<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Veshje zadrimore, harmonia e ngjyrave dhe finesës, elegancës dhe prakticitetit

Nga Albert Vataj

Etnosi ynë është sa i larmishëm aq dhe i pasur. Veshjet tradicionale jo vetëm shprehin përcaktimin krahinor, por edhe shpirtin. Në to janë derdhura si në memuar, fantazia dhe kodika, njëmendësia e zanafillës së ekzistencës sonë, shënjimi dhe simbolika, krejtato në trajtën e një sinjalistike të rrugëtimit tonë përgjatë ekzsitencës. Veshjet popullore, janë pa dyshim një nga manifestimet më të fuqishme të kulturës tradicionale. Ato janë trashëguese e transmetuese të shumë elementëve, që vijnë nga lashtësia dhe nga koha e mesme, por janë njëkohësisht edhe shprehje e marrëdhënieve kulturore me popuj të tjerë gjatë shekujve. Folku shqiptar, në të gjithë komponentët e vet jetëshkruan nëpërmjet larmisë dhe ngjyrave, formave dhe përbërjes, rrugëtimin tonë në kaplimin e vlerave dhe atributeve të patëdyta që mëtojnë identitetin kombëtar shqiptar. Kjo përkatësi gjeografike që përfshin Shkodrën dhe Lezhën e manifeston më së miri ruajtjen me fanatizëm ndër breza të kulturës dhe traditës Shqiptare, veçanërisht me veshjet e saj tipike Zadrimore. Kjo vlerë etnografike e cila vazhdon të përcillet brez pas brezi tek banorët e Zadrimës nuk është e institucionalizuar në një muze konkret, por ai duke u ngulitur në dashurinë për prejardhjen dhe përulësinë mirënjohëse për çfarë pararendësit na shpëblyen, arriti të shndërrohet një mburrje dhe vlerë që duhet promovuar dhe trashëguar. Nëse nuk kishte dhe nuk ka institucione dashamirëse për ta konservuar dhe trajtuar si një pasuri këtë thesar brezash, ata që e sollën deri sot, duhet ende t’i besojnë shpirtit të tyre që e lindi, kujdesit që e mbrojti dhe e lartësoi atë deri në kult. Duke luftuar me harrimin dhe mospërfilljen, me denigrimin dhe farsën, gjushet, nënat dhe grat arritën të triumfojnë duke e mbrujtur me zemër atë që e ushqyn me shpirt dhe besim.

Politikat e stimulimit të ruajtjes së traditës të aplikuara rëndim, s’mund të ishin më shumë se fushata përfitimi dhe propogandimi fars. Stimulimi i kësaj zeje nuk do të kishte kuptim nëse ato duar që e endin këtë mrekulli nuk marrim bekimin e mirënjohjes dhe frytin e mundit, pa hyrë në mes tyre tregtar pehlivan, dhe matrapazë të paskrupullt. Në fund të fundit, ata prej të cilëve presim që ky shpirt të ndihet ende, nuk do të humbin asgjë, nëse kjo traditë vdes. Aty ku u përkund e u mëkua, aty rrezellin ai diell ngjyrash dhe larmi hareje. Kjo do të ishte një mënyrë e ruajtjes së këtyre vlerave etnografike, e cila do ti shpalosej të interesuarve vlerat kombëtare dhe krahinore. Veshjet zadrimore ruhen nëpër arkat e vjetra e sunduqe, përcillen nëpër pajat e nuseve e dhurata bijash, për të mbetur shpalimi më i ndritshëm i krenarisë krahinore.

Larmia e ngjyrave, tonaliteti dhe raportet, uniformiteti dhe rreptesia e lojes estetike, delikatesa e cohes dhe ansambli i simbolikes shprehese, e veçojne, e nderfusin thelle ne shpirtin krahinor dhe manifestimin e se bukures qe shembellen teresise qe adhurueshem rrok edhe sot.

Krahina e Lezhës e manifeston më së miri ruajtjen me fanatizëm ndër breza të kulturës dhe traditës Shqiptare , veçanërisht me veshjet e saj tipike Zadrimore. Kjo vlerë etnografike e cila vazhdon të përcillet brez pas brezi tek banorët e Zadrimës nuk është e institucionalizuar në një muze konkret. Kjo do të ishte një mënyrë e ruajtjes së këtyre vlerave etnografike e cila do ti shpalosej vizitorëve vlerat kombëtare. Veshjet zadrimore ruhen nëpër arkat e vjetra apo nëpër pajat e nuseve, të cilat i shpalosin në eventimentet e krahinës.

Veshjet tradicionale janë të preferuarat e vizitorëve të huaj për tu njohur me traditën dhe kulturën shqiptare. Një nga banoret e fshatit Krajan pohon se profesionin e saj të qepjes së veshjen tipike zadrimore me tezgjahu do tja trashigojë pasardhësve të saj . Veshja Kallmetore eshte nje autenticitet i plote i traditës kombëtare theksojnë gratë e Zadrimës , të cilat ndihen krenare që i mbajnë edhe në të përditëshmen e tyre ende këto veshje tradicionale.

postbck postbck

Recent Posts

Ora Verore 2026: Kur ndryshon?

    Ora verore fillon të dielën e dytë të marsit dhe përfundon të dielën…

1 day ago

Tsipraku me bisht të gjatë/ Zogu i quajtur “Zana e borës” me foto të ëmbla në borë(Foto)

  Tsipraku me bisht të gjatë, i quajtur shpesh zana e borës ose shima-enaga në…

1 day ago

Statistikat e vrasjeve nga gjakmarrja në Shqipërinë e Veriut (1907)

  Në dekadën e parë të shekullit XX, studiuesi hungarez Baroni Nopcsa udhëtoi gjerësisht në malësitë e Veriut…

1 day ago

Këto janë disa nga motoçikletat më të shtrenjta Harley-Davidson të shitura ndonjëherë

Për më shumë se një shekull, motoçikletat Harley-Davidson janë bërë simbol i inxhinierisë amerikane, duke…

2 days ago

Një ndër Odisejat e Vocajve të Shalës së Mitrovicës

NJË NDËR ODISEJADAT E VOCAJVE TË SHALËS SË MITROVICËS Kumbaria Një oficer /major/serb, duke u…

2 days ago

Fshati Uglla – një vendbanim me rrënjë shqiptare në Peshter

Fshati Uglla, në komunën e Sjenicës, paraqet një nga vendbanimet e vjetra të Rrafshnaltës së…

2 days ago