të shqyrtohen mizori të tilla. Ajo që e bën të gjithë ndodhinë edhe më tragjike është se përdhunimet gjermane e grave sovjetike e polake, ka mundësi në shkallë akoma edhe më të madhe e sigurisht më parë se këto përdhunime sovjetike, janë injoruar nga të gjithë historianët perëndimorë. Megjithëse ka mundësi miliona qytetarë sovjetikë, kryesisht gra e fëmijë, qenë viktima përdhunimesh, argumenti u anashkalua. Ekziston edhe një mit i përhapur, sipas të cilit hebrenjtë nuk u përdhunuan seksualisht nga gjermanët. Provat nga e gjithë Europa, përfshi territoret e pushtuara dhe kampet e përqëndrimit, demonstrojnë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë. Ligjet naziste

kundër seksit me një grua hebreje kishin të bënin vetëm me rastet e seksit konsensual. Pavaarësisht ligjeve dhe rregullave të tyre ushtarake e raciale, gjermanët e Vermahtit, SS-ëve, policisë, administratës civile dhe aleatëve të tyre kryen përdhunime masive, përfshi përdhunime në grup të përmasave të mëdha dhe rutinëë në territoret e pushtuara e Bashkimit Sovjetik e Polonisë. Viktimat qenë hebrenj përveç se të tjerë; gra e vajza, pse jo edhe burra e fëmijë dhe viktimat shkonin nga fëmijët tek pleqtë. Ka shembuj viktimash përdhunimi 90 vjeçare dhe vajzash 8 apo 9 vjeçare.

(Christer Bergström është autor i “Operacioni Barbarossa 1941: Hitleri kundër Stalinit”. Veprat e tij të mëparshme përfshijnë “Ardenet 1944-1945: Ofensiva dimërore e Hitlerit” dhe “Beteja e Anglisë: Një konflikt epik i rishikuar”)

Përgatiti ARMIN TIRANA

postbck postbck

Recent Posts

A ndihmon soda e bukës me problemet e diabetit /Disa këshilla se ku ta përdorni

  Soda e bukës mund të jetë një nga produktet që përdoret më së shumti…

2 hours ago

“Peshku i apokalipsit” rishfaqet në Kaliforni: shkencëtarët kërkojnë sekretet e specieve

  Një peshk remo është shfaqur në bregun e Grandview në Encinitas, Kaliforni. Është zbulimi…

2 hours ago

Zbulohen kulla kripe në tabanin e Detit të Vdekur

Zbulohen kulla kripe solide në tabanin e Detit të Vdekur. Të krijuara nga vetë natyra, nuk…

19 hours ago

Vendbanimi i pasardhësve të ilirëve në Pakistan…

Vendbanimi i pasardhësve të ilirëve, ushtarëve të Lekes madhe në Pakistan që flasin theksin Burrash,…

22 hours ago

Ditarët e panjohura të komandantit gjerman të forcave supreme: Hit’leri është i brengosur për gjendjen në Shqipëri, gjenerali Badoglio dha dorëheqjen prej humbjeve…

Ditarët e luftës të Komandës Supreme të Forcave të Armatosura Gjermane (Kriegstagebuch des Oberkommandos der…

23 hours ago

Gladiatorët ishin influencuesit e Romës së lashtë

Nga: Claire Turrell / The Daily Telegraph Përkthimi: Telegrafi.com Influencuesit [influencer] që lëvizin shkopin e…

23 hours ago