<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Dëshironi të shisni më shumë? Përdorni emoji në marketingun tuaj

Emoji-t janë një armë e fshehtë në marketing, shërbimin e klientëve dhe mediat sociale – sipas një sondazhi të fundit nga Adobe.

Emoji-t nuk janë vetëm një formë argëtuese e komunikimit dixhital, por edhe një mjet i rëndësishëm në shitje. 42% e përdoruesve të emoji-t kanë më shumë gjasa të blejnë produkte të reklamuara që përdorin emoji, sipas një sondazhi të ri.

I kryer nga Adobe me rastin e Ditës Botërore të Emoji, më 17 Korrik, sondazhi analizoi sjelljen e 7 mijë përdoruesve të emoji në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Francë, Japoni, Australi dhe në Korenë e Jugut. Gjysma e përdoruesve të emoji-t mendon se markat janë më të besueshme kur përdorin emoji në marketingun online, veçanërisht për markat e sektorit ushqimor, veshjeve dhe shërbimeve streaming.

Emoji-t mund të bëjnë diferencën kur flitet për përqindjen e leximit të email-eve, mbi të gjitha kur përfshihen brezat e rinj” – thotë Paul D. Hunt, zhvillues i karaktereve dhe shkronjave në Adobe dhe krijues e emoji-ve gjinore gjithëpërfshirëse.

“Ndërkohë që mund të duken një mënyrë e lehtë dhe argëtuese për të komunikuar, na ndihmojnë të lidhemi më thellë me ndjenjën, shpesh e humbur me vetëm fjalë”.

Në fakt, njerëzit që komunikojnë me emoji shpesh zhvillojnë afrimitet mes tyre. 60% e të gjithë përdoruesve të emoji – dhe 70% e përdoruesve të Gen-Z – thonë se kanë më shumë gjasa të hapin një email apo njoftime që përmbajnë emoji – veçanërisht nëse është emoji që pëlqejnë më shumë. Tre emoji-t më të pëlqyera ndër të intervistuarit janë fytyra që qan dhe qesh, dora me gishtin e madh të ngritur (kur jep miratim për Ok) dhe një zemër e kuqe.

Përdorimi i emoji-ve mund të ndihmojë edhe në shërbimin ndaj klientit, veçanërisht me klientët më të rinj. Pothuajse gjysma (49%) e Gen-Zers thonë se preferojnë ekipet për shërbimin e klientëve që përdorin emoji në chat-e ose email.

postbck postbck

Recent Posts

Qyteti që u përpi nga llava dhe u kthye në një muze të gjallë

    Një shpërthim vullkanik në vitin 2023 detyroi 3.700 banorë të largoheshin nga qyteti…

53 minutes ago

Disa nga sëmundjet që mund t’i trajtoni me qepë

  Qepa është një nga perimet më të mira e të shëndetshme të nëntokës. Qepa…

1 hour ago

Një dëshmi e rrallë historike: Shqipëria në faqet e shtypit austriak më 1912, në momentin e lindjes së saj si shtet

Në një moment kyç të historisë së Evropës Juglindore, gazeta austriake Salzburger Volksblatt, në numrin…

19 hours ago

Dimitrios Plapoutas: Mes Rrënjëve arbërore dhe kompleksitetit të identiteteve në Ballkanin para-nacionalist

Figura e Dhimitër Plaputa – Dimitrios Plapoutas (1786–1864) nuk përfaqëson thjesht një gjeneral të shquar…

19 hours ago

Krijesa me tre zemra dhe gjak blu: misteri i oktapodit

Në thellësitë e oqeaneve jeton një krijesë që duket sikur i përket një bote tjetër.…

19 hours ago

A e dini se deri në vitin 1930, iftari dhe syfyri njoftoheshin përmes rënies së topave?

Nga: Gazmend Arifi A e dini se deri në vitin 1930, iftari dhe syfyri njoftoheshin…

2 days ago