Krahina e Zagories njihet shumë pak, edhe pse roli i saj ka qenë gjithmonë strategjik. Krahina e Zagorisë është një ndër krahinat më malore, por dhe ndër më të bukurat në rrethin e Gjirokastrës dhe rajonit Jugor.
Ka një popullsi kryesisht autoktone dhe me rrënjë nga lashtësia. Gjatë kohëve moderne dhe viteve të emigrimit masiv, në Zagori u vendosen disa dhjetëra familje vllehe. Në ditët e sotme të ardhurit në këtë krahinë janë përshtatur dhe nuk bëjnë dallim nga vendasit autoktone.
Gjatë periudhës otomane Zagoria përfshihej në rrethin e Tepelenës ose siç quhej atëherë kazanë e Tepelenës. Më pas rreth viteve 1918 u përfshi në rrethin e Përmetit, ndërsa qysh prej vitit 1923 e deri në ditët e sotme Zagoria është pjesë e rrethit Gjirokastër.
Përfshirja në rrethin e Gjirokastrës ishte zgjedhja më e mirë për shkak të qasjeve të shumta të zagoritëve me banorët e Gjirokastrës.
Zagoria shquhet në rrafsh kombëtar për nivelin e lartë intelektual të popullsisë. Qysh prej periudhës së Zogut përqindja e Intelektualeve zagoritë në nivel vendi ka qenë ndër më të lartat.
Zagoria përbëhet nga 10 fshatra. Përkatësisht: Sheper, Nivan, Nderan, Topove, Koncke, Hoshteve, Lliar, Vithuq, Doshnice dhe Zhej.
Deri vitet e fundit fshati më i madh i Zagorisë ka qenë Sheperi me një rekord prej 600 shtëpish, thuhet në një dokument të vjetër turk.
Qendra e Komunës ndodhet në Nivan, rreth 45 km, larg nga Gjirokastra. Me ndarjen e re administrative ajo bën pjesë në Bashkinë e Libohovës…
Para historia e saj daton qysh në shekullin e X, ku popullsia e saj ishte autoktone dhe në vitin 1431-1432, ka pasur 188 familje me 1600 banorë.
Sipas regjistrit të vitit 1583 numri i banorëve mësohet të ketë arritur deri në 3300 banorë dhe fshati më i madh rezulton të ketë qenë Sheperi me 600 shtëpi.
Rritja e popullsisë në krahinë ka ardhur si rrjedhojë e migrimeve të shumta nga krahinat e Labërisë, Kolonjës, apo zona të tjera që ruajtën fenë kristiane nga persekucionet e invadorëve të ndryshëm.
Deri në gjysmën e shek XIX popullsia arriti në 4300 banorë. Mungesa e tokës për prodhim bujqësor, vështirësitë e jetesës dhe ato natyrore, etj., kanë qenë arsyet pse banorët e kësaj zone emigruan në Stamboll, Greqi, Francë, Misir dhe në fillim të shek. XX në Amerikë dhe Kanada, pa llogaritur këtu lëvizjet e ndryshme migratore.
Pra në shekujt e XVIII-XX, rreth 75- 80% e fuqisë punëtore zagorite jetuan dhe punuan në emigracion. Lugina e Zagorisë përshkohet nga një gjatësi prej27 km, kurse pellgu ujëmbledhës i saj është rreth 171 km2. .
Zagoria është vendosur në lartësinë rreth 750 m, mbi nivelin e detit dhe bukuritë e saj natyrore shpalosen në gjithë fshatrat e saj duke kulmuar kështu tek ujëvara impresionuse “Rrema e Doshnicës”, me një lartësi rreth 20 m.
Rruga automobilistike që lidh Zagorien me Gjirokastrën u përurua në vitin 1961, telefonizimi i saj u krye më 1967 dhe në vitin 1969 përfundoi elektrifikimi i gjithë fshatrave të krahinës.
Po ashtu u ndërtuan vepra të domosdoshme social-kulturore në shërbim të arsimit, kulturës, shëndetësisë dhe jetës shoqërore në të.
Ekspertët shpjegojnë pse parandalimi kërkon më shumë se një këshill të thjeshtë “Pini…
Një ide mjaft e pazakontë vjen nga Holanda, ku një prodhues akulloresh ka krijuar…
Meqë sezoni i dimrit është afër, prekja nga ftohjet tek njerëzit ndodh çdoherë e…
Gjidhënia nuk është vetëm burim ushqimi, por edhe mbrojtje për fëmijën dhe nënën.…
Para se ora me alarm të bëhej pjesë e jetës së përditshme, njerëzit kishin…
Rezolutat e Lidhjes së Prizrenit 1878, “Kararname-ja” Më 10 qershor 1878, delegatë nga e gjithë…