<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

BATONI – ”Ndër antroponimet më të shpeshta ilire, si dhe të emrave të mbretërve ilirë është emri Baton..”

Prof. Dr. Rexhep Doçi

Ndër antroponimet më të shpeshta ilire, si dhe të emrave të mbretërve ilirë është emri Baton. Që në fillim po bëj me dije se në veprën “Historia e popullit shqiptar” mësojmë për dy mbretër ilirë: “Udhëheqës kryesorë të kryengritjes që ishin dy Batont, njëri nga fisi i desiatëve të Bosnjës Qendrore e tjetri nga fisi i breukëve”. Porse, një mbret të tretë, të fisit dardan Baton, si i biri i mbretit dardan Longarus, e thekson Fanulla Papazogllu. Edhe arkeologët shqiptarë, Vangjel Toçi e Skënder Anamali e theksojnë antroponimin Bat-Baton të para erë sonë në qytetet ilire të Shqipërisë. I pari i përmend antroponimet: Bat në Kalanë e Irmajt (Gramsh) dhe Batuna e Batina të shek. III-I p.e.s. në Durrahun (Durrësin) antik, kurse S. Anamali e cek një antroponim Baton në Apolloni. Për përdorimin e antroponimit Baton nga Dardanët apo Trojanët paraantikë të Luftës së Trojës në Azinë e Vogël bën të ditur Zaharije Majani, i cili thotë: “Dardanët i japin emrin Dardaneleve. Shumë Trojanë mbajnë emra ilirë: Baton, Paris, Buninos”. Gjithashtu edhe Prof. E. Çabej thekson se ishte i pranishëm antroponimi “Bato (në Dardani, Dalmaci, Panoni)”, dhe se e përmend si një ndër fiset kryesore të ilirëve fisin “Bathiatët në luginë të Matit”. Kjo trajtë e fisit ilir pikërisht në krahinën e Matit të Shqipërisë Bathiatët sikur e dëshmon prejardhjen e këtij fisi dhe të emërtimeve të shpeshta të antroponimeve, patronimeve e oikonimeve me bazën bat- (për bathë, pasul, groshë), që hasen edhe në paraantikë, antikë, mesjetë e sot, se kanë prejardhje prej fjalës me prejardhje pellasde-ilire-shqipe bathë-a “pasul, groshë, fasule”, që sot ka mbetur fjalë e fjalorit të pasivizuar të shqipes në përdorim në onomastikë. Kjo prejardhje bëhet edhe më bindëse, nëse kemi parasysh se ekziston edhe batha e egër apo pasuli i egër nëpër male, që binë vetë, e pakultivuar.

Kështu, të kësaj prejardhjeje ne i shohim patronimet e shqiptarëve: Batatina (Besianë – Llap), Batashi (dikur në Junik), Batku dhe Batha (në Shqipëri), si dhe emrat e fshatrave të Kosovës: Batusi (Fushë Kosovë), Batusha (Gjakovë) dhe Batahiri (Shalë e Bajgores), Batushica (në Sanxhakun e Nishit) etj. Sipas kësaj etimologjie, që s’është e pabazë, e kemi vështirë të pajtohemi me mendimin e Millan Budimirit për antroponimet ilire me rrënjorin bat-, i cili, duke cituar edhe studiues të tjerë, thotë: “Të njëjtin mendim si të Strabonit e ka edhe Novaku lidhur me përcaktimin e emrave të përkatësisë dardane. Edhe ai ka për bazë dokumentet gjuhësore dhe atë emrat Baton e Longarus, në bazë të cilëve edhe P. Kreçmeri dardanët i përcakton ilirë…nuk na ndihmojnë as 22 Batonat nëpër pjesë të ndryshme të bregdetit mediteran. As Oshtiri e as Novaku nuk dinë për domethënien e bazës Bat. Prandaj emrat tonë Brzak (Shpejtak – R. D.) ose Hitrac (Vrapues) janë të ngjashëm”. Etimologjia e këtyre mbretërve ilirë dhe të onomave të tjera nga fjala e protoshqipes bathë, që e kam shtruar edhe në më së 10 faqe të një libri, përforcohet edhe me mendimin e Prof. E. Çabej, se fjala bathë është e mbarë shqipes, si dhe me të dhënën e Petar Skokut, se kjo fjalë e shqipes është indoevropiane.

postbck postbck

Recent Posts

Pse Flamuri ynë e ka shqiponjën me dy krerë?

Flamuri ynë kombëtar me shenjën e tij dalluese shqiponjën dykrenare ka një histori të lashtë…

5 hours ago

Agjërimi në burg i Hafiz Sabri Koçit – Myftiut të parë të Shqipërisë pas komunizmit

21 Ramazana në burg Për shkak të bindjeve të tij fetare, Hafiz Sabri Koçi vuajti…

5 hours ago

Shaban Polluzha, simbol i qëndresës në Drenicë dhe një kapitull i përgja’kshëm i vitit 1945

Më 21 shkurt 1945, në fshatin Tërstenik të Drenicës, u vra Shaban Polluzha, një nga…

5 hours ago

Kjo është përmendorja në Mitrovicë që u ngrit për nderë të grevës së minatorëve të Trepçës

Kjo është përmendorja në Mitrovicë që u ngrit për nderë të grevës së minatorëvee të…

1 day ago

Lulet e blirit, arma e fortë kundër ankthit

  Lulet e blirit që prej lashtësisë njiheshin si lulet ku fshihen rrezet e diellit.…

1 day ago

Ja çka nuk duhet të bëni asesi në Ramazan

    Muaji i Ramazanit është periudhë reflektimi, përkushtimi dhe disipline shpirtërore. Përveç agjërimit nga…

1 day ago