<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Kronisti turk në vitin 1375: Dhunime, plaçkitje e rrëmbime në Arbëri

Bejlerbeu i Rumelisë, Timurta beu, ndërmori fushata të egra në tokat arbërore duke pushtuar të gjitha kështjellat me radhë. Sipas fjalëve të kronistit, komandanti i sulltan Muratit u kthye në kryeqytet me një pasuri të pafund që kishte rrëmbyer në Arbëri

Plaçkitje, dhunime e rrëmbime, kështu përshkruhen mësymjet e para turke drejt Arbërisë nga pena e kronistit turk, Saidin.

Studiuesi shqiptar nga Italia, Etnor Canaj, ka sjell një pasazh interesant nga kronisti turk që ofron një tablo realiste të fushatave turke drejt Arbërisë dhe viseve të tjera të Ballkanit. Në kontekstin e vitit 1375, bejlerbeu i Rumelisë, Timurta beu ndërmori fushata të egra në tokat arbërore, duke pushtuar të gjitha kështjellat me radhë.

Sipas fjalëve të kronistit, komandanti i sulltan Muratit u kthye në kryeqytet me një pasuri të pafund që kishte rrëmbyer në Arbëri.

Me lejen e autorit, portali Konica.al sjell përkthimin e kësaj kronike që hedh dritë mbi Arbërinë e kohës:

“Kur çështjet e mbretit në Azi ishin paqësore dhe të qeta, në përputhje me dëshirën e tij, në vitin 785 (1375) kaloi në Greqi me shpirtin për të luftuar dhe nënshtruar vende, dhe u ndal në rezidencën e tij mbretërore në Andrianopol, ku pasi u këshillua me vezirët dhe guvernatorët e shtetit, urdhëroi kryerjen e plaçkitjeve në Arbëri dhe Bosnjë: për këtë emëroi si gjeneral Timurta beun, të cilin e dërgoi drejt këtyre vendeve, jo vetëm që ushtarët të pasuroheshin e të fuqizoheshin me prenë dhe plaçkën e këtyre vendeve, por edhe që të pafetë të ktheheshin në varfanjakë. Për këtë qëllim, Timurta beu, së pari shkoi në Arbëri dhe theu disa kështjella që ndodheshin përskaj rrugës së tij: dhe më pas dërgoi ushtarë të sulmonin dhe plaçkitnin vendin. Aty kapeshin prej ushtarëve vasha dhe djem të rinj arbërorë me një bukuri të pashoqe…secili ushtar mori nga një rob me shumë plaçkë dhe plotësoi qëllimin dhe dëshirën e vet: Timurtas beu, duke kërkuar një të pestën e plaçkës u kthye me ushtrinë me pre dhe pasuri të pafund në pallatin mbretëror”. /MekuliPress.com/

postbck postbck

Recent Posts

Katër ushqimet “vrasëse” për veshkat që i konsumoni çdo ditë

Veshkat tona bëjnë një punë të jashtëzakonshme duke filtruar gjakun dhe larguar toksinat, por shpesh…

2 hours ago

A është më e shëndetshme të hahet molla me lëvore? Ekspertët japin përgjigjen

    Ekspertët e ushqimit rekomandojnë që molla të konsumohet me lëvore, pasi pikërisht aty…

2 hours ago

Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet

    Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në botë dhe për shumë…

1 day ago

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet

    Një kërkim i shpejtë në rrjetet sociale mjafton për të parë se uthulla e…

1 day ago

Simptomat dhe shenjat e kancerit të gjirit

    Sa më herët të trajtohet kanceri i gjirit, aq më të mëdha janë…

1 day ago