<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Një përqindje shumë e vogël e ADN-së sonë është “njerëzore”

Ju mund të keni dëgjuar se njerëzit e sotëm, ndajnë një pjesë shumë të madhe të gjenomeve tona me bananet. Tani një studim i ri, tregon se vetëm 1.5 për qind e ADN-së sonë është e ngjashme me atë të të afërmve tanë të lashtë si Neandertalët dhe Denisovanët.

“Ne kemi një hartë brenda gjenomeve njerëzorë me prejardhje të lashtë, dhe të rajoneve gjenomike që nuk ndahen me njerëzit e lashtë”-shkroi ekipi në studimin e tij të ri. “Ne kemi zbuluar se vetëm 1.5 deri në 7 për qind e gjenomës moderne njerëzore, është unike njerëzore”- theksojnë ata.

Identifikimi i asaj që është e jona me atë që kemi marrë nga farefisi ynë antik, është një detyrë e vështirë. E si mund të tregosh se cilat variante gjenetike, janë për shkak të kryqëzimit midis Neandertalëve dhe Homo Sapiens, dhe sa të varianteve që iu kaluan të dyja specieve  nga një paraardhës i përbashkët?

Studiuesit synonin të krijonin një sistem, që mund të identifikonte kryqëzimet si dhe trashëgiminë e përbashkët, gjë që do të na ndihmonte të mësonim se cilat rajone të gjenomit tonë janë unike për ne.

Ata krijuan një algoritëm të quajtur SARGE – Vlerësues i Shpejtë Grafik i Rikombinimit të Lashtë – në mënyrë që të mund të përshkruanin mënyrën se si gjenet tona janë endur nëpër kohë dhe specie, duke u ndarë dhe bashkuar sërish në pika të ndryshme.

Ata e përdorën SARGE për të analizuar 279 gjenoma moderne njerëzore nga Afrika dhe gjetkë, dy gjenoma të Neandertalit me cilësi të lartë dhe një gjenom të Denisovanit me cilësi të lartë. “Ne gjetëm prova të të paktës një kryqëzimit të Neandertalit në paraardhësit e tij jo-afrikanë”- theksojnë studiuesit.

Bashkë me 1.5-7 për qind të gjenomit që është unik për njerëzit modernë, ata gjetën gjithashtu “prova të shumta të ndryshimeve adaptuese specifike për njerëzit modernë gjatë 600.000 viteve të fundit që përfshijnë gjenet që lidhen me zhvillimin dhe funksionimin e trurit”.

Studiuesit shpjegojnë se shumica e atyre gjeneve që ishin unike, nuk ishin gjene me funksione të panjohura. Përkundrazi ato ishin gjene të njohura, të koduara për proteinat e përdorura nga truri. Nuk ka dyshim, se historia nuk mbaron këtu.

Sa për fillim, një gamë midis 1.5-7 për qind është një shumë e madhe, dhe ekipi mendon se ata mund ta bëjnë më specifike me më shumë gjenome dhe më shumë kërkime. Ka pasur edhe shumë analiza të tjera që analizojnë përqindjen e ADN-së që ne kemi marrë nga kushërinjtë tanë të lashtë, ndaj nuk ka ngjarë që kjo të jetë fjala e fundit mbi këtë çështje.

postbck postbck

Recent Posts

Personat që pinë kafe çdo ditë duhet urgjent ta dëgjojnë këtë, ja çfarë i ndodh trupit tuaj

    Nëse je ndër ata njerëz që nuk e nisin dot ditën pa një…

30 minutes ago

Zbulohet receta natyrale që garanton zhdukjen e thinjave, ja si ta përgatisni

    Flokët e thinjur nuk lidhen gjithmonë me moshën. Shumë njerëz përballen me thinjat…

2 hours ago

5 Shenja që zemra juaj është në rrezik serioz – Dhe mund t’ju ​​paralajmërojë një muaj më parë

    Problemet kardiovaskulare shpesh nuk ndodhin papritur. Trupi ynë ka tendencën të lëshojë sinjale…

4 hours ago

Çfarë të bëni për të ulur nivelin e stresit?

    Jeni ndier ndonjëherë të trullosur teksa merreni me një projekt dhe nuk dini…

4 hours ago

Llumi i kafesë me uthull, ja për çka po përdoret ky kombinim?

Një truk praktik dhe ekonomik pastrimi përfshin përdorimin e vetëm dy përbërësve të zakonshëm në…

5 hours ago

Varianti XFG i Covid prek britanikët/ Ja simptomat

Rastet me Covid janë shumëfishuar dhe shtrimet në spital janë pesëfishuar këtë muaj, tregojnë shifrat…

5 hours ago