<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Vetëm se fliste të vërtetën: Vr.asja greke e Gjeneralit Telini që shihte shqiptarët deri në Janinë e Çamëri

Më 27 gusht të vitit 1923, në rrugën që bashkon qytetin e Janinës me Kakavijën, 10 kilometër pranë kufirit, njerëz të panjohur vr.anë në një pritë të organizuar Gjeneralin italian Enriko Telini, kryetarin e Komisionit të Lidhjes së Kombeve, të ngarkuar për delimitimin e vijës së kufirit tokësor mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Vra.sësit, që kishin bllokuar rrugën me anën e një peme, duke përdorur a.rmë të prodhimit gjerman, ekze.kutuan të gjithë sa ndodheshin në makinë, shoferin, një mjek, adjutantin e Gjeneralit, përfshirë edhe përkthyesin shqiptar.

Ekze.kutimi i gjeneral Enriko Telinit dhe i gjithë stafit të tij futi në lojë një personazh të paparashikueshëm – Kryeministrin italian Benito Musolini. Edhe pse të gjithë ata që hum.bën je.tën i përkisnin një komisioni teknik të dërguar nga Lidhja e Kombeve, Musolini e pa ngjarjen si një çështje eksklu.zivisht italiane.

Kështu, pa asnjë komunikim me Lidhjen e Kombeve, dhe asnjë konsultë me katër fuqitë e mëdha aleate, Anglinë, Francën, Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë, ai u vë grekëve disa kushte ultimative që duhet të përmbusheshin brenda 24 orëve.

  • 1-Paraqitje e ndjesës formale nga ana e qeverisë greke për atë italiane.
  • 2-Zhvillimi i një ceremonie solemne fu.nebre për vik.timat e mas.akrës, e mbajtur në Athinë në prani të gjithë anëtarëve të qeverisë greke.
  • 3-Nderime përpara flamurit italian gjatë së njëjtës ditë të ceremonisë fu.nebre.
  • 4-Hapja e një het.imi, ku duhet të bëjë pjesë edhe një përfaqësues italian, koloneli Perrone.
  • 5-Dë.nim kapital për të gjithë autorët e kri.mit.
  • 6-Kompe.nsim në vlerën 50 milionë lira.
  • 7-Nderim usht.arak për të gjithë të rë.nët në momentin e imba.rkimit të tyre për në Itali.

Qeveria greke nuk pranoi të përmbushte të gjithë kushtet. Kaq mjaftoi që Musolini të urdhëronte, pa asnjë lloj hezitimi, flotën detare dhe atë ajrore të përgatiteshin për lu.ftë.

Kështu, më 31 gusht 1923, vetëm katër ditë pas mas.akrës, ush.tria italiane, pas një bom.ba.rdimi të shkurtër, por të përg.jakshëm, pus.htoi ishullin e Korfuzit. Kjo ishte ajo që u pa e mësua nga opinioni botëror.

Por cilat ishin shkaqet e vërteta të vr.asjes së Gjeneral Enriko Telinit?

Edhe pse grekët u munduan t’u hidhnin fajin bandave shqiptare, edhe pse het.imet sërish flisnin për autorë shqiptarë, e vërteta ishte krejt tjetër. Vra.sja ishte porositur nga grekët, ndërsa arsyeja përse Gjeneral Telini duhet të vri.tej ishte edhe më e qartë.

Gjatë gjithë drejtimit të punës prej tij në terren, ai kishte mbrojtur me forcë interesat e Shqipërisë dhe shqiptarëve./Abc/Story

postbck postbck

Recent Posts

​Shenjat paralajmëruese mund të parashikojnë sëmundjen inflamatore të zorrëve 10 vjet më herët

  Modelet e antitrupave në gjakun e njerëzve mund të parashikojnë shfaqjen e sëmundjes inflamatore…

19 hours ago

Po harroni shpejt se ku i lini gjërat? Hani këto ushqime dhe do habiteni nga rezultati

    Ne kemi kaq shumë gjëra të ndryshme për të menduar çdo ditë, ndërsa…

21 hours ago

Ilaçi natyral që bën “mrekulli” për tensionin

    Nëse ka një grup njerëzish që janë të njohur në mbarë botën për…

1 day ago

4 faktorë që shkaktojnë kancer të lëkurës

    Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…

2 days ago

Pse gjithnjë e më shumë persona që nuk kanë pirë kurrë duhan po preken nga kanceri i mushkërive?

    Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…

2 days ago

Një fjali e thënë në vitin 1957 që vazhdon të jehojë edhe sot, mesazhi i Albert Camus…

    Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…

2 days ago