Bëhet fjalë për tekstin, autor i së cilit është historiani Rade Mihaljçiq, ku shkruhet se shqiptarët janë autokton në Ballkan, të cilëve serbët u kanë marr toka, traditat dhe kulturën.
Aleksandar Marinkoviq këshilltar në Institutin për Avancimin e Arsimit në Serbi, ka thënë se kritika për histori ka pasur edhe vitin e kaluar nga patriarku Irinej.
“Vitin e kaluar ka reaguar patriarku Irinej, duke kërkuar që të ndryshohen disa gjëra, në mesin e të cilave edhe ky tekst. Menjëherë pas kësaj, ne e kemi formuar një komision”, thotë Marinkoviq, transmeton lajmi.net.
Por, redaktori i librave shkollorë, Neobojsha Jovaniviq, ka një përgjigje shkencore lidhur me këtë çështje.
“Pa marr parasysh raportet tona me shqiptarë, ata janë një komb i veçantë, kanë kulturën e tyre, traditën dhe historinë. Dhe kjo nuk duhet të përfshihet në politika ditore të dikujt”, ka thënë redaktori i institutit Jovanoviq.
Me ardhjen e ditëve të freskëta, pijet e ngrohta bëhen zgjedhja e preferuar…
Një detaj i vogël në shishet e vajit mund ta bëjë më të…
Mjeku Amir Khan shpjegoi në një paraqitje televizive se një shenjë e mundshme…
Yndyra e lartë në gjak, e njohur si kolesterol dhe trigliceride të rritura,…
Chris Langan, i njohur për inteligjencën e jashtëzakonshme dhe teoritë e tij mbi…
Pirja e lëngut të panxharit para aktivitetit fizik mund të përmirësojë qëndrueshmërinë dhe…