Si bomba gjermane dhe gazi mustardë krijuan kimioterapinë

Porti italian i Barit u pushtua nga britanikët në shtatorin e vitit 1943. Qyteti antik mesjetar mbeti kryesisht i padëmtuar gjatë luftës. Në fillim të dhjetorit të atij viti, porti u shndërrua në një qendër kryesore të furnizimit për forcat ajrore amerikane dhe britanike.

Në atë kohë, porti i kontrolluar nga britanikët ishte relativisht i qetë. Flota e avionëve gjermane Luftwaffe, ishte shumë pak e pranishme në rajon. Megjithatë ndonjë avioni gjurmues gjerman mund të shfaqej ndonjëherë,ata shiheshin më shumë sitë bezdisshëm sesa kërcënues.

Një fluturim i tillë u pa në Bari më 2 dhjetor 1943. Piloti gjerman kaloi2 herë mbi qytet, pa u goditur nga bateritë kundër-ajrore. Në port, 30 anije aleate ishin në pritje të shkarkimit. Ato mbartnin gjithçka, nga municionet, automjete, ushqimet dhe karburanti.

Mes tyre ishte anija “John Harvey”, që kishte në bord disa objekte të veçanta. Si oficeri i sigurisë ashtu edhe kapiteni u përpoqën të shpejtonin heqjen e ngarkesave të tyre. Por ata kishin një problem. Ngarkesa ishte sekrete dhe ata nuk mund t’ua shpjegonin të tjerëve urgjencën që kishin.

Avioni gjerman që kaloi mbi Bari ishte në fakt në një mision të rëndësishëm. Togeri Verner Han, njoftoi Luftwaffe se porti ishte krejtësisht i pambrojtur dhe i mbushur me anije, pra një shënjestër e lehtë. 105 avionë bombardues Ju-88 u dërguan që të sulmonin Barin.

Grupi i parë mbërriti në orën 19:30 të mbrëmjes. Pilotët sulmuan me lehtësi qytetin, pastaj e kthyen vëmendjen tek anijet. Uollter Broll do të pohonte më vonë, se atë natë nuk dëgjoi asnjë sirenë që njoftonte për një sulm ajror. Shumë prej marinarëve ishin larguar nga bregu, ndaj një pjesë e mirë e armëve në kuvertë nuk mund të drejtoheshin siç duhej.

Shpërthimet shkaktuan shumë dëme dhe qindra të vdekur. Anija “John Harvey”, kishte arritur të shmangte një goditje të drejtpërdrejtë, por në fund kishte marrë zjarr. Marinarët në bord u përpoqën që të shpëtonin anijen dhe ngarkesën e saj të veçantë:2.000 bomba me gaz mustardë, secila gati 100 kg. Fatkeqësisht, ishte tepër vonë, anija shpërtheu dhe tronditi gjithë portin.

Në fund të sulmit, shumica e anijeve në port ishin fundosur ose shkatërruar. Shumë njerëz u gjendën në ujin e detit të mbuluar nga një përzierje vaji dhe gazi mustardë. Qyteti ishte shndërruar në një skenë kaosi, shpërthimesh dhe zjarri.

Spitali i qytetit u mbush më të plagosur. Vetë godina kishte pësuar dëmtime, dritat vinin dhe iknin. Për shkak të nxitimit të numrit të madh të të plagosurve dhe kaosit në vendngjarje, shumë burrave iu dha morfinë për t’i qetësuar dhe u mbështollën me batanije derisa gjendja e tyre të vlerësohej siç duhej nga mjekët.

Ndërsa shumë nga pacientët raportuan se ndiheshin mirë, ata vuanin nga presioni i ulët i gjakut. Disa orë më vonë, ata po kërkonin me ngulm ujë, dhe po shkulnin me forcë rrobat e tyre duke thënë se po digjeshin. Papritmas vdekja erdhi nga askund. Mjekët ushtarakë, nisën të mendonin se gjermanët mund të kishin përdorur agjentë nervorë në bombat e tyre,ndaj kërkuan ndihmë.

Nënkoloneli Stjuart Aleksndër, një mjek i trajnuar në luftën kimike, u dërgua menjëherë në Bari. Amerikani ishte i specializuar sidomos mbi gazin mustardë. Aleksandër vuri re se flluskat dhe sytë e mbyllur të të plagosurve, dukeshin si simptoma të një sulmi me gaz, por vdekja e papritur e tyre ditë më vonë ishte e pazakontë.

