Gjilani si regjion, pos trashëgimisë tjetër kulturore, që është mjaft e pasur, ka edhe kalatë, disa sosh, si fortifikata të kohës, shkruan gazeta online Mediafokus.info
Kalaja e Pogragjës është një nga vlerat më të rëndësishme të kësaj trashëgimie në këtë trevë, që daton nga shekulli XIV. Dëshmitë e mëvonshme flasin për një kala të rindërtuar që në shekullin VI.
Pogragja, në antikë, ishte një nga stacionet e rrugës që lidhte këtë pjesë të Kosovës me rrugën Nish-Shkup. Elemente të zhvillimit të shoqërisë njerëzore në kodrën e Kalasë, hasen që nga periudha e bronzit, ajo antike dhe bizantine. Një nga karakteristikat që e dallon këtë kështjellë, është planimetria e saj, e cila ka formën e një pesëkëndëshi të çrregullt, ndërsa muri jugor i kullës qendrore formon njëkohësisht murin mbrojtës të kështjellës.
Të njohura janë edhe Kalaja e Mireshit, Kalaja e Resulës, Kalaja e Zhegrës, Kalaja e Bresalcit, që njihet si Kalaja e Princeshës, e Sllakocit të Epërm, e Gadishit, e Kukajve etj. Të zhdukura konsiderohen kalaja e Përlepnicës dhe ajo e Prizrencit.
Për kalatë ka edhe legjenda. Sipas një legjende, ndërtimi i Kalasë së Pogragjës ka zgjatur disa vjet. Njëri prej muratorëve e kishte lënë nusen e re, sapo ishte martuar. Atij i kishte lindur një djalë, që ishte rritur e bërë burrë pa e parë asnjëherë babanë e tij. Një ditë ishte nisur ta takonte të atin. Sipas gojëdhënës, takimi mes tyre përfundon në mënyrën tragjike, pasi që babait, nga habia kur e sheh djalin, i bie çekani nga dora dhe e godet atë në kokë, duke e lënë të vdekur në vend./Mediafokus.info
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ojnat,…
Pozicioni i kokës gjatë gjumit mund të ndikojë më shumë sesa mendoni në shëndetin…
Shpimi i veshëve tek foshnjat mbetet një temë e debatueshme për shumë prindër. Ja…
Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë! Nga Lira Gjika Mbylle gojën Kjo…
Historiani Pëllumb Xhufi, i ftuar në Dritare TV, theksoi se Himara është një…
Pas vendimit për të mos u dorëzuar, ushtarët italianë në Shqipëri nuk mbetën të…