Rreth vitit 1910, pak përpara shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, pati një lëvizje të gjerë të malësorëve në Veri të Shqipërisë, të cilët morën pushkët dhe iu rebeluan Perandorisë Osmane, e cila kishte marrë gjithsesi një udhë pa kthim drejt kapitullimit.
Në këtë kohë, me sprapsjen e turqve, vendet e Ballkanike që kishin sadopak një organizim shtetëror ndërmorën një lidhje dhe nisën kështu luftërat ballkanike; e para kundër turqve dhe e dyta mese vetë ish-vendeve osmane ndaj njëri-tjetrit për të marrë sa më shumë të mundeshin nga ajo që linin osmanët.
Përpara një situate të tillë, malësorët shqiptarë iu kundërvunë serbo-malazezëve të cilët përpiqeshin të përparonin në Shqipëri për të zgjeruar shtetin e tyre të ardhshëm.
Avancimi i tyre kulmoi deri me mbërritjen e trupave serbe në Durrës gjatë Luftës së Parë Botërore.
Në këto foto dëshmohet prangosja e malësorëve dhe stacionimi i trupave serbe në veri të Shqipërisë, si gjatë luftërave ballkanike ashtu edhe gjatë Luftës së parë botërore./MekuliPress.com/
Atletet e bardha janë një klasik mode që shkon me pothuajse të gjitha…
Një studim i ri shkencor mund të shpjegojë një nga misteret më të mëdha…
Ka bimë për të cilat në fillim do të mendonim që janë pemë ose…
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e derivateve të…
Një studim i fundit zbuloi se fëmijët e moshës 2–7 vjeç me autizëm që…
Nëse doni të përmirësoni tretjen dhe të shmangni kapsllëkun, një nga gjërat më të…