Diskutimi për fillesat e nacionalizmit shqiptar po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e studiuesve të shkencave humane.
Pashallëku i Janinës që mori thuajse formën e një shteti të pavarur, reformat e Tanzimatit dhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit citohen shpesh si momente vendimtare kur u shfaq nacionalizmi modern shqiptar, shkruan Konica.al.
Hulumtimet e thelluara mund të përmbysin shpejt këtë skemë. Shkëndija të proto-nacionalizmit shqiptar shpërthyen edhe në mjediset kishtare në jug.
Pikërisht në mjediset e igumenëve ku kishte përpjekje për të barazuar mësimin e shqipes me herezi, u bënë përpjekjet e para për shkrimin e shqipes.
Fjala bjen, murgu i Voskopojës Nektar Tërpo qysh më 1731 shkroi një mbishkrim në vllahisht, greqisht, shqip dhe latinisht.
Ky gjendet në manastirin e Ardenicës në Fier.
Fjalia shqipe e shkruar me alfabet grek është si vijon:
Është e panevojshme të thuhet se gjatë tërë kësaj periudhe, nuk ekziston as edhe një përpjekje e vetme e mileut intelektual në Perandorinë Osmane për të ndërmarrë një nismë të tillë (me përjashtim të rilindasve si vëllezërit Frashëri, Hasan Tahsini, etj)
Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…
Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…
Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…
Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…
Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…