Më 27 gusht të vitit 1923, në rrugën që bashkon qytetin e Janinës me Kakavijën, 10 kilometër pranë kufirit, njerëz të panjohur vr.anë në një pritë të organizuar Gjeneralin italian Enriko Telini, kryetarin e Komisionit të Lidhjes së Kombeve, të ngarkuar për delimitimin e vijës së kufirit tokësor mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Vra.sësit, që kishin bllokuar rrugën me anën e një peme, duke përdorur a.rmë të prodhimit gjerman, ekze.kutuan të gjithë sa ndodheshin në makinë, shoferin, një mjek, adjutantin e Gjeneralit, përfshirë edhe përkthyesin shqiptar.
Ekze.kutimi i gjeneral Enriko Telinit dhe i gjithë stafit të tij futi në lojë një personazh të paparashikueshëm – Kryeministrin italian Benito Musolini. Edhe pse të gjithë ata që hum.bën je.tën i përkisnin një komisioni teknik të dërguar nga Lidhja e Kombeve, Musolini e pa ngjarjen si një çështje eksklu.zivisht italiane.
Kështu, pa asnjë komunikim me Lidhjen e Kombeve, dhe asnjë konsultë me katër fuqitë e mëdha aleate, Anglinë, Francën, Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë, ai u vë grekëve disa kushte ultimative që duhet të përmbusheshin brenda 24 orëve.
Qeveria greke nuk pranoi të përmbushte të gjithë kushtet. Kaq mjaftoi që Musolini të urdhëronte, pa asnjë lloj hezitimi, flotën detare dhe atë ajrore të përgatiteshin për lu.ftë.
Kështu, më 31 gusht 1923, vetëm katër ditë pas mas.akrës, ush.tria italiane, pas një bom.ba.rdimi të shkurtër, por të përg.jakshëm, pus.htoi ishullin e Korfuzit. Kjo ishte ajo që u pa e mësua nga opinioni botëror.
Por cilat ishin shkaqet e vërteta të vr.asjes së Gjeneral Enriko Telinit?
Edhe pse grekët u munduan t’u hidhnin fajin bandave shqiptare, edhe pse het.imet sërish flisnin për autorë shqiptarë, e vërteta ishte krejt tjetër. Vra.sja ishte porositur nga grekët, ndërsa arsyeja përse Gjeneral Telini duhet të vri.tej ishte edhe më e qartë.
Gjatë gjithë drejtimit të punës prej tij në terren, ai kishte mbrojtur me forcë interesat e Shqipërisë dhe shqiptarëve./Abc/Story
Shkencëtarët kanë zbuluar më në fund të vërtetën e fshehur pas dështimit të baterive me…
Në jetën time prej gazetari, sa aktiv e sa pasiv, kam shkruar qindra artikuj, intervista…
JEHONA E AZEM BEJTËS NË SUEDI Duke shfletuar arkivin e gazetës suedeze Svenska Dagbladet te…
BESA. HISTORIA E NËNËS QË MBROJTI NË BESË, VRASËSIN E TË BIRIT Besa, para së…
Ekspertët thonë se njerëzit nuk duhet ta lënë asnjëherë qumështin në derën e frigoriferit,…
Niveli i lartë i yndyrave në gjak rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës…