<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

A e dini si bëheshin fejesat vite më parë në Shqipëri? Nga llokumi te mekanizmi i propozimit, mësojini tani

Sot, çiftet shqiptare mund ta anashkalojnë martesën, më saktë dasmën, por fejesës nuk u shpëtojnë dot. Mjafton t’i keni vendosur unazat gjatë asaj që quhet ndërrimi i nishaneve, e më pas të përfundoni direkt në gjendje civile dhe me një beb në krahë. Sigurisht që ka edhe nga ata që nuk dalin nga shtëpia e tyre oa u bërë dhëndër ose nuse.

Por a jeni kuriozë të dini se si bëheshin fejesat në Shqipëri para disa dekadash? Më saktë në Korcë. Ja cfare shkruan Konica.al:

Në shoqërinë tradicionale shqiptare, si rregull, çdo fejesë paraprihej nga një fazë disa mujore “testimi” në distancë të parapëlqimeve për fejesë të vajzës, të familjarëve të saj nga ana e të afërmve të kandidatit për dhëndër, ndërkohë, “formulat” e “propozimit” zyrtar për lidhje krushqie ndërmjet dy familjeve, dy fiseve ndryshonin shumë nga njëra krahinë ose qytet në tjetrin.

Nga bisedat me korçarë, që mbajnë mend elemente të funksionimit të jetës në qytetin e Korçës të viteve ’30 të shekullit XX, rezulton se qerasja me llokume kishte kuptim simbolik të veçantë ndër familjet e arsimuara.

Një kuptim simbolik i tillë realizohej përmes një “mekanizmi” të veçantë të propozimit për fejesë.

Familja e djalit që do kërkonte dorën e vajzës për martesë, pas testimit në distancë, vinte në rolin zyrtar të “shkuesit”, një djalë të vogël, si rregull 7-9 vjeç. Ai duhet ta luante rolin pa e kuptuar, por me korrektësi absolute. Për këtë qëllim djali duhej të ishte tërësisht i bindur ndaj një burri autoritar me lidhje të afërta fisnore, miqësore ose shoqërore me kandidatin për dhëndër.

Djalit të vogël i jepej një buqetë me lule natyrale të shumëllojshme, më të bukurat e stinës. Mbi lule vihej një zarf i mbyllur, në të cilin ndodhej propozimi për fejesë. Me këtë buqetë lulesh që mbante zarfin djali trokiste në portën e shtëpisë së vajzës që kërkohej për nuse.

Djali i vogël porositej që ta pranonte ftesën e të zotit ose të zonjës së shtëpisë për të hyrë brenda në shtëpi dhe duhej të priste derisa ta qerasnin. Menjëherë pas qerasjes, djali duhej të paraqitej te burri me autoritet që ia kishte caktuar këtë rol.

Ai e pyeste djalin me detaje për mënyrën e qerasjes.

Nëse djalin e kishin qerasur me llokume, kandidati për dhëndër dhe familjarët e të afërmit e tij merrnin mesazhin e pakontestueshëm se kërkesa e tyre për miqësi ishte pranuar nga familjarët e kandidates për nuse.

Për rolin që luante djali i vogël, shpërblehej me dhurata, më së shpeshti me para.

postbck postbck

Recent Posts

A mund ta dëmtojë tiroiden parfumi i spërkatur në qafë? Ja çfarë tregojnë provat

    E përdorim pothuajse pa menduar, pikërisht në një nga zonat më të ndjeshme…

3 hours ago

Zgjoheni me etje dhe gojë të thatë, çfarë ndodh në trup gjatë natës

Gjatë natës, trupi humbet natyrshëm lëngje, prandaj shumë njerëz zgjohen të etur dhe me gojë…

3 hours ago

Pse duhet të hani një lugë mjaltë përpara gjumit?

    Mjalti konsiderohet prej kohësh një nga produktet natyrale më të përdorura në ushqim…

5 hours ago

A mund ta ngadalësojë kafeja plakjen? Shkencëtarët zbulojnë një proteinë kyçe

    Nuk është kafeina ajo që po tërheq vëmendjen – disa përbërës të kafesë…

7 hours ago

Çfarë ndodh me trupin e fëmijës gjatë temperaturës?

    Kur temperatura e fëmijës rritet, prindi mund të shqetësohet menjëherë. Por temperatura nuk…

8 hours ago

Përfitimet kryesore nga shalqiri

    Shalqiri është një frut i shijshëm dhe freskues për të gjithë ju dhe…

8 hours ago