<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Prania e merkurit tek peshqit – A duhet ta shmangim konsumimin e tyre?

Peshku është një nga ushqimet më të shëndetshme që mund të hani. Kjo sepse është një burim i madh i proteinave, yndyrave të shëndetshme. Megjithatë, disa lloje të peshkut mund të përmbajnë nivele të larta të merkurit.

Mërkuri është një element toksik dhe njihet se shkakton probleme serioze shëndetësore. Ai gjendet natyrshëm në ajër, ujë dhe tokë. Në mjedis përhapet në disa mënyra, duke përfshirë proceset industriale si djegia e qymyrit ose ngjarjet natyrore si shpërthimet. Disa peshq kanë sasi jashtëzakonisht të larta të merkurit. Sasia e merkurit në peshq dhe ushqimet e tjera të detit varet nga llojet dhe nivelet e ndotjes në mjedisin e saj. Zakonisht peshqit e mëdhenj kanë sasi më të mëdha të tij.

Këtu përfshihen peshkaqenët, peshku shpatë, ton të freskët, marlin, skumbri mbretëror dhe peshku i veriut. Peshqit më të mëdhenj tentojnë të hanë shumë peshq të vegjël, të cilat përmbajnë sasi të vogla të merkurit. Meqë nuk fshihet lehtë nga trupat e tyre, nivelet grumbullohen me kalimin e kohës. Ky proces njihet si bioakumulimi.

Konsumimi i peshkut dhe butakut është burimi kryesor i ekspozimit të merkurit në njerëz dhe kafshë. Ekspozimi, madje edhe në sasi të vogla, mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore. Në mënyrë interesante, uji i detit përmban vetëm përqendrime të vogla të merkurit. Megjithatë bimët e detit si algat e absorbojnë. Më pas peshqit hanë algat dhe thithin dhe merkurin që ato kanë.

Ekspozimi ndaj merkurit mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore. Si tek njerëzit edhe tek kafshët, nivelet e larta të merkurit janë të lidhura me problemet e trurit. Nivelet e larta të merkurit shkaktojnë pasoja të tilla si rënia e flokëve, shkathtësisë , kujtesës dhe vëmendjes. Studimet e hershme gjithashtu lidhin ekspozimin ndaj metaleve të rënda, siç është merkuri, me alzheimer, parkinson, autizmin, depresionin dhe ankthin. Megjithatë, nevojiten më shumë studime për të konfirmuar këtë lidhje. Përveç kësaj, ekspozimi i merkurit lidhet me presionin e lartë të gjakut, një rrezik në rritje të sulmeve në zemër dhe kolesterol ‘të keq’ të lartë.

Megjithatë prania e merkurit tek peshqit nuk ndikon tek të gjithë në të njëjtën mënyrë. Prandaj, disa njerëz siç janë fëmijët e vegjël dhe gratë shtatzëna duhet të kenë kujdes të veçantë.

Në përgjithësi, nuk duhet pasur kujdes nga konsumimi i peshqve. Peshqit janë një burim i rëndësishëm i acideve yndyrore omega-3 dhe ofrojnë përfitime të tjera të shumta. Në fakt, përgjithësisht rekomandohet që shumica e njerëzve ta konsumojnë peshkun të paktën dy herë në javë.

postbck postbck

Recent Posts

Do të habiteni nga ajo që përshpejton plakjen tuaj

    Shumë njerëz këto ditë përdorin orë inteligjente për të numëruar hapat, unazat e…

2 days ago

Paralajmërim nga OBSH-ja/ Ebola mund të përhapet më shpejt nga sa mendohej fillimisht

    Një shpërthim i Ebolës që ka vrarë të paktën 131 persona në Republikën…

2 days ago

Pse ju ftohen shpesh duart dhe këmbët?

    Një ndjesi e shpeshtë e të ftohtit në duar dhe këmbë mund të…

2 days ago

Gjermania dhe Kosova bashkë kundër virusit vdekjeprurës: Njëra me ekspertizë, tjetra me pacientë

    Gjermania ka laboratorë të sigurisë së lartë dhe virologë të aftë, ndërsa në…

2 days ago

Ja çfarë duhet të hamë dhe pimë kur marrim antibiotikë

    Siç mund ta dini, antibiotikët janë një lloj i mahnitshëm i medikamentit, i…

2 days ago

Këto ushqime rekomandohet të konsumohen ditëve të vjeshtës

    Derisa moti ka filluar të ftohet, edhe imuniteti bie, ndërsa ajo çfarë hamë…

2 days ago