<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Skënderbeu e mposhte armikun për së pari psikologjikisht, pastaj me trimëri

Eshtë llogaritur që fuqia e Skënderbeut ishte rreth 15.000 deri 30.000 luftëtarë, nga shumë burime të asaj kohe mendohej se ushtria turke që mësymte në trojet tona arrinte edhe në 150.000 deri 400.000 ushtarë, çka do të thotë që cdo ushtari shqiptar i korespondonin 10 ose më shumë ushtarë turq.

Kur e mendon kështu, në plan të parë, sidomos duke mos njohur psikologjinë dhe filozofinë e Skënderbeut në luftë, të duket si dicka mbinjerëzore, e pamundur.

Por jo, shpjegimi gjehet tek fuqia e pa’anë mendore e Skënderbeut, tek bindja tek ajo që ai e quante Lufta e drejtë.

Të cilin ai jo vetëm e pati zbatuar përgjatë gjithë karrierës së tij luftarake por edhe dint eta përkufizonte qartë dhe bukur. Në dorëshkrimet e Marin Barletit dhe historianit slovak, Gabriel Kolinoviç, mbi Gjergj Kastriotin, zbardhet ligjërimi me vetë gojën e Skënderbeut, i cili thotë: Unë nuk flas me njerëz që I mohojnë luftrat e drejta. Eshtë turp të pranoni ndonjë fat, që s’është në dorën dhe në shpatën tuaj, sepse edhe perënditë ndodhen zakonisht atje ku është e drejta…, ne luftojmë me të drejtë për të sprapsur dhunën e për të jetuar në paqe… AI (armiku) svjen kundër nesh I shtyrë nga urrejtja e drejtë e luftës, as si një armik I vërtetë….., respekto para së gjithash drejtësinë.. ata nuk e mohojnë këtë luftë (fqinjët)… E kush tjetër veçse I urryeri nga perënditë dhe nga njerëzit mund të mohonte një luftë kaq të drejtë.. “

Vërtetësinë e pikpamjeve të Skënderbeut e rishpall qartë edhe “minstri i tij i financave”, njëkohësisht dhe historian, Dhimitër Frëngu i cili ka transmetuar këto gjykime të prijësit kombëtar Gjergj Kastriot Skendebeu “ fitoret svaren prej numurit të njerëzve por,… prej të paturit të së drejtës nga ana e vet…., meqë kemi të drejtën nga ana jonë, ne, duke luftuar.., ska dyshim që skemi përse të mos shpresojmë se fitorja do të jetë nga ana jonë.. “ fitorja ka për të qënë nga ana e së drejtës.

Si nga Marin Barleti, Frëngu, Kolinoviç etj, kuptohet dhe perceptohet fuqia e mëndjes tek Skënderbeu, atdhedashuria e tij sublime, autosugjestioni ndaj trimërisë dhe luftës së drejtë ndaj dhe rrjedhimisht fitorja e tij mbi sulmet e ushtrisë turke. Përcmimi I Skënderbeut ndaj ushtrive pushtuese përbën dhe superioritetin dhe madhështinë e tij, ku bazohej trimëria dhe shëmbulli që ju jepte ushtarve të tij.

Armiqtë nuk janë aq të fortë sa e kanë namin, shkruante Barleti, ne do të kemi mundësi ti shpartallojmë sikur të ishte një tufë dhensh. Mos u trëmbni nga poterja e tyre, nga ulërimat e tyre, duhet parë më shumë cilësia, trimëria se sa numri i madh.

Të rrethuarve të Skënderbeut me gjylet e topave nuk u bënin më asnjë përshtypje.. “ Mos kujtoni se turqit janë të pathyeshëm, ata mund të thyhen fare mirë prej jush, si I keni thyer sa e sa herë.. prandaj sulmet e kota dhe boshe të barbarit ti prisni me plot zemëre ngazëllim, të talleni me të, sepse ai veç po i bie me kokë murit..” Një dëshmitarë i huaj (I dokumetuar nga kronikanët e kohës) i cili pat parë me sytë e tij Skënderbeun në luftë tregonte se … gjatë shumë sulmeve, Gjergji tallej me armikun..

Skënderbeu e mposhte armikun për së pari psikologjikisht, pastaj me trimëri dhe me armë, këtu qëndron dhe sekreti i betejave dhe fitoreve të tij, që atë shekull të XV e quajtën Moti i madh i Arbrit.

postbck postbck

Recent Posts

ShBA-ja ndryshon rregullat për marrjen e “Green Card”

  Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka njoftuar një ndryshim të madh në politikat…

21 hours ago

“Duan gjithmonë fjalën e fundit”/ Studimi që ndez debatin mes çifteve: Ky është “defekti” që burrat nuk e durojnë dot tek gratë

  Një sondazh i realizuar nga Opinion Way ka nxjerrë në pah një nga “defektet”…

23 hours ago

Si të mbroheni nga Hantavirusi – virusi që përhapet nga minjtë

  Hantavirusi është një virus i rrezikshëm që transmetohet kryesisht nga brejtësit, sidomos minjtë. Njerëzit…

23 hours ago

ShBA publikon dosje të reja që lidhen me UFO

  Pentagon i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar 64 dosje të reja që…

24 hours ago

Pse zgjoheni vazhdimisht në orën 3:00 të mëngjesit

  Zgjimi gjatë natës, veçanërisht rreth orës 3:00 të mëngjesit, është një përvojë e zakonshme…

5 days ago

10 njerëzit më të pasur në botë për vitin 2026

  "Forbes" ka renditur miliarderët e botës që nga viti 1987. Në mars të vitit…

5 days ago