<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Pse disa persona hanë shumë edhe nuk shëndoshen?

Në teori, humbja e peshës është goxha e thjeshtë: duhet vetëm të hani shëndetshëm dhe të ushtroheni. Por kjo është shumë më e lehtë për ta thënë sesa për ta bërë.

Nëse keni provuar gjithçka dhe keni ardhë në përfundim se do të vdisni nga uria dhe prapë dhjami do tju mbesë, atëherë gjërat që do ceken mëposhtë ndoshta dhe t’ju ndihmojnë që të arrini qëllimin tuaj.

Këto janë sekretet e grave që pa dietë duken të shkëlqyeshëm:

Gjumi i mjaftueshëm – e dini tashmë se njerëzit që nuk bëjnë gjumë sa duhet janë më të trashë se njerëzit që flenë aq sa duhet dhe rregullisht. Kur jemi zgjuar, trupi ynë sekreton më shumë grelinë, një hormon që i thotë trupit “është koha për të ngrënë”, dhe për këtë ne ndjehemi të uritur edhe kur nuk jemi vërtet të uritur.

Ecja – Në vend që të udhëtojmë me makinë, ne duhet të kryejmë punët tona në këmbë, pavarësisht nga moti, dhe asnjëherë mos ta përdorim ashensorin.

Mos hani para ekranit – nuk preferohet ngrënia para TV, para telefonit, tabletit ose laptopit. Shikimi i një serie ose fotografie të dikujt në Instagram derisa hani ju shpërqendron dhe ju bën të harroni se sa keni ngrënë. Njerëzit që hanë para ekranit, hanë deri në 25 përqind më shumë sesa ata që përqendrohen gjatë ushqimit.

Përpjeku për të kapërcyer stresin – Stresi shkakton sekretimin e kortizolit, i cili ngre nivelin e sheqerit në gjak. Nëse kjo gjendje vazhdon, trupi fillon të grumbullojë depozita yndyrore në bark. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të gjesh një mënyrë për të trajtuar stresin që ke.

Mos u mërzit me pamjen e trupit tuaj- Nëse besoni në gjithçka që shihni ose lexoni në televizion dhe në internet, nuk do të kënaqeni kurrë me pamjen tuaj. Pamjet e bukura të modeleve që na servohen në TV dhe internet janë larg realitetit, kështu që nuk meritojnë as pesë minuta nga koha jonë të merremi me ta.

Mos u fiksoni me matjen e peshës tuaj – Ajo që tregon peshorja është thjesht numër. Ato nuk tregojnë vlerën tënde. Nëse pesha juaj ndryshon, ajo në asnjë mënyrë nuk tregon vlerën dhe shpirtmirësinë tuaj.

Pini ujë – Ndonjëherë trupi “ngatërrohet” dhe truri interpreton etjen si uri. Pini ujë ose çajra bimor më shpesh gjatë ditës për të shmangur situata të tilla.

Kujdesuni për veten tuaj – më mirë thuani JO gjërave që nuk ju interesojnë, sesa të shpenzoni kohë për të bërë diçka vetëm se për të kënaqur të tjerët. Kushtoni kohë vetes suaj, duke bërë atë që ju bën të lumtur.

Mos hiqni dorë nga ushqimi që e doni – Mos heq dorë nga ushqimi i juaj i preferuar, por duhet pasur kujdes vetëm sasinë e atij ushqimi. Nëse hiqni dorë nga gjithçka, një ditë do tju vijë në majë të hundës gjithqka dhe do ti ktheheni shprehive të vjetra. Por nëse hani një copë tortë ose një akullore në disa ditë, do të jeni mirë.

Merruni me aktivitet fizik – Mos zgjedhni një stërvitje të bazuar në sa kalori do të digjen, por përkundrazi zdhidhni stërvitje që ju pëlqen. Më mirë më ngadalë dhe sigurtë.

postbck postbck

Recent Posts

ÇFARË MUND TA KËRCËNOJË EVROPËN? OBSH identifikon kërcënimet e ardhshme pandemike

  OBSH-ja ka identifikuar familjet virale me rrezikshmërinë më të lartë për shkak të karakteristikave…

5 hours ago

Gjethet ‘magjike’ të fikut, ja si mund t’i përdorni kundër diabetit ose për heqjen e kallove!

  Eksperti i bimëve mjekësore, Ylli Merja, në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, shpjegoi…

5 hours ago

Pagat mesatare në gjithë Evropën: Cilat vende kanë pagat më të larta dhe më të ulëta

  Të ardhurat mesatare në Evropë do të ndryshojnë ndjeshëm në vitin 2026. Kur merret…

6 hours ago

Po ngarkoni pjatalarësen gabim! Si ta bëni saktë..

  Shumë njerëz e shohin larjen e enëve si një detyrë të lodhshme – dhe…

6 hours ago

Sa e rrezikshme është të flesh me kondicionerin ndezur?

  Kur shtëpitë tona nxehen aq shumë gjatë ditës sa nuk mund t’i freskojmë vetëm…

7 hours ago

Blloku A4 ndalet sonte në mesnatë, ja çfarë njofton KEK

  Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se në kuadër të aktiviteteve të…

7 hours ago