<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Ushqimet që nuk duhet të ngrohen kurrë në mikrovalë

Disa prej këtyre ushqimeve ju ngrohni vazhdimisht në mikrovalë, por bëni kujdesë, kjo mund të jetë shumë e rrezikshme.

Këshilli Evropian i Informimit mbi Ushqimin, kohët e fundit ka zbuluar se disa ushqime mund të jenë të dëmshme për shëndetin, pasi ngrohen përsëri në mikrovalë.

Më poshtë po ju listojmë katër kategoritë e
ushqimeve të cilat nuk duhet t’i nxehni në mikrovalë, transmeton lajmi.net.

Spinaqi dhe perimet me gjethe jeshile.

Disa zarzavate me gjethe jeshile, përmbajnë
nivele të larta të nitrateve, të cilat mund të shndërrohen në nitrosamina
kancerogjene kur nxehen.

Për këtë arsye, të dhënat nga Këshilli i
Informimit mbi Ushqimin ku bazohet edhe AgroWeb.org për këtë artikull, janë
kundër ngrohjes në mikrovalë të spinaqit, lakrës jeshile dhe perimeve të tjera
të kësaj familje.

Një mundësi më e sigurt është t’i zieni ato me
avull ose t’i skuqni lehtë.

Mishi i pulës dhe i shpendëve të tjera.

Shumica e pulave rrezikojnë të kenë salmonelë,
prandaj duhet të gatuhen dhe të përgatiten me kujdes për të shmangur ndonjë
infektim të mundshëm.

Rreziku më i madh me ngrohjen e pulës në
mikrovalë është shpërndarja e pabarabartë e nxehtësisë, duke bërë që disa pjesë
të proteinave të prishen më shpejt, kjo mund të shkaktojë shqetësime në
stomakun tuaj.

Kërpudha

Këshilli i Informimit mbi Ushqimin shprehet se
proteinat në kërpudha shkatërrohen lehtësisht nga enzimat e jashtme dhe
mikroorganizmat, të cilat mund të shkaktojnë shqetësime në stomak nëse nuk
ruhen siç duhet.

Sidoqoftë, nëse i mbani kërpudhat tuaja në
frigorifer për 24 orë, AgroWeb.org ju tregon se mund t’i përgatisni ato në
temperaturën e rekomanduar prej 70 gradë celsius.

Patatet dhe perimet

Nëse i lini patatet e gatuara jashtë, në
temperaturë dhome, veçanërisht të mbështjella me letër alumini, mund të
shkaktoni rritjen dhe përhapjen me shpejtësi të baktereve dhe viruseve.

Ngrohja e ushqimit në mikrovalë nuk do t’i
vrasë ato dhe kjo mund të çojë në helmim nga ushqimi dhe shqetësime të
përgjithshme në stomak.

postbck postbck

Recent Posts

Pse skuqemi kur kemi turp? Metoda e cila largon skuqjen në fytyrë

    Kur ju keni thirrur një njeri me emrin e gabuar apo kur në…

2 hours ago

Fshati “më pranë qiellit” në botë, ku jetojnë rreth 100 banorë

    Në një lartësi prej rreth 4,587 metrash mbi nivelin e detit, në luginën…

3 hours ago

Çfarë i ndodhë trupit nëse hamë djath në mëngjes

    Kush nuk e do djathin? Shqiptarët e konsumojnë shumë. Një fetë djathi e…

3 hours ago

Mos i hidhni asnjëherë farat e shalqirit, kanë veti shëruese

    Nëse deri tani i keni hequr farat shalqirit përpara se ta hani keni…

9 hours ago

Si të dallosh një psikopat: Është si ndryshimi midis një maceje shtëpiake dhe një maceje të egër

    Lista klasike e kontrollit për psikopatinë u zhvillua në vitin 1980 nga Prof.…

9 hours ago

Simptomat që tregojnë se keni mungesë të vitaminës B9

    Lodhja e vazhdueshme, vështirësitë në përqendrim, dhimbjet e shpeshta të kokës dhe ndjenja…

10 hours ago