Gjithashtu, në fillim asnjë prej tyre nuk kishte probleme me frymëmarrjen. Aleksandër vërejti se shumë prej pacientëve kishin pësuar djegie kimike, ndërsa nga analiza fillestare ato u konsideruan djegie nga zjarret masive. Ai e dinte se edhe aleatët kishin furnizime me gaz mustardë, që mbahej për qëllime hakmarrjeje, në rast se gjermanët do t’i përdorin ato më parë.

Ai pyeti autoritetet nëse në port kishte pasur ndonjë sasi gazi mustardë, gjë që ata e mohuan prerazi. Raportet mjekësore që ai shqyrtoi, tregonin se dëmi ishte shkaktuar nga ekspozimi afatgjatë ndaj një agjenti kimik, i futur përmes lëkurës.

Detarët u mbështollën me batanije, dhe u lanë të shtrirë ndërsa agjenti bëri punën e tij. Për më tepër, nuk dukej se ai ishte shpërndarë nga një bombardim ajror. Një zhytës që ai dërgoi në ujë, gjeti më vonë një mbështjellës predhe, i identifikuar me mbetje të gazit mustardë.

Ai vazhdoi të hetojë më tej, dhe zbuloi se qelizat e bardha të gjakut ishin sulmuar nga agjenti nervor. Ai kishte parë simptoma të ngjashme në vitet e tij të studimit. Në provat mbi lepujt dhe kafshët e tjera, agjenti nervor kishte “shkatërruar në mënyrë selektive qelizat e gjakut dhe organet që prodhonin gjak”.

Gjatë trajnimit të tij, ai gjithmonë kishte menduar mbi dobinë e përdorimit të agjentit toksik për të sulmuar sëmundje të caktuara të gjakut, veçanërisht leuçeminë. Por ushtria amerikane ia ndërpreu kërkimet, pasi ai ishte atje për gazin që përdorej si armë, dhe jo për të arritur ndonjë përparim mjekësor.

Raporti i tij në fillim u censurua. Por më vonë ai përfundoi në duart e kolonelit Kornelius  Roads. Para luftës, ai ishte drejtuesi i një spitali të specializuar mbi kancerin. Ai e vlerësoi punën e Aleksandrit, dhe e dinte përparimin e mundshëm që mund të sillte përdorimi i këtij agjenti.

Më vonë ai themeloi Institutin Sloan Ketering mbi Kërkimet për Kancerit, dhe procedura e tij u bë përfundimisht ajo që ne tani e njohim si kimioterapi. Vetëm në fund të viteve 1980, ushtria amerikane vlerësoi më në fund kontributin e Aleksandër në Bari.

postbck postbck

Recent Posts

Skënderbeun e helmuan osmanët me venedikasit në bashkëpunim

  Nga Fahri Xharra Që 550 vjet jetojmë me një mashtrim të madh turko-venedikas se…

1 hour ago

Dosja e CIA për Xhafer Devën,1947: Një politikan gjenial, i cili flet 10 gjuhë të huaja

    Nga dosja e CIA-s thuhet se Xhafer Deva lindi në vitin 1906 në…

1 hour ago

Në telefonin tuaj iPhone ndizet papritur një dritë e vogël portokalli ose e gjelbër, zbuloni kuptimin e saj

  Ju ka shkuar ndonjëherë në mend se çfarë fshihet pas pikës së gjelbër dhe…

2 hours ago

Zhur, Prizren, 1971: Pamje të një dasme në fshatin Zhur të Prizrenit në vitin 1971 (VIDEO)

  https://www.facebook.com/watch/?v=901191661545165&t=0

2 hours ago

Sekretet e jetëgjatësisë së peshkaqenit të Groenlandës

Shkencëtarët realizojnë hartën e plotë gjenetike, mund të jetojnë mbi 400 vjet Realizohet harta e…

2 hours ago

Së shpejti do të mund t’i hamë këta gurë dhe arsyeja është shumë serioze

  Sipas këtij studimi të ri, çarjet dhe thyerjet e pranishme në këta shkëmbinj janë…

3 hours ago