<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Nuk e dini përse udhëtimi me veturë nxit vjelljen, kjo është arsyeja

Ndjesia e përzierjes së stomakut apo në rastin më të keq të të vjellës gjatë një udhëtimi me veturë, është një nga kleçkat më të mërzitshme të organizmit njerëzor

Ka nga ata që i adhurojnë udhëtimet e gjata me veturë, veçanërisht në shoqërinë e një libri të mirë. Ka dhe nga ata që vetëm ideja e një udhëtimi të gjatë me veturë, i bën që t’u përzihet stomaku.

Por ndonëse shumë prej jush mund ta kenë provuar këtë ndjesi, të paktë mund të jenë ata që e dinë nga çfarë shkaktohet dhe sipas neuroshkëncëtarit Dean Burnett, është i gjithë faji i “trurit tonë idiot”.

Siç shpjegon ai, është puna e talamusit që të interpretojë të gjithë sinjalet që trupi i dërgon.

Zakonisht, kur jemi në lëvizje edhe muskujt janë në lëvizje, sytë vështrojnë distancën që përshkojmë dhe nëse nuk e dini ende, mbështetemi edhe tek censorët e balancës në veshin e brendshëm. Këta janë tuba të vegjël të mbushur me lëng dhe lëvizjet në këtë lëng na tregojnë se ku po shkojmë.

Falë këtyre tubave ne mund të kuptojmë nëse jemi me kokë poshtë apo nëse jemi me shumë shpejtësi, duke qenë se ky lëng i bindet ligjeve të fizikës.

Por kur jemi në veturë, talamusi merr sinjale të ngatërruara. Muskujt janë në qetësi ndërkohë që sytë e shikojnë se jeni në lëvizje, shkruan Anabel. Dhe pastaj është edhe lëngu në veshin e brendshëm, që tundet në tubat e vegjël sepse në fakt jemi duke lëvizur.

Të gjitha këto sinjale së bashku nuk mund të jenë korrekte (për talamusin) dhe e vemja gjë që shkakton këto sinjale të ngatërruara, është helmimi. Dhe për të eliminuar helmimin e mundshëm, gjëja e parë që bën truri ynë është që të nxitë të vjellën

Prandaj kur udhëtoni, është e këshillueshme që të shihni rrugën në vend që të fokusoheni në diçka të palëvizshme si libri apo celulari, pasi në këtë mënyrë, i bëni trurit të kuptojë që realisht jeni në lëvizje.

postbck postbck

Recent Posts

Pse disa njerëz janë “magnet” për mushkonjat?

    Shumë kohë para se të zbresin, mushkonjat lexojnë sinjalet e trupit tonë nga…

15 hours ago

Efektet që nuk i dimë se na sjell shalqiri

    Shalqini është një nga frutat më të preferuara gjatë verës, jo vetëm për…

15 hours ago

Si të humbisni peshën e barkut

    Ndër problemet më të mëdha sa i përket peshës tek njerëzit ndër vite…

15 hours ago

Cilët fruta duhet të konsumoni nëse vuani nga diabeti?

    Nuk ha kurrë fruta sepse kanë shumë sheqer! E dëgjon shpesh këtë frazë…

15 hours ago

Këto ushqime ju ndihmojnë për të mos u ndierë të lodhur

      Një ditë e rëndë në punë dhe mungesa e gjumit janë shkak…

2 days ago

A keni probleme me tretjen? Ky ushqim mund t’ju ndihmojë

  Udhëzime të reja për lehtësimin e kapsllëkut nxjerrin në pah disa ushqime, ndër të…

2 days ago