Historia e ambasadorit gjerman në BRSS, kontit, Friedrich Werner von der Schulenburg, që kërkoi të shpëtonte botën

Operacioni ”Barbarossa” (thënë ndryshe pushtimi i Bashkimit Sovjetik nga Rajhu III) mund të mënjanohej – vetëm nëse zyrtarët e lartë të politikës sovjetike nuk do të ishin ”të burgosur” të terrorit psikologjik stalinist.

Kështu që, historia e shekullit të kaluar, në këtë rast, do të kishte qenë thellësisht ndryshe.

Ambasadori gjerman në BRSS, konti Friedrich Werner von der Schulenburg, u përpoq që të paralajmëronte Stalinin se Fyhreri kishte filluar t’i kalonte trupat përtej kufirit duke tentuar kështu të mënjanonte kolapsin e Gjermanisë.

Natyrisht, dështoi.

Në qoftë se-të kanë sot shumë pak vlerë, por ajo që mbetet nga dokumentet e deklasifikuara të arkivave ruse – të para nga ”Novaja Gazeta” – dhe nga ditarët e protagonistëve, del në pah një çështje, pjesërisht e harruara apo kurrë e shpjeguar plotësisht, që ka në brendësi të saj gjëra e pabesueshme.

Schulenburg (jemi në maj 1941) e dinte se në janar, Hitleri kishte urdhëruar gjeneralët për të planifikuar pushtimin e BRSS-së, por që askush prej tyre nuk kishte pasur kurajën për ta kundërshtuar.

Bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë në ambasadë – përfshirë atasheun ushtarak Hans Krebs – binin dakord me të për faktin se kjo fushatë do të ishte shkatërruese, duke parë ”forcën e Ushtrisë së Kuqe, forcën e popullsisë, hapësirat e pafundta të vendit dhe burimet e tij të pamata”.

Por, Hitleri nuk donte të dëgjonte arsye.

“Nuk na dëgjon më që kur ka fituar ndaj Francës, që kur i kishim thënë se linja Maginot ishte e papërshkueshme”, rrëfen Krebs për ngjarjen.

Kështu që, Schulenburg i vjen një ide: përse të mos fillonin negociatat me Moskën, t’i impononin Berlinit rrugën diplomatike dhe kështu ”të shpëtonim botën?”.

Atëherë, Schulenburg vendosi të kontaktojë me Vladimir Dekanozov, zëvendësministrin e Jashtëm (nën Molotovin) dhe ambasadorin sovjetik në Gjermani, i cili në këtë periudhë ndodhej në Moskë.

Duke mos patur mundësi (për motive të qarta) që të fliste hapur, ai e nxiti të mos ”nënvleftësonte” rrezikun e një lufte me Gjermaninë dhe se zërat për një pushtim nga ana e trupave të Rajhut mund të kishte një bazë të vërtetë.

Por, Dekanozov, duke mos ia pritur mendja se Schulenburg po reagonte realisht me iniciativën e tij në ”në mënyrë private”, i interpretoi fjalët e ambasadorit si një përpjekje për provokim me qëllimin për të shtyrë Moskën të bënte ndonjë gabim.

Një ditë më pas, më 6 maj, Stalini u bë shef i qeverisë (duke pasur mundësi zyrtarisht që të drejtonte i vetëm çështjet e shtetit) dhe Schulenburg e interpretoi këtë ngjarje si një reagim pozitiv ndaj paralajmërimit të tij. Por, kjo u trajtua vetëm si një rastësi.

Schulenburg caktoi një takim tjetër me Dekanozov.

“Tani, Stalini mund t’i dërgojë letra Matsuokas, Musolinit dhe Hitlerit dhe në letrën drejtuar këtij të fundit mund t’i thotë se kishte dëgjuar zëra rreth krizës që po fillonte në marrëdhëniet sovjeto-gjermane apo për ndoshta edhe për mundësinë e një konflikti… dhe për të kundërshtuar këto zëra Stalini mund të propozonte përpilimin e një komunikate të përbashkët”, i sugjeroi ambasadori gjerman zëvendësministrit të Jashtëm sovjetik.

Për Schulenburg kjo zgjidhje mund të largonte rrezikun e luftës.

Por, Dekanozov dhe pjesa tjetër e drejtuesve sovjetikë po luanin si macja me miun (bashkëpunëtor i shërbimit sekret nazist, që kishte arritur të ngatërronte idetë e tij te këshilltarët e Stalinit).

”Babai i madh” ishte i bindur se Gjermania nuk do të kishte sulmuar në të njëjtën kohë në dy fronte dhe kush thoshte ndryshe ishte pjesë e një konspiracioni anglo-amerikan.

Pavarësisht përpjekjeve të ambasadorit, pra, më 22 qershor, mbërriti nga Berlini akuza e famshme e Hitlerit dhe vetë Schulenburg duhej t’ia shpjegonte Molotovit mosbesues që kjo, në të vërtetë, ishte një shpallje lufte.

Ajo që mbetet, ashtu siç e perceptojmë, është Histori me H të madhe.

(Nga Mattia Bernardo Bagnoli) 

postbck postbck

Recent Posts

Lëvizja e këmbës: Pse ndodh dhe si ta trajtoni atë?

  Jeni ose një lëvizës i këmbëve ose dikush që irritohet shumë nga kërcimi i…

9 hours ago

A e dini pse djathi zviceran ka vrima?

  Termi djathë zviceran nuk i referohet nga vjen djathi, por lloji i djathit, ose…

9 hours ago

Kush ishte Xhafer Deva dhe pse Ambasada gjermane kundërshton restaurimin e shtëpisë së tij

  Deva ishte politikan me prejardhje nga qyteti i Mitrovisë. Ai gjithashtu ishte ministër i…

9 hours ago

Kështu pritej Tito në Kosovë në vitin 1950

  “Oral History Kosovo” në profilin e tyre zyrtar në “Instagram”, kanë publikuar fotografi nga…

11 hours ago

Kura me mese arrash për zemrën, mushkëritë dhe imunitetin

  Për shumë njerëz ky është një lëng që funksionon kundër kollës dhe problemeve me…

12 hours ago

Shurupi i mollës – Zbuloni sëmundjet që parandalon

  Shurupi i mollës është një nga lëngjet më të shëndetshme që mund të konsumoni…

12 hours ago