<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Shkodra, qyteti i famshëm nga Stambolli deri në Londër

Qyteti i lashtë i Shkodrës, jo rastësisht e gëzon emrin e madh që ka. Jehona vjen nga shekujt, që nga koha e Agronit e Teutës e deri te Rrethimi i famshëm i Shkodrës, kur qyteti u bëri ballë osmanëve edhe për 15 vjet mbas vdekjes së Gjergj Kastriotit – qëndresë që i dha edhe më shumë emër e lavdi kësaj qendre të lashtë.

Shkodra njihet më shumë me emrin italian Scutari dhe janë së paku, tetë qytete në botë që kanë rrugë me emrin e qyteit të njohur shqiptar:

Një nga rrugët kryesore në Venecie, dikur e njohur si Venedik – quhet Via Scutari. Emri i kësaj udhe të vjetër e mjaft të vizituar nga turistët, domethënë “Rruga e Shkodrës”. Është dëshmi e lidhjeve të hershme, që qyteti shqiptar ka pasur me Republikën e Venedikut.

Në Stamboll, një lagje e tërë mban emrin Uskudar, që është variant osman i emrit Scutari.

Edhe ky vend është emërtuar për nder të famës së Shkodrës, siç shënojnë kronikanët e kohës. Një tjetër provë që përforcon këtë lidhje me shqiptarët është fakti që përballë Uskudarit ndodhet lagjja Arnavutköy, që domethënë “Fshati Shqiptar.” Këto dy lagje, i ndan vetëm ngushtica e Bosforit.


Londra ka gjithashtu, një rrugë me emrin e Shkodrës: Scutari Road.

Gjendet në një anë të vjetër dhe mjaft të pasur të qytetit. Në hartën e një qyteti të vogël në jug të Francës, një tjetër rrugë shkodrane. Në Aïcirits-Camou-Suhast ndodhet Rue Escutary. Është interesante pse ka zënë vend emri i Shkodrës, në një zonë baske, përgjatë kufirit me Spanjën.

Në Hualpen (shq. Walpen) të Kilit të largët, ka po ashtu një rrugë me emrin e Shkodrës, Escutari.

Vendbanimi latinoamerikan ka edhe rrugë tjera me emra të qyteteve shqiptare, për të cilat kam shkruar më parë – thotë autori, për diasporënshqiptare. Por nga të gjitha vendet, Italia ka më së shumti shtigje që nderojnë Shkodrën. Po i rendis me radhë, disa qytete që i gjeta: Katania, Kozenca, Milano, Massa dhe Viareggio.

Në Beograd, kryeqytetin e Serbisë, lagjja më e vjetër dhe zona më e vizituar sot nga turistët, quhet Skadarlija.

Emrin ia kanë vënë banorët e dikurshëm, që shpresonin që lagjja e tyre t’i ngjante sadopak Shkodrës. Janë disa kronika që shpjegojnë se, përse serbët kërkonin të imitonin qendrën më të njohur të Ballkanit të kohës, Shkodrën.

Një rrugë në Zagreb është pagëzuar Skadarske Ulice – në shqip “Rruga e Shkodrës.”

postbck postbck

Recent Posts

Pse skuqemi kur kemi turp? Metoda e cila largon skuqjen në fytyrë

    Kur ju keni thirrur një njeri me emrin e gabuar apo kur në…

1 day ago

Fshati “më pranë qiellit” në botë, ku jetojnë rreth 100 banorë

    Në një lartësi prej rreth 4,587 metrash mbi nivelin e detit, në luginën…

1 day ago

Çfarë i ndodhë trupit nëse hamë djath në mëngjes

    Kush nuk e do djathin? Shqiptarët e konsumojnë shumë. Një fetë djathi e…

1 day ago

Mos i hidhni asnjëherë farat e shalqirit, kanë veti shëruese

    Nëse deri tani i keni hequr farat shalqirit përpara se ta hani keni…

2 days ago

Si të dallosh një psikopat: Është si ndryshimi midis një maceje shtëpiake dhe një maceje të egër

    Lista klasike e kontrollit për psikopatinë u zhvillua në vitin 1980 nga Prof.…

2 days ago

Simptomat që tregojnë se keni mungesë të vitaminës B9

    Lodhja e vazhdueshme, vështirësitë në përqendrim, dhimbjet e shpeshta të kokës dhe ndjenja…

2 days ago