6.1 C
Pristina
Thursday, October 21, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Zhgënjimi ndaj Vatikanit dhe letra që Skënderbeu ia dërgoi Papës: Turqit po...

Zhgënjimi ndaj Vatikanit dhe letra që Skënderbeu ia dërgoi Papës: Turqit po vijnë, ne nuk gjunjëzohemi

Më poshtë – me pak përshtatje – është punimi i Dhimitri Pilikës, që daton nga janari 1967 dhe që si bosht ka një ndër letrat e Skënderbeut (ndër të paktat që ekzistojnë) , e gjetur mbas pesë shekujsh nga vdekja e tij. Letra është e 8 prillit 1456 dhe i drejtohet Papës në Romë.

Gjatë luftës kundër pushtimeve otomanë, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu i jepte rëndësi të veçantë zbulimit, kështu që në pranverën e vitit 1456 informohet që një ekspeditë ushtarake ishte nisur drejt trojeve arbërore. Pas mobilizimit të të gjithë shqiptarëve dhe mbështetësve të tij, Skënderbeu – si një strateg vizonar – përpiqet të sigurojë mbështetjen e vendeve të tjera. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Por, ndihma e jashtme nuk mendohej pa aprovimin e Papës në Romë i cili ushtronte një pushtet të padiskutueshëm mbi mbretëritë dhe princërit e Evropës katolike. Për këtë arsye, Skënderbeu nis me urgjencë përfaqësuesin e tij, Pal Dushmanin, por me sa duket Vatikani jo vetëm që tregohet indiferent duke mos iu përgjigjur kërkesave të Skënderbeut dhe duke ju dhënë kohë pushtuesve ti afroheshin trojeve që synonin t’i pushtonin, por nxjerr dhe pengesa për Pal Engjëlln në kthimin e tij në Krujë.

Skënderbeu i zemëruar për këtë sjellje të Vatikanit shtrëngohet të kryejë një protestë jashtëzakonisht energjike duke i dërguar një letër njërit nga këshilltarëve më të ngushtë të Papës Alfonsi të V-të, Kardinalit Dominik Kapranikës. Ky qëndrim mjaft kritik ndaj Vatikanit në këtë letër mund të ketë qënë dhe shkaku i mos publikimit të saj deri më tani.

Teksti i letrës sjell pranë shqiptarëve disa tipare të forta të Skënderbeut, si dinjiteti, krenaria, burrëria, besa dhe vizioni i tij ndërkombëtar, ku shprehet jo vetëm për mbrojtjen e trojeve shqiptare po edhe për të luftuar në ndihmë të vendeve të tjera. Teksti është si më poshtë: Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Shumë i nderuarat dhe zotëri më Krishtin. I shkruaj zotërisë suaj shumë të nderuar që të ketë dijeni mbi ngjarjet që po ndodhin këtej. Turku ka bërë përgatitje jashtëzakonisht të mëdha. Thonë se ai sapo është duke u derdhur me 14.000 turq, ose kundër nesh ose kundër Danubit. Njoftohemi se i është afruar tani kufirit. Me forcat tona po marshojmë kundër tyre.

Prandaj që edhe ne të mundim të mbrohemi edhe turkut vetë t’i shkaktojmë humbje. I lutem me këmbëngulje zotërisë suaj shumë të nderuar të kujdeset së bashku me zotërinë tonë që të më sigurohet ndihma e popujve.

Papo në marrtë armiku rrugën drejt Danubit, ne do t’i qepemi prapa shpine. Por, në ardhtë kundër nesh, ne do t’i rezistojmë.

Të gjithë e dinë se, sikur të hiqet dorë nga plani që pattë përgatitur kundër armikut, kjo është e dëmshme për fenë e krishterë.

Për këtë arsye, shumë i nderuari zotëri, ndërmarrjen e filluar e paçi nën kujdesin tuaj: sepse , përndryshe, turku pak e nga pak po grumbullon forca.

I dërgova shenjtërisë së tij zotërisë sonë përfaqësuesin tim, atin e nderuar zotin kryepeshkop të Krujës. Habitem se për ç’arsye nuk është kthyer dhe se nuk po marr përgjigje që prej kaq kohe.

Prurësi i kësaj letre është miku im shumë i ngushtë zoti Pal Engjëlli, këtë ja u rekomandoj në mënyrë të posaçme, zotëri shumë i nderuar. Mbettë pra zotëria juaj me shëndet, lumturi dhe jetë të gjatë

Lezh më 8 të prillit 1456

Gjergj Kastrioti I quajtur ndryshe Skënderbe

Zot në Arbër, mbështet tek ju

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Zbulohet kisha 1.600 vjeçare në qytetin e lashtë Oriene të Turqisë

Zbulohet kisha 1.600 vjeçare në qytetin e lashtë Oriene të Turqisë “Ne zbuluam se toka e kishës përbëhet nga...

Teknologjia e parë në botë, ari do të nxirret nga telefonat e vjetër

Ari dhe metalet e çmuara do të nxirren nga telefonat dhe laptopët e vjetër. “Mint Royal” planifikon të prezantojë...

Këshilla nga psikologët e Harvardit për të rritur fëmijë të mbarë

Kohët kanë ndryshuar shumë dhe me kohë të reja vijnë zakone të reja, grupe sjelljesh dhe qëndrimesh që duken shumë të ndryshme...

Kush ishte kroati që diktoi shqipen në 1920-ën në mes të Beogradit

Fillimi i interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Serbi, e ka zanafillën më 1905, kur Universiteti i Beogradit, që atë vit...

Recent Comments