<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Si të hapni oreksin kur jeni sëmurë, mënyrat natyrale

Studiuesit e mjekësisë janë të mendimit se ikja e oreksit kur jemi sëmurë, është një nga mekanizmat e organizmit për të luftuar sëmundjen ose infeksionin. Ky proces riciklimi qelizor përdoret nga organizmi për t’u vetëpastruar. Sipas të dhënave, në mungesë të ushqyesve, qelizat detyrohen të rregullojnë vetë procesin e riciklimit duke shkaktuar edhe eliminimin e baktereve dhe viruseve. Megjithatë ushqimi është i domosdoshëm dhe duhet të ndihmojmë trupit të rifitojë oreksin dalëngadalë. Mungesa e gjatë e ushqimit është gjithsesi e dëmshme.

Kundërpërgjigja e Organizmit  Ndaj Mungesës Së Ushqimit
Mungesa e ushqimit shkakton stres dhe të qenit të stresuar nuk ndihmon në përmirësimin e shëndetit. Konsumoni sa më shumë supa të lehta me limon. Ka disa produkte që mund të përdorni të cilat i gjeni më poshtë.

Majdanozi
Kjo bimë përdoret me sukses kundër një sërë problemesh shëndetsore. Barishtja përmban sasi të mëdha antioksidantësh, vitaminash dhe vajrash esencialë që ndihmojnë në ruajtjen e një ekuilibri të shëndetshëm të kolesterolit dhe ulin kolesterolin e keq. Ajo është efikase në gjallërimin e dëshirës për ushqim, ndihmon tretjen dhe stomakun. Majdanozin mund ta shtoni në supa të ngrohta.

Farat e Koprës
Kopra si bimë është një nga produktet më të mira kundër mungesës së oreksit. Përtypja e farave ju rikthen oreksin dhe zbut fryrjet që vijnë si pasojë e problemeve në aparatin tretës. Farat e Koprës mund t’i gjeni në pikat e bimëve medicinale.

Xhenxhefili
Xhenxhefili është ideal për të rimëkëmbur dëshirën për ushqim. Konsumi i xhenxhefilit rrit sekrecionet gastrike dhe dëshirën për ushqim. Përdoreni xhenxhefilin në gatimet tuaja për të zgjidhur problemet me oreksin si edhe çaj. Për çajin në një gotë ujë duhet rreth 1 cm xhenxhefil i grirë ose në feta në një gotë ujë.

Nenexhiku
Nenexhiku njihet për vlerat terapeutike sidomos kundër problemeve me tretjen. Shkencëtarët kanë zbuluar që nenexhiku është përdorur në mjekësinë popullore për mbi 10,000 vjet. Sipas të dhënave, ai ndihmon në rikthimin e oreksit dhe ju mban të shëndetshëm dhe në formë. Pini çaj nenexhiku një herë në ditë për të zgjidhur problemin e mungesës së oreksit. Çaji i nenexhikut lehtëson kalimin e gazrave në organizëm, largon të vjellat, zgjidh problemet me diarenë dhe konstipacionin. Sugjerohet që nëse vuani nga këto simptoma ta pini çajin përpara se të shtriheni për të fjetur. Çaji i nenexhikut përgatitet njësoj si çajrat e tjerë bimorë.

Limoni
Limoni ka fuqinë të stimulojë gjendrat e shijes. Ai është i pasur me vitaminë C dhe ju ndihmon nga një sërë rreziqesh. Konsumi i limonit stimulon oreksin dhe parandalon rënien jo normale të peshës, si pasojë e mungesës së oreksit.

postbck postbck

Recent Posts

Çfarë ndodh me stërvitjen tuaj kur pini lëng panxhari?!

    Pirja e lëngut të panxharit para aktivitetit fizik mund të përmirësojë qëndrueshmërinë dhe…

6 hours ago

Harrojini kimikatet/ Me vetëm dy përbërës largoni njollat më ‘kokëforta’ nga vaska

    Një mënyrë e thjeshtë dhe natyrale për të pastruar vaskën po përdoret gjithnjë…

7 hours ago

Pse u rrinë këmbët e ftohta personave që vuajnë nga diabeti? Ja çfarë thotë shkenca

    Shumë persona që vuajnë nga diabeti ankohen se i kanë këmbët vazhdimisht të…

8 hours ago

Sytë e skuqur nuk duhen neglizhuar, kur duhet të konsultoheni me mjekun?

    Skuqja e syve është një problem i zakonshëm që mund të shfaqet për…

1 day ago

Keni dhimbje fyti? Ky çaj mund t’ju ndihmojë ta qetësoni

  Dhimbja e fytit është një shqetësim i shpeshtë, sidomos gjatë ditëve të ftohta dhe…

1 day ago

Ndryshimi që i ndodh trupit tuaj kur hiqni dorë nga duhani

    Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…

2 days ago