<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Kush e la pa “kurorëzuar martesën” e Skënderbeut..?

Ndonëse  brenda dhjetëditëshit të parë të prillit, për  “martesën” simbolike  të Skënderbeut  dhe Donikës së tij në Kaninë të Vlorës, është folur e shkruar    sa nuk përmbajnë as veprat e posaçme skënderbejane të cilat, përgjithësisht nuk qëndrojnë gjatë e as pohojnë njëlloj, për këtë ngjarje biografike të heroit tonë.

Në këto të folura, të shkruara dhe të përfolura, ka edhe autorë të cilët jo të gjithë janë njëlloj larg dhe afër të vërtetës. Madje, sidomos kur bëhet fjalë për investime shtetërore, për abuzime deri në disa milionë.

Por unë s’dua të flas për këtë pjesë të kësaj veprimtarie, për shkakun e thjeshtë se nuk e njoh. Në të vërtetë do dëshiroja ta besoj kryetarin e ishkomunës së Kaninës i cili, deklaroi se i gjithë festimi ishte vepër e bizneseve-banorë të  Kaninës. Në është vërtet kështu, bravo u qoftë!

Madje, përtej kësaj, unë mendoj se veprimtari të tilla, paçka mangësive dhe vshtirësive, jo në çdo rast janë një “budallallëk” siç shkruante dikush nga kritikët e ksaj veprimtarie. Dhe për këtë shkak, deputetin  Fate Velaj, do ta uroja për nismën, ndërmarrjen dhe realizimin e saj, pavarësisht  vërejtjeve.         Ngjarje të tilla, të futura në kalendarët e veprimtarive atdhetare të shoqatave dhe  pushtetit vendor, na bëjnë mirë sidomos në këtë kohë të “bjerrjes së atdhetarizmës”.Kësisoj do nxisja secilin deputet ose intelektual, të gjente  ngjarje  apo figura historike përbashkuese të merituara që na e rritin krenarinë kombëtare dhe meritojnë të publikohen e përcillen brezave.

Por me këto rreshta, tjetërkund e kam fjalën. Madje, jo tek ajo që u bë, por tek ajo që mbeti pa u bërë siç u planifikua,për të cilën u angazhuan dhe u investuan dhjetëra njerëz “dasmorë” të afërt e të largët, ardhur në Ardenicë  nga Tirana dhe Fieri, nga Lushnja, Rroskoveci e Patosi,  nga Semani e Divjaka, nga gjithë Myzeqeja, madje edhe me gra e fëmijë…

Të gjithë këta ardhës, u errën këtë ditë, e diel-22 prill, me sytë nga porta e madhe e manastirit… Ç’kishte ndodhur?

Rreth një javë para këtij festimi në Kaninë, kryetarin e Shoqatës “Myzeqeja” e njoftoi Ministria e Kulturës se po organizohet “martesa” e Skënderbeut në Kaninë, nën përkujdesjen e deputetit vlonjat, F.Velaj.

Ministria sugjeronte koordinimin e veprimtarive kulturore mes “dasmës” simbolike në Kaninë dhe “kurorëzimit” të kësaj martese në Ardenicë.

Kjo, edhe për arësyen e njohur se Shoqata A.K.”Myzeqeja” që prej 12 vjetësh në të shtunën e fundit të prillit të çdo viti, organizon festimin e kurorëzimit  të Sknderbeut me princeshën Donika në këtë manastir (26 prill, 1451),  festim të cilin e kemi bërë edhe me  sponsorizim të Ministrisë së Kulturës.

Për këtë qëllim u dakortësuam me koordinatorin e “dasmës” në Kaninë duke saktësuar që sapo të përfundonte  ceremonia në Kaninë, “krushqit” dhe “çifti” do niseshin ta kurorëzonin martesën e tyre, pikërisht atje ku e bënë në martesën e parë, më 26 prill, 1451; në manastirin e Ardenicës.

Kureshtja dhe interesi shtohej  pasi bashkë me “dasmorët” vlonjatë, udhëtonin edhe mbi 50 “dasmorë” arbëreshë, të ardhur enkas për këto dy  ngjarje të përkujtuara në vitin e heroit tonë kombëtar.

“Dasmorët” myzeqarë të  Ardenicës u ngjitën tufë-tufë dhe nuk u lodhën së prituri deri në mugun e kësaj dite…Mirëpo…?

