<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

A e dini se në vitin 1941 ishte “Shqipëria e Madhe”

Kthimi i tokave të Kosovës në trungun mëmë, në verën e 1941, duke e bërë realitet Shqipërinë e Madhe e duke hapur rrugën më tej për tokat e tjera në Çamëri, Mal të Zi etj., do të shënonte një prej kulmeve të historisë shqiptare.

Deri në fund vjeshtën e 1941, autoritetet e qeverisë shqiptare në Tiranë, nën pushtimin fashist, përgatitën gjithë terrenin për të vënë nën funksionim pushtetin civil në këto toka, derisa u krijua edhe Ministria e Tokave të Lëruara, nën qeverisjen e sapomarrë në duar nga Mustafa Kruja. (Foto kryesore e shkrimit: pritja për Mustafa Krujën në Kosovë)

Por pak ditë përpara se të të vendosej qeveria “Kruja”, përtej entuziazmit të muajve që kishin shënuar pas disa dekadash bashkimin e trojeve shqiptare, një aksion i madh politik po zhvillohej për të legjitimuar këtë bashkim trojesh.

Dokumenti që sjellim vërteton pikërisht këtë atmosferë, kur autoritetet shqiptare po punonin për të mbledhur fakte e prova mbi të qenët plotësisht shqiptare të këtyre territoreve, si nga ana historike ashtu edhe nga popullsia që i banonte.

Kryeministri në detyrë Shefqet bej Vërlaci, i drejtohet me këtë shkresë prefektit të Prishtinës Iljas Agushi, në nëntor 1941, duke i kërkuar që ai dhe komisioni i ngarkuar nën ndrejtimin e të tij të mbidhnin dokumentacione dhe çdo gjë tjetër të nevojshme për të vërtetuar shqiptarizmin e gjithë zonave të Kosovës, të cilat i ishin bashkangjitur territorit shqiptar në verën e 1941, duke u vënë plotësisht nën administrimin e qeveresisë së Tiranës.

Shkëlqesës Iljas Agushi

Tiranë

Kthimi i Kosovës në gjinin e Nanës Shqipni ka paraqit nevojën me i tregue botës mbarë se si këto toka, të lirueme mbas gadi 30 vjetësh robnije sllave, janë krejt shqiptare si nga pikpamja historike ashtu edhe etnike. Për me ia mbërrijt këtij qëllimi kemi formue nji Komisjon nën kryesinë e Shkëlqesës s’Uej, simbas dekretit të bashkangjitun, i cili Komisjon do të merret me mbledhjen e të gjitha dokumentave q’i përkasin Kosovës, si edhe të çdo elementi tjetër qi mund të sherbejë për të vërtetuar shqiptarizmin e krahinës në fjalë.

Nji punë e tillë besojmë do të shërbente edhe me përforcue ma tepër ato ndjeje lidhjeje e dashunije qi çdo shqiptar duhet të ndijë për Kosovën.

Ju lutem me i ftue antarët e Komisjonit për të fillue sa ma parë punën

Kryeministri

  • Shkëlqesës Mustafa Kruja
  • “ Dhimitër Berati
  • Zotni Hasan Dosti
  • “ Patër Anton Harapi
  • “ Hamdi karazi
  • “ Ahmet Gashi
  • “ Thoma Luarasi
  • Tiranë
  • Për dijeni,
  • Kryeministri (tesheshi)
postbck postbck

Recent Posts

Cilët janë simptomat e depresionit sezonal

    Me ardhjen e vjeshtës dhe shkurtimin e ditëve, disa njerëz përjetojnë ndryshime të…

13 hours ago

Fruti simbolik i vjeshtës, përfitimet që gështenjat i sjellin shëndetit! Nga zemra, tretja e kontrolli i peshës, çfarë duhet të dini

Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…

1 day ago

Ora dimërore apo verore, cila është më e mirë për shëndetin?

    Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…

2 days ago

Pse i keni duart dhe këmbët gjithmonë të ftohta? Shtatë shkaqet që nuk duhet t’i injoroni

  Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…

2 days ago

Çfarë duhet të hani dhe pini para dhe pas vaksinës kundër gripit?

    Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…

2 days ago

Cili çaj është më i shëndetshëm për zemrën dhe sa filxhanë duhet të pini në ditë?

    Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…

5 days ago