Ekspertët janë gjithnjë e më të bindur për rolin fantastik të sodës së bukës kundër reumatizmës dhe artritit. Kjo bindje i atribuohet aftësisë së sodës së bukës për ruajtjen e ekuilibrave të pehashit në organizëm.Nëse këto ekuilibra prishen, trupi është në telashe.Një shëndeti i mirë kërkon një mjedis që nuk është shumë alkalin dhe as shumë acidik.
Sipas ekspertëve, soda e bukës mund të parandalojë krijimin e një mjedisi shumë acidik. Ajo ndihmon në formimin e një mjedisi më alkalin. Sipas tyre, një mjedis alkalin në organizëm është shumë i rëndësishëm për shëndetin në përgjithësi.
Soda e Bukës Kundër Inflamacionit
Një vit më parë, Revista Immunology publikoi një studim mbi sodën e bukës. Sipas studimit pirja e ujit të përzier me sodë buke mund të ulë gjasat e shfaqjes së sëmundjeve inflamatore. Studimi zbuloi se në vetëm një javë nga konsumi i këtij lëngu, qelizat imunitare viheshin në punë jo për të stimuluar por për të luftuar inflamacionin.
Për më tepër, studimi zbuloi se soda e bukës ndez shumë prej reagimeve anti-inflamatore të trupit. Artriti dhe reumatizma kanë të bëjnë me inflamacionin e kyçeve dhe ijeve. Këto sëmundje njihen si sëmundje auto-imunitare. Ky term ka të bëjë me faktin se sistemi mbrojtës i organizmit nis të sulmojë vetveten në vend të viruseve e baktereve. Një gjë e tillë shkakton dhimbje, ngurtësim dhe dëmtim të kyçeve.
Si Të Përdorni Sodën e Bukës?
Sasia e rekomanduar e sodës së bukës varion nga personi në person. Ka ekspertë që thonë se fillimi i çdo kure duhet të jetë me një të tetën e një lugë çaji me sodë buke të tretur në një gotë uji. Më pas kjo sasi mund të rritet në një të katërtën e lugës. Nëse vëreni që nuk mbusheni dot me frymë dhe vëreni që rrahjet e zemrës janë të larta, atëherë kjo tregon se e keni tepruar.
Një burrë 66-vjeçar sapo ishte pensionuar dhe, në vend që të shijonte një jetë…
Aekziston një moshë e caktuar kur prindërit mund t’i lënë fëmijët vetëm në…
Lakra është një nga perimet më të lashta që është rritur në tokë.Kjo…
Në Dibër, historia nuk është shkruar vetëm në libra – është ruajtur në këngë.…
Kur hanë një portokall, shumë njerëz heqin shtresën e bardhë nën lëkurë, të…
Një vaksinë e personalizuar kundër kancerit, e administruar së bashku me një ilaç…