<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Vjen zbulimi i madh të “Trekëndëshi i Bermudeve”: Zbulohet anija 200 metra me ngarkesa të çuditshme

Hulumtuesit e “Trekëndëshit të Bermudëve” kanë bërë një “zbulim të madh” derisa po përpiqeshin të zbulojnë zhdukjen e pesë avionëve në fluturimin e 19, sipas një dokumentari.

Trekëndëshi i Bermudës është një rajon në Oqeanin Verior Atlantik, ku anijet, avionët dhe njerëzit thuhet se janë zhdukur në mënyrë misterioze. Një ndër këto mistere që lidhet me Trekëndëshin e Bermundëve është edhe fluturimi 19, i cili ishte zhdukur në brigjet e Floridas pak muaj pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Fluturimi 19, përbëhej prej pesë avionëve bombardues, “US TBM Avenger Torpedo”. Më 5 dhjetor 1945, skuadroni kishte ateruar nga Fort Lauderdale dhe do të bënte disa bombardime në një zonë që quhet “Hens and Chickens Shoals”.

Megjithatë, derisa avionët u kthyen nga veriu për në bazë, lideri i skuadronit, lejtnanti Charles Taylor filloi të kishte probleme me navigimin dhe ata fluturuan jashtë kursit.

Avioni besohet që hynë në Trekëndëshin e Bermudës – zona oqeanike që shtrihet nga Florida në Bermuda dhe Porto Riko.

Të 14 burrat në avion dhe 13 burra që u dërguan për t’i shpëtuar në dy fluturime shpëtimi, nuk u gjendën kurrë.

Përpjekjet për të gjetur “Fluturimin 19” filluan vitin e kaluar me një ekip të ri ekspertësh që u caktuan për të gjetur avionët e humbur.’

Hulumtimi i tyre është xhiruar derisa pritet që të transmetohet episodi i parë për sezonin e ri të dokumentarëve në History Channel US, me emrin “History’s Greatest Mysteries”, transmeton GazetaExpress,

Me narracion nga Laurence Fishburne, programi tregon se si hulumtuesit kanë udhëhequr për të zbuluar sekretet e “Fluturimit 19”.

Biologu i marinës dhe studiuesi i ujërave nëntokësore, Mike Barnette ka listuar ndihmën e një peshkatari të Floridës derisa ai ka gjurmuar për një mbetje të mundshme të avionit.

Megjithatë, kur zhytësit filluan të gjurmojnë në këtë hartë ata kuptuan se nuk kishin të bënin me një avion por me një anije gjigante të fundosur.

Laurence e paraqiti anijen e pazbuluar si një gjetje “sensacionale” dhe një “zbulim të madh” për skuadrën.

“Ne zbuluam një mbetje anije për afër 200 metra të gjatë dhe afër 24 metra e gjysmë të gjërë”, tha Barnetteë.

“Ne zbuluam se ajo bartke një ngarkesë shumë të çuditshme, ishte një material i bardhë, porsi argjilë”.

“Ne morëm një mostër të kësaj për të shikuar nëse mund ta identifikojmë ngarkesës, potencialisht ta identifikojmë edhe mbetjet e anijes”.

Mike shihet duke mbajtur një mostër të vogël të ngarkesës, e cila më vonë dërgohet ne laborator.

“Kjo është një mostër e ngarkesës, duket thjesht si një argjile e bardhë”, tha ai.

“Por, ka edhe shumë të tilla atje poshtë, jam kurioz të di çfarë janë”.

Barnette mori provat dhe pastaj zbuloi se bëhet fjalë për një anije të madhe të famshme mallrash që ishte zhdukur në Trekëndëshin e Bërmudas, 71 vite me parë.

Sandra ishte zhdukur pasi ishte larguar nga Savannah, Gjeorgjia, për Venezuelës në prill të vitit 1950 dhe nuk është parë kurrë më.

Është një anije e gjatë rreth 185 metra dhe kishte ekuipazh prej 12 burrave që besohet se janë thithur nga Trekëndëshi i Bermudës.

Afër 300 ton insekticid DDT ishin në bord si ngarkesë e anijes para se ajo të zhdukej.

“Kur ne analizuam ngarkesën ne zbuluan se ishte argjilë kaolin, e cila përdorët si insekticid apo pesticid, di dhe zbuluam gjurmë të DDT-së”, tha Barnette.

“Ne e dimë që kur Sandra u largua nga Savannah, nga Gjeorgjia ajo u nis për në veri të brigjeve të Floridas, do të kishte kaluar pikërisht këtu ku ne jemi zhytuir, ku edhe gjetëm mbetjet misterioze të saj”.

“Në të gjitha dimensionet, makineria përputhet saktësisht me teknikën që e kishte Sandra”.

“Ju mund t’i vendosni të gjitha provat bashkë, në mënyrë kumulative dhe pas një lodhje të madhe do të zbuloni se anija misterioze ishte në të vërtetë Sandra”.

Hetuesit shohin një anë të ndritshme për këtë zbulim të një anije të fundosur, i cili nuk i soli afër skuadrën për të zbuluar shumë për “Fluturimin 19”.

“Zbulimi ishte aksidental, por ne po përpiqemi që të gjejmë informacione për misteret e tjera të Trekëndëshit të Bermudëve dhe ndoshta zbulojmë edhe një tjetër”, shtoi ai.

“Kjo vetëm tregon se çfarë ndodh kur shkoni aty dhe filloni zbulimin, ju kurrë nuk e dini se në çfarë gjërat do të hasni”. /GazetaExpress/

postbck postbck

Recent Posts

Deklarohet edukatorja që rrahu dyvjeçarin në Tiranë: Po qante, nuk e durova dot

    Edukatorja e një kopsht privat, Brunilda Haxhiu është vënë në pranga nga Policia…

21 hours ago

Shumë njerëz hanë speca çdo ditë, pak e dinë se si ndikojnë në organizëm

Speci është një nga perimet më të gjithanshme. Është i domosdoshëm në sallata, në skarë…

21 hours ago

Këto janë dy zakonet që ndihmojnë të humbni peshë më lehtë

      Një studim i ri, i publikuar në revistën shkencore “International Journal of…

22 hours ago

I nxehti në Europë, ja truku i thjeshtë që po përdorin mijëra njerëz për t’u freskuar

    Përballë temperaturave rekord që kanë përfshirë Francën, shumë qytetarë po përdorin një metodë…

23 hours ago

Gjërat më të çuditshme që prishin Wi-Fi-n dhe si ta përmirësoni sinjalin!

    Bota moderne funksionon falë Wi-Fi-t, por ka disa pengesa të pazakonta që mund…

23 hours ago

Paralajmërimi i ekspertëve: Ja si noti në lumenj dhe liqene mund t’ju rrezikojë shëndetin

    Noti në lumenj dhe liqene po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet, por…

23 hours ago