Dasma tiranase: traditat që po e humbin nga komercializmi

Zakoni e do, që një llokume të ndahet përgjysmë… mes vjehrrës e nuses! Jemi në zemër të Shqipërisë. Kush është tiranas, e di mirë se në qytetin-kryeqytet e rrethina, dasma nis që ditën e enjte. Dyert e shtëpive, hapen për të pritur vizita nga miqtë dhe shoqëria, ndërsa muzika dhe ëmbëlsirat janë pa hesap./Konica.al/

Deri ditën kur shkon e merr nusen në shtëpi, dhëndri nuk e vesh kostumin e dhëndërisë.

E premtja është dita që niset paja për në shtëpinë e dhëndrit – shtëpia e ardhshme për nusen. Gratë këtej vijnë e për të parë se çfarë do të çojë nusja në pajë, ndërsa pala nga dhëndri e kanë vëmendjen se çfarë ka sjellë nusja.

Shumë familje tiranase, traditat e tyre të brendshme të vogla, i përcjellin brez pas brezi. Për shembull, në çdo valixhe të pajës, nusja hidhte disa karamele, pak oriz dhe nga dy sytha lulesh, shenjë e një fillimi të ri dhe me ëmbëlsi.

Për tiranasit, sipas zakonit, dita e shtunë quhet dita e nuses. Kjo, sespe atë ditë nusja feston fundin e beqarisë dhe bën darkë pa burrin, si hera e fundit që “është e lirë”. Sipas zakonit, darka fillon rreth orës 20:00 dhe asokohe, në ndonjë nga oborret më të mëdha të lagjes, ndërsa sot në lokal, pasi duket diçka më praktike… dhe tradita ka humbur disi.

Krushqit vinë në darkë, vetëm pas mesnate dhe janë një rreth i ngushtë familjar i dhëndrit, por pa praninë e dhëndrit.

Ata nuk qëndrojnë më tepër se një orë dhe janë të detyruar që sipas zakonit, të hedhin vallen për nder të familjes. Kurse të dielën, nusja përgatitet që të lërë shtëpinë e nënës dhe zakonisht, rreth orës 11:00, vjen dhëndri me dajën dhe me një fëmijë të vogël, i afërm, i cili i jep lule nuses, ndërkohë që ajo duhet ta dorovitë. Më pas, ata hipin në makinën e zbukuruar (dikur, pelë e bardhë me pajton) dhe bashkë me shoqëruesit nisen drejt shtëpisë së dhëndrit, ku dasma merr jetë madhështore.

Kur hyn dhëndri në dhomë, takohet me të gjithë dhe përpara i del vëllai i nuses ose nëse nusja nuk ka vëlla, një kushëri i saj, i cili, më pas e gjuan djalin me një shuplakë. “Të gjithë bërtasin “bjeri, bjeri fort”, por në kohët moderne, shuplaka dhëndrit është më e lehtë. Kjo sjellje, bëhet sa për t’i treguar dhëndrit, se ka kush ta mbrojë vajzën, nuse të re dhe ai duhet të sillet me kujdes, ta respektojë dhe të mos ta për dhosë sipas qejfit.

Njëri nga krushqit e dhëndrit, është si zakon që duhet të tregohet i shkathët dhe më i zoti se njerëzit e shtëpisë së nuses, për t’i vjedhur një objekt, apo send të çfarëdo para se të dalin jashtë dhe më pas, t’ia japë të zotit të shtëpisë, duke i thënë se “ne jemi më të zotët, jua hodhëm…!”.

Nusja?! Ka lezet të qajë pak…! Teksa nusja po kapërcen pragun, i hedhin raki te këmbët. Kjo ka mbetur si zakon, për të mbajtur larg shejtanin dhe syrin e keq. Dhe nusja qan aq shumë, sa i prek të gjithë, a thua se po e martojnë me zor!

Por, sapo nusja del jashtë, ia shtron valles me komshinjtë dhe të afërmit. Pas kësaj, nusen e zbukuruar e hipin në makinë, që i kanë vënë dhe një sixhade sipër. Ndërkaq, ajo duhet të hedhë një vezë mbrapsht. Pas kësaj, makinat nisen karvan duke u rënë borive dhe bëjnë xhiro në qytet. Të gjitha shkojnë në një vend të bukur, siç është Kopshti Botanik, ku dhe dasmorët bëjnë fotografitë si kujtim.

Sa i afrohen shtëpisë, nusja me krushqit, shohin vjehrrën që del e pret te dera, me një llokume; gjysmën e ha vetë dhe gjysmën ia jep nuses, si dhe me një pjatë me mjaltë, ku nusja ngjyen dy gishtërinj dhe i fshin te pragu i portës. Pasi mbaron dhe ky detaj ceremonial, zakoni e do që nusja të hyjë brenda dhe të qëndrojë për disa orë rresht kokulur, pa shikuar askënd në sy, as në fytyrë, duke i takuar të gjithë dhe duke u thënë veç “Faleminderit!”, teksa e urojnë që të trashëgohet dhe të ketë jetë të lumtur.

Pas kësaj, nusen e çojnë në dhomën e saj, ku i tregojnë sesi ia kanë mobiluar. Nëse nusja nuk e pëlqen, kjo duket shumë shpejt, pasi acarimet me vjehrrën për pozicionimet e krevatëve, kolltuqeve, tavolinave, do të jenë të pashmangshme dhe sa vjen e më të shpeshta. Kur nusja hyn në dhomën e saj, shkon te krevati, ku i vjen një vogëlush i afërm i burrit, të cilin, ajo duhet patjetër që ta dorovisë. Në atë çast, në dhomë hyn dhëndri, i cili, ia heq këpucën nuses dhe nis t’ia mbushë me florinj.

