<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Çaji i hudhrës – Koncentrati natyral për zemrën dhe mushkëritë

Hudhra ka një vend të pazëvëndësueshëm në kuzhinën shqiptare. Ajo përdoret gjërësisht në salca, supa dhe gatime të tjera.

Hudhra ka fituar një vëmendje të madhe në përdorimet kundër infeksioneve, kolesterolit, tensionit të gjakut dhe mbrojtjes së përgjithshme që i ofron organizmit.

Gjithsesi, hudhra i ofron këto përfitime kur konsumohet pa e tepruar. Çaji i hudhrës është një instrument ideal për të marrë prej saj përfitimet maksimale.

Hudhra për pastrimin e organizmit

Ekspertët tregojnë se hudhra është përdorur prej shekujsh për të disinfektuar plagët, apo edhe për të trajtuar sëmundjet e mushkërive, sidomos në rastet kur shfrytëzohet avulli i çajit të saj.

Çaji i hudhrës dhe ekstraktet vajore parandalojnë zhvillimin e shumë baktereve, viruseve dhe mykut, apo baktereve si E. Coli, stafilokoku dhe streptokoku.

Efikasiteti i hudhrës vjen si pasojë e alicinës, një element që çlirohet kur hudhra shtypet, pritet ose kafshohet sapo qërohet.

Shëndeti i zemrës dhe tensioni i gjakut

Çaji i hudhrës mbron shëndetin e zemrës dhe lehtëson funksionimin e saj.

Një studim i fundit zbuloi se meshkujt që morrën pjesë në studim dhe që vuanin nga kolesteroli, arritën të ulnin nivelet e tij me 6-7 përqind, falë ekstraktit të hudhrës.https://ads.digitalbee.al/www/delivery/afr.php?zoneid=224&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE

Ekstrakti në fjalë ulte tensionin e gjakut me 5.5 përqind. Pirja e çajit të hudhrës mendohet të ketë të njëjtin ndikim.

Mos e teproni me hudhrën

Hudhra përmban antioksidantë të fuqishëm përfshirë alicinën, një përbërës të cilit i atribuohen shumica e vlerave të hudhrës.

Sipas të dhënave, të cilave u referohet AgroWeb.org, hudhra mund të përdoret kundër disa problemeve shëndetësore siç janë infeksionet dhe hepatiti, por nëse përdoret pa kriter, disa përbërës të saj mund të shkaktojnë dëme në mëlçi dhe veshka

Si të përgatisni çajin e hudhrës

Disa lloje të çajit të hudhrës kanë si elementë përbërës mjaltin dhe limonin.

Përgatitja e çajit të hudhrës kërkon tre thelbinj hudhër të qëruar dhe të copëtuar për të çliruar alicinën.

Zieni një filxhan me ujë dhe më pas hiqeni nga zjarri. Shtoni thelbinjtë e hudhrës dhe lërini të qëndrojnë për pak minuta. Nëse preferoni shtoni lëngun e limonit dhe mjaltin.

Alicina çaktivizohet gjatë gatimit, por nëse hudhrën e copëtoni dhe e lejoni të qëndrojë për 10 minuta përpara ekspozimit në temperatura të larta, alicina do të qëndrojë e paprekur

postbck postbck

Recent Posts

Pse bien më shumë flokë gjatë vjeshtës? Kur është normale dhe kur duhet të shqetësohemi

    Me ardhjen e vjeshtës, shumë njerëz vërejnë më shumë flokë në krehër, në…

5 hours ago

Mus’hafi rrethor osman, Kurani i detarëve, libri i shenjtë që lundronte pranë zemrës së marinarëve

Nga Albert Vataj Mushafi rrethor osman, i njohur si Kurani i detarëve, është një prej…

5 hours ago

Mos hani kurrë Hudhër nëse vuani nga këto 5 sëmundje

  Nëse ju pëlqen hudhra dhe e hani në të gjitha format e saj, të…

6 hours ago

Vrasjet politike që tronditën Evropën dhe lidheshin me shqiptarët

Nga Parisi në Pragë e Vjenë, atentatet ndaj figurave politike shqiptare dhe përpjekjet për eliminimin…

6 hours ago

Sipas stinës, këto ushqime pastrojnë enët e gjakut

    Enët e gjakut luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizëm. Ato transportojnë…

6 hours ago

Soda e bukës, sekreti që kuron artritin njëherë e përgjithmonë, ja si ta përdorni(VIDEO)

    Konsumimi i një solucioni me sodë buke mund të lehtësojë artritin, sugjeron një…

6 hours ago