Dy zogj të vegjël të Lejlekut të zi janë unazuar, e që është hera e parë e këtyre llojeve në Kosovë.
Fotografi i jetës së egër, Arian Mavriqi, ka njoftuar për unazimin e dy zogjve të Lejlekut të zi (Ciconia nigra).
Ai ka bërë të ditur se diçka e tillë po bëhet për herë të parë dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Kosovë, konkretisht bashkë me profesor Qenan Maxhunin i cili kishte unazat dhuratë nga kolegët gjerman dhe në bazë të shifrave që mbajnë unazat, ne e dimë që këta lejlekë janë të Kosovës, Kamenicës dhe kështu kudo që shihen ata në botë ne do kemi mundësi t’i identifikojmë.
Mavriqi ka theksuar se vitin tjetër planifikohet t’u vendosen GPS dhe kamera për transmetim drejtpërdrejtë ku do mund të ndiqen edhe direkt nga momenti i kthimit nga shtegtimi, çeljen e vezëve dhe deri tek momenti kur nisen për shtegtim./Motilokal.com
Pirja e lëngut të panxharit para aktivitetit fizik mund të përmirësojë qëndrueshmërinë dhe…
Një mënyrë e thjeshtë dhe natyrale për të pastruar vaskën po përdoret gjithnjë…
Shumë persona që vuajnë nga diabeti ankohen se i kanë këmbët vazhdimisht të…
Skuqja e syve është një problem i zakonshëm që mund të shfaqet për…
Dhimbja e fytit është një shqetësim i shpeshtë, sidomos gjatë ditëve të ftohta dhe…
Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…