<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Studiuesi kroat: Emrat e shkronjave sllave janë me prejardhje shqiptare

Studiues të shumtë janë marrë me alfabetin shqiptar të Elbasanit për të cilin kemi shkruar edhe ne më herët në Konica.al. Sipas studiuesit Hahn, ai dhe alfabeti grek kishin një prejardhje të njëjtë nga gjuha fenikase.

Në lidhje me këtë alfabet ka shkruar edhe profesori i Universitetit të Zagrebit në Kroaci, Leopold Gajtler, i cili në një nga korrespondencat e tij me Dh. Kamardën të vitit 1878, shkruan kështu në lidhje me alfabetin e gjetur nga Hahn:

Godina e Universitetit të Zagrebit
“Si studiues sllav unë besoj, sipas studimeve të mija të fundit, e edhe në vijim të atij të ndërmarrë në Maqedoninë e perëndimit, që kam zbuluar se alfabeti zanafillor dhe i lashtë sllav, i quajtur glakolik, ka rrjedhur nga alfabeti zanafillor dhe i lashtë shqip që Hahn i shquar ka zbuluar për së pari në Elbasan dhe e ka bërë të njohur. Madje jam i bindur se edhe emrat e shkronjave sllave të marra etimologjikisht janë me prejardhje shqiptare dhe se shpjegohen vetëm me gjuhën shqipe.”

Në një letër tjetër të po atij viti në të cilën falenderon Kamardën për kopjimin dhe përkthimin e fragmenteve të Hahnit, shkruante:

“Origjina e shkrimit glagolitik të gjuhës shqipe është një prej dukurive më të rëndësishme kulturore të Ballkanit”.

Dy letrat e mësipërme janë gjetur nga studiuesi italian Gaetano Petrotta dhe janë botuar në librin “Popolo, Lingua e Letteratura Albanese”, përkthyer në shqip në vitin 2008 nga shtëpia botuese “Almera”.

Studiuesi Gaetano Petrotta
Publikimi i këtyre letrave para publikut ngjalli një debat të fortë në Jugosllavinë e vitit 1932, vit në të cilin u bë botimi i parë i librit në italisht.

postbck postbck

Recent Posts

Fruti simbolik i vjeshtës, përfitimet që gështenjat i sjellin shëndetit! Nga zemra, tretja e kontrolli i peshës, çfarë duhet të dini

Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…

8 hours ago

Ora dimërore apo verore, cila është më e mirë për shëndetin?

    Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…

11 hours ago

Pse i keni duart dhe këmbët gjithmonë të ftohta? Shtatë shkaqet që nuk duhet t’i injoroni

  Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…

11 hours ago

Çfarë duhet të hani dhe pini para dhe pas vaksinës kundër gripit?

    Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…

12 hours ago

Cili çaj është më i shëndetshëm për zemrën dhe sa filxhanë duhet të pini në ditë?

    Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…

3 days ago

Disa metoda për të parandaluar ftohjen

    Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…

3 days ago