Por, çfarë thotë prof. dr. Zyhdi Devishi, për traditën që po humbet?

Ritet e dasmave shqiptare, me ngjyresat e jetës në emigracion

“Komercializmi i dasmave, një gjë vulgare

Shumë kohë më parë në dasmat shqiptare në vend të parave jepeshin dhurata. Tek-tuk ka rikthim të kësaj tradite edhe në ndonjë dasmë shqiptare qytetare. Por në më të shumtat e rasteve doroviten para. Ndërkohë që tradita të tjera negative janë në rikthim, janë harruar fare tradita të mira si ajo e sponsorizimit të pajës. Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit ka patur shumë ndryshime në ritin e dasmës, fejesës dhe martesës. Kjo shpesh ka ndodhur për arsye të difuzimit kulturor nga vendet fqinje. Për shembull, është shtuar përdorimi i pijeve të tjera që pak përdoreshin në dasmat tradicionale ku dominonte rakia. Tani përdoret shumë vera dhe birra. Këto prirje kanë lidhje me emigracionin. Për shembull në dasmat e të emigruarve në Itali shpesh shokët e dhëndrit qëllojnë njëri-tjetrin me tortë, por sidomos dhëndrin. Kjo si shenjë e jetës së lumtur por me ndikim nga kultura italiane. Nga ana tjetër është thyer zakoni për mosvajtjen e dhëndrit vetë për të marrë nusen (prej kohësh) dhe tani dhëndri shkon ta marrë nusen, madje si shofer. Këto janë disa shembuj periferikë të ndryshimeve që kanë ndodhur në ritet e dasmave. Një ndryshim i rëndësishëm është ai i shtimit të diferencës në moshë mes dhëndrit dhe nuses, edhe kjo e lidhur me emigracionin. Në një farë mënyre në këtë rast kemi të bëjmë me rikthim tek tradita shqiptare, ku kishte diferencë të konsiderueshme ndërmjet burrit dhe gruas në moshë. Sot kjo diferencë sipas statistikave shkon deri në 2 vjet më shumë se paraadhësja, pra në 6-7 vjet ndërmjet burrit dhe gruas.

Ky fenomen ndodh sepse emigrantëve shpesh u shkon mosha duke punuar jashtë. Një rikthim tjetër është fakti, që një pjesë e emigrantëve marrin gra të pashkolluara. Është një rikthim negativ, sepse këto gra po e humbin në këtë mënyrë pavarësinë ekonomike dhe njëkohësisht pushteti ekonomik i burrit është rritur shumë. Por veç traditave jopozitive të së shkuarës ka tradita të mira, tek të cilat ia vlen të kthehesh. Nuk është në traditën e shqiptarëve komercializimi i dasmës. Si rregull nuk çohej para në shtëpinë e atyre që martoheshin, por dhurata si për shembull dashi ose diçka simbolike si sheqer, etj. Sipas mendimit tim, më mirë të bëhen dhurata simbolike sesa të detyrosh në një farë mënyre të ftuarit e tu të dorovisin para, edhe kur janë të varfër. Komercializimi i dasmave është bërë një gjë vulgare. Një rit tjetër interesant, por edhe human i traditës shqiptare është ai i “sponsorizimit” siç do të shpreheshim sot, i pajës së nuses së varfër nga familjet e pasura. Ka qenë një traditë e Shqipërisë së Mesme, e cila për fat të keq, është zhd ukur thuajse krejtësisht. Sigurisht, ideja klasike e pajës nuk mund të aplikohet më, por në vend të saj “sponsorizimi” mund të ishte për diçka tjetër të dobishme për çiftin e të sapomartuarve”.

*Tabloja: “Dasma” – Sadik KACELI/

postbck postbck

Recent Posts

Skënderbeun e helmuan osmanët me venedikasit në bashkëpunim

  Nga Fahri Xharra Që 550 vjet jetojmë me një mashtrim të madh turko-venedikas se…

7 hours ago

Dosja e CIA për Xhafer Devën,1947: Një politikan gjenial, i cili flet 10 gjuhë të huaja

    Nga dosja e CIA-s thuhet se Xhafer Deva lindi në vitin 1906 në…

7 hours ago

Në telefonin tuaj iPhone ndizet papritur një dritë e vogël portokalli ose e gjelbër, zbuloni kuptimin e saj

  Ju ka shkuar ndonjëherë në mend se çfarë fshihet pas pikës së gjelbër dhe…

7 hours ago

Zhur, Prizren, 1971: Pamje të një dasme në fshatin Zhur të Prizrenit në vitin 1971 (VIDEO)

  https://www.facebook.com/watch/?v=901191661545165&t=0

7 hours ago

Sekretet e jetëgjatësisë së peshkaqenit të Groenlandës

Shkencëtarët realizojnë hartën e plotë gjenetike, mund të jetojnë mbi 400 vjet Realizohet harta e…

8 hours ago

Së shpejti do të mund t’i hamë këta gurë dhe arsyeja është shumë serioze

  Sipas këtij studimi të ri, çarjet dhe thyerjet e pranishme në këta shkëmbinj janë…

8 hours ago