<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Sami Frashëri në dhomën e tij gjatë një interviste

Intelektuali dhe ideologu themelor i Rilindjes Kombëtare, Sami Frashëri në dhomën e tij, duke dhënë intervistë për gazetën zyrtare të shtetit osman “Serveti Funun”.

Sami Frashëri u lind në Frashër të Përmetit më 1 qershor 1850. Mësimet e para i mori në fshatin e lindjes. Më 1865, së bashku me pesë vëllezërit dhe dy motrat e tij, u vendos në Janinë. Këtu së bashku me Naimin, Sami Frashëri kreu shkollën e mesme greke “Zosimea”, ku përveç kulturës së përgjithshme, përvetësoi krahas greqishtes së re e të vjetër edhe gjuhën latine si dhe gjuhën frënge dhe atë italiane. Më vonë ai mësoi arabisht, persisht dhe turqisht në Tetovë, nga Mahmut Efendiu.

Në vitin 1872 ai u vendos në Stamboll, ku zhvilloi veprimtari të gjerë patriotike për çlirimin dhe bashkimin kombëtar të popullit shqiptar dhe bashkëpunoi me përfaqësuesit më përparimtarë të lëvizjes demokratike-borgjeze turke. Sami Frashëri ishte një ndër organizatorët kryesorë të “Komitetit Qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare” dhe me themelimin e “Shoqërisë së të shtypurit shkronja shqip” në vitin 1879, u zgjodh kryetar i saj.

Ai drejtoi revistat e para në gjuhën shqipe si “Drita” dhe më pas “Dituria” në Stamboll në vitet 1884-85, në të cilat shkroi një varg artikujsh. Për të ndihmuar disa prej nevojave të shkollës shqipe hartoi librat “Abetare e gjuhës shqipe” në vitin 1886, “Shkronjtore e gjuhës shqipe” dhe “Shkronjë”, libër ky që kryente funksionin e gjeografisë në vitin 1888.

Nga veprat më të shquara të këtij mendimtari, patrioti, demokrati dhe iluministi është “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet” e botuar më 1899 pa emër autori në Bukuresht. Ky botim, i cili mori formën e një traktati, u bë manifesti i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, vepra që sintetizoi programin e lëvizjes, strategjinë dhe taktikën e saj. Në këtë libër u shprehën idealet demokratike të zhvillimit politik e shoqëror të vendit, të zhvillimit të arsimit, të kulturës e të shkencës. Një ndër kontributet që Sami Frashërit donte të jepte për gjuhën shqipe ishte dhe hartimi i një fjalori, i cili mbeti i pabotuar, si dhe një dorëshkrim me përmbledhje këngësh popullore shqiptare.

Çështja shqiptare dhe historia e popullit shqiptar ishin disa nga temat më të preferuara që Sami Frashëri trajtonte në veprat e tij në gjuhën turke e sidomos në artikujt e botuar në shtypin e kohës, si edhe në veprat letrare me motive nga jeta shqiptare.

Sami Frashëri, si një dijetar i madh i kohës, dha kontributin e tij të vyer në shumë fusha të shkencës, ku u dallua si përfaqësues i mendimit të përparuar materialist, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet e Lindjes. Ai është autor i fjalorit normativ të gjuhës turke “Kamus-i türki” në vitin 1901, botim ky i cili ruan vlerën e vet edhe në ditët e sotme. Ky fjalor përmban mbi 40 mijë fjalë e shprehje gjuhësore dhe është pajisur me një parathënie të gjatë të shkruar nga vetë autori.

Sami Frashëri i kushton një vend të dukshëm botës shqiptare, figurave të rëndësishme që ka nxjerrë populli shqiptar gjatë historisë së tij. Në enciklopedinë e tij gjenden njoftime për institucionet shtetërore, arsimore, fetare etj., si edhe të dhëna gjeografike jo vetëm për qytetet dhe qendrat administrative më të rëndësishme të Shqipërisë, por edhe për fshatrat më të njohura.

Si shkrimtar Sami Frashëri shkroi në gjuhën turke drama e romane. Vepra më e rëndësishme tregimtare e Sami Frashërit “Besa”, është botuar më 1875 dhe e ka marrë subjektin nga jeta shqiptare. Para se të botohej në një libër, kjo vepër u vu në skenë në teatrin perandorak në Stamboll më 1874.

Sami Frashëri ishte edhe një gazetar i talentuar, i cili ka shkruar disa shkrime dhe ka qenë redaktor dhe kryeredaktor në disa gazeta si “Sabah” (“Mëngjezi”), ku për një kohë ishte kryeredaktor, “Hafta” (“Java”) etj.

Në punën krijuese të Sami Frashëri një vend të rëndësishëm zënë edhe përkthimet, e kryesisht ato nga frëngjishtja. Ai shquhej për kulturën e tij të gjerë në shumë fusha. Biblioteka personale e Sami Frashërit kishte 20 000 vëllime.

Për veprimtarinë patriotike edhe për frymën përparimtare që shoqëron të gjitha veprat e tij, Porta e Lartë e ndoqi dhe e persekutoi Sami Frashërin, duke e internuar e izoluar. Madje në vitet e fundit atij i është ndaluar të dilte nga shtëpia. Sami Frashëri u nda nga jeta në moshën 50 vjeçare në Stamboll të Turqisë./Diaspora Shqiptare/

postbck postbck

Recent Posts

“Mjekët zbulojnë çfarë ndodh me trupin tuaj kur pini një gotë ujë menjëherë pasi zgjoheni”

  Shumë njerëz e nisin ditën me kafe, por ekspertët e shëndetit thonë se një…

1 day ago

Mjekët tregojnë pse duhet të hani pjeshkë çdo ditë: Përfitimet që shumë njerëz nuk i dinë

  Pjeshkët, fruti i verës që sjell përfitime të shumta për shëndetin Pjeshkët janë ndër…

2 days ago

Shumë njerëz e bëjnë çdo ditë: Ky gabim në telefon mund t’ju rrezikojë llogaritë personale

Telefoni inteligjent është bërë pjesë e pandashme e jetës sonë. Në të ruajmë fotografi, dokumente,…

2 days ago

Mjekët paralajmërojnë: Kjo është ora më e rrezikshme për të dalë në diell gjatë verës

  Temperaturat e larta dhe rrezatimi i fortë ultraviolet (UV) gjatë muajve të verës mund…

2 days ago

Këto janë ushqimet që po të dëmtojnë pa e kuptuar gjatë verës

Vera është stina kur ndryshojmë mënyrën e të ushqyerit: më shumë fruta, më shumë pije…

3 days ago

Cilët persona duhet të tregojnë kujdes me konsumimin e qershive?

Qershitë janë ndër frutat më të shijshme dhe më të pasura me antioksidantë, vitamina dhe…

3 days ago