<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Raporti i CIA-s: Si u masakruan shqiptarët nga çetnikët serbë më 1943

Agjencia Qendrore e Inteligjencës amerikane CIA, ka bërë publike rreth 13 milionë faqe të dokumenteve që deri më tani kanë qenë të klasifikuara dhe paqasshme për publikun e gjerë. Në to flitet edhe për shqiptarët. Një pjesë e këtyre dokumenteve përfshijnë edhe të dhëna për shqiptarët dhe për gjendjen e tyre në ish-Jugosllavi, dokument ky që përmban 33 faqe, e që titullohet ‘Minoriteti shqiptar në Jugosllavi’, i datës 7 janar 1953.

Në këto dokumente analizohen shumë aspekte të jetës politike e deri te ajo kulturore e shqiptarëve në Kosovë. Në kapitullin për situatën politike dhe historike deri më 1944, CIA shkruan: “Autoritetet jugosllave shfrytëzuan injorancën e shqiptarëve dhe nën pretekstin se ishin turq për shkak të besimit të tyre islam, ua refuzuan atyre të drejtën për të folur gjuhën e tyre dhe tentuan të asgjësojnë traditat dhe ndjenjën e tyre patriotike dhe kombëtare”, transmeton gazetametro.net. Më tutje, raporti thotë se ‘serbët i kishin detyruar shqiptarët të braktisnin shtëpitë e tyre, për t’i mbushur po ato shtëpi me banorë serbë dhe malazezë’.

Dokumentet sekrete në të cilat kishin qasje vetëm zyrtarët amerikanë, raportonin mes tjerash edhe për masakrat që kryenin nga çetnikët serbë dhe malazezë. “Në dimrin e vitit 1943 pati masakra të mëdha ndaj shqiptarëve në Rozhajë. 500 persona ishin vrarë me thika dhe armë të rënda nga çetnikët dhe më pas partizanët”, thuhet në raport. Më tej inteligjenca amerikane shkruan edhe për disponimin politik të shqiptarëve për t’u bashkuar me Shqipërinë, në një kohë kur ajo ishte nën sundimin e Enver Hoxhës. “Grupet komuniste brenda kosovarëve të cilët dëshirojnë të bashkohen me Shqipërinë e Enver Hoxhës nuk janë më të mëdha se 5 përqind. Ata që dëshirojnë të kthehen nën sundimin e Karagjorgjevicit në Jugosllavi dhe kthimit në pushtet të Zogut në Shqipëri, sillen nga 10 në 15 për qind”, shkruan më tej inteligjenca amerikane.

postbck postbck

Recent Posts

Nëse ky moment i pabesueshëm nuk do të ishte filmuar, askush nuk do ta besonte!

  Një burrë 66-vjeçar sapo ishte pensionuar dhe, në vend që të shijonte një jetë…

14 hours ago

Në çfarë moshe mund të lihet fëmija vetëm në shtëpi? Policia sqaron prindërit

    Aekziston një moshë e caktuar kur prindërit mund t’i lënë fëmijët vetëm në…

15 hours ago

Mjeku çudit botën: Mos i hidhni gjethet e lakrës, përdorini në këtë mënyrë dhe shëroni këto sëmundje

    Lakra është një nga perimet më të lashta që është rritur në tokë.Kjo…

16 hours ago

Nëse nuk e keni ditur, kjo është historia e vërtetë e këngës së Hajredin Pashës!

  Në Dibër, historia nuk është shkruar vetëm në libra – është ruajtur në këngë.…

17 hours ago

A duhet ta hani shtresën e bardhë të një portokalli?

    Kur hanë një portokall, shumë njerëz heqin shtresën e bardhë nën lëkurë, të…

17 hours ago

Studimi i ri: Vaksina e personalizuar kundër kancerit ul me 42 për qind rrezikun e rikthimit të melanomës

    Një vaksinë e personalizuar kundër kancerit, e administruar së bashku me një ilaç…

18 hours ago