Një sulm me bomba pranë pallatit presidencial në Kabul tronditi festën e Kurban Bajramit në Afganistan.
Fatmirësisht zyrtarët vendas nuk raportuan për viktima apo të plagosur. Një zëdhënës i presidentit tha se bombat u hodhën ndërsa Ashraf Ghani po falte Bajramin, bashkë me një numër të kufizuar personash.
Në një video të bërë virale në rrjet, duket se nga shpërthimi vetëm një besimtar frikësohet dhe mbetet në këmbë, ndërsa të tjerët, përfshi edhe presidentin Ghani, vijojnë ritualin e faljes.
Edhe pse pa viktima, sulmi është vetëm një tjetër dëshmi e pasigurisë që rrethon Afganistanin këto ditë, për shkak të tërheqjes së trupave amerikane dhe territorit të madh që Talebanët kanë rimarrë në kontroll.
Ndryshe nga vitet e kaluara, Talebanët nuk shpallën armëpushim gjatë këtij Bajrami, duke vijuar ofensivën e tyre për pushtimin e pikave kufitare dhe qyteteve e krahinave të ndryshme në vend.
Një shpërthim vullkanik në vitin 2023 detyroi 3.700 banorë të largoheshin nga qyteti…
Qepa është një nga perimet më të mira e të shëndetshme të nëntokës. Qepa…
Në një moment kyç të historisë së Evropës Juglindore, gazeta austriake Salzburger Volksblatt, në numrin…
Figura e Dhimitër Plaputa – Dimitrios Plapoutas (1786–1864) nuk përfaqëson thjesht një gjeneral të shquar…
Në thellësitë e oqeaneve jeton një krijesë që duket sikur i përket një bote tjetër.…
Nga: Gazmend Arifi A e dini se deri në vitin 1930, iftari dhe syfyri njoftoheshin…