Telefonatave tona nga Ardenica nuk po i përgjigjej më as deputeti Velaj,as sekretarët (?!) e tij, nga të cilët, nuk merrej vesh as nisja, as vendi ku gjendeshin “krushqit” në udhëtimin drejt Ardenicës.  Ardhësve në  Ardenicë zuri t’u shterohej durimi, ndonse prifti i manastirit Papa Dhimitri dhe të zotët e shtëpisë këtu, i siguronin se “pikërisht vet deputeti Velaj, erdhi këtu para pak ditësh  dhe na kërkoi të bëheshim gati, të përgatisnim mjedisin, hyrjen dhe kishën që të nderoheshim para  çiftit princëror Skënderbe-Donika e dhjetra dasmorëve  që  do kurorëzonin këtu martesën e bërë në  Kaninë…”

Gjithësesi, dita po sosej dhe në portën  e lashtë të manastirit nuk po dukej as nuse e dhndër, as krushq…”Dasmorëve” këtu u mbetën ndër duar, kurorat e thurura me degë e gjethe ulliri… Telefonatat e përsëritura, s’kishin më përgjigje…!

Të vetmit ardhës, nëse…?, ishte një grup i vogël i Shoqatës “Foleja kombëtare e shqiptarëve” e kryesuar nga veprimtarja e njohur  zonja Elida Jorgoni e cila, na njoftoi trishtueshëm se dasmorët arbëreshë dhe vlonjatë me koordinatorin-deputet, ikën për në Tiranë, pa begenisur të  kthenin 300-400 metra më tej, drejt Ardenicës.

Kësisoj nuk sajdisën as veprimtarinë atdhetare që vet e planifikuan, as ardhësit e shumtë që i pritën për disa orë  këtu, në këtë ballkon të bukur të Myzeqesë të cilën, e shpërfillën pa asnjë shkak të njohur. Për pasojë, edhe festimi  apo “dasma” në Kaninë, nuk mund të quhet e plotë, sidomos për vëllezërit tanë arbëreshë që udhëtuan qindra kilometra.

Sidoqoftë, “dasmorët” myzeqarë, kanë përvojën e më shumë se një dekade, që festojnë këtu, tek ngjiten e zbresin në këtë tempull arkitekturor të Ardenicës, edhe kur në Kaninë e gjetkë, ende s’e kishin kujtuar e festuar  martesën dhe kurorëzimin e kësaj ngjarjeje me rrezatim kombëtar  për  heroin tonë. Shoqata A.K. “Myzeqeja” ka mbi 12 vjet që  i njeh myzeqarët dhe jo vetëm ata, me këtë  fragment të historisë së “Motmotit të madh”,  me lavdinë e Arbërisë skenderbejane. Dhe e  shtron “Sofrën e Ardenicës” në  festimin e përvitshëm  të çdo fundprilli, për cilindo që do ta njoh historinë bashkë me bukuritë pranverore që ofron ky ballkon i mrekullueshm i Myzeqesë,  kjo  “Qershia mbi tortë” siç e thotë njera nga këngët kushtuar kurorzimit të  Sknderbeut këtu, kënduar  bukur nga çifti Pamela-Kashari e cila, na kujton se pavarësisht merakut  dhe shpërfilljes së  “lavdidashësve”, Ardenica, me historinë e saj të lashtë  dhe të re, është këtu dhe fton këdo:

“…Hapur portat pret dasmorët/ Skënderbeun me kalë të bardhë;

       Me Donikën, luleborë/  Mes dasmorëve myzeqarë…”

postbck postbck

Recent Posts

Trajtimi me 2 përbërës për reuamtizmën: Përbërjen lejeni të qëndrojë në një…

    Dhimbjet reumatike janë shumë të forta dhe thuajse nuk qetësohen dot pa medikamente.…

13 minutes ago

Pse kanceri primar i zemrës është kaq i rrallë?

Tumoret që nisin brenda zemrës janë shumë të rralla. Tumoret primare të zemrës janë jashtëzakonisht…

28 minutes ago

Çfarë tha Gjergj Fishta për Hasan Rizah Pashën?!

Hasan Riza Pasha do të kujtohet si atdhetari më i mirë për shpëtimin tonë nga…

35 minutes ago

Rrushi i thatë është i shkëlqyeshëm për diabetikët dhe mund të ulë nivelin e sheqerit në gjak me 23 për qind

  Nëse keni diabet, duhet të shmangni të gjithë sheqerin, apo jo? Në fakt, ju…

58 minutes ago

10 elemente dalluese të arkitekturës islame

    Arkitektura islame është një stil arkitektonik i lidhur me fenë islame. Ajo ka…

2 hours ago