Por jo vetëm Akademia e Athinës u krijuan nga shqiptarët. Shumë shkencëtarë shqiptarë kontribuan në shkencë dhe u bënë akademikë të njohur në Greqi.
Kush ishin profesorët e famshëm shqiptarë që u bënë pjesë e Akademisë së famshme të Athinës?
Këtë kërshëri na e plotëson historiani Arben Llalla me hulumtimet e tij të kujdesshme dhe me punën e palodhur që kryen në vlerësimin e çështjes shqiptare në Greqi.
Dhimitër Egjiniti (1862-1934)
Dhimitër Egjiniti është nga një familje e lavdishme detare arvanitase, që ishte vendosur në Egjina. Babai i tij quhej Dionis Panajotu. H. Haxhi, që e ndryshoi në Egjiniti mbiemrin.
Pothuaj gjithë pasurinë e tij ia fali shtetit grek. Është ai që në testamentin e tij la të hollat dhe u ndërtua spitali i sotëm “Egjiniot”.
Bir i këtij mjeku të madh është Dhimitër Egjiniti, që lindi në Athinë më 1862.
Pas mësimeve në gjimnaz, u regjistrua në seksionin e matematikës të Insitutit Filozofik të Universitetit të Athinës dhe mandej me bursë të këtij universiteti, studioi për Astronomi në Sorbonë dhe në Londër.
Më 1888 Harrilla Trikupis u informua për këtë vlerë shkencore, e ftoi të vinte në atdhe dhe e emëroi Drejtor të Asteroskopios (Qendër Vëzhguese Astronomike).
Më 1896 u bë profesor i Astronomisë në Universitetin e Athinës. Asteroskopi i Athinës ia dedikon ekzistencën dhe formën e tij e deri sot Dhimitër Egjinit aq sa mund ta quajnë atë me emrin Dhimitër Egjiniti.
Është themelues i Akademisë së Athinës dhe një nga të parët autorë të saj. Në vitin 1929 ishte kryetar dhe më 1933-1934 sekretar i përgjithshëm i Akademisë së Athinës. Vdiq më 1934.
Angjello Gjini (1895-1828)
Gjinët janë familje e madhe arvanitase që ishin vendosur në ishullin Speca. Historia e familjes Gjini nis që përpara Revolucionit të 1821.
Gjyshi i Angjelo Gjinit, Antonio Gjini, kapedan me anijet e veta, ndërmori më 1793 të mbartë nga Stambolli në Francë, nëpunësin e lartë me mision special, duke thyer bllokadën e bregdetit të Francës, që i ishte inponuar atëherë.
Gjini,natyrisht, ia doli mbanë, por anija e tij u përplas dhe u shkatërrua. Atëhere mbledhja e Konventës në Francë votoi dhe i dhuruan një tjetër anije, por i hëngrën shpërblimet e premtuara. I kësaj familje është pasardhës Angjelo Gjini.
Angjelo Gjini u lind në Speca më 1895, studioi në Gjermani, në Universitetin Politeknik të Oresdenit.
Harrilla Trikupi e ftoi të vinte në Greqi. Angjelo Gjini është krijuesi i vërtetë dhe organizuesi i Universitetit Politeknik “Meçovio”, që mban edhe sot trajtën që i dha ky shkencëtar i ndritur arvanitas.
Mund të themi pa frikë se Universiteti i Athinës, siç është sot, është vepër e Angjelo Gjinit, që veç të tjerave, dha mësim deri më 1928, kur vdiq.
Angjelo Gjini është ndër më të parët akademik i Akademisë së Athinës.
Sotiri Skipi (Shqipi) (1881-1952)
Sotiri Skipi është nga familja e lënduar epirotase e arvanitasve, Skipidë, që ishin komitë kryengritës.
Në luftën për liri të kombit dhanë një kontribut të pallogaritshëm.
Morën pjesë në daljen nga Mesologji, në Rumeli, me arvanitasit nga e njëjta farë e Karaiskaqit, në Poloponez, në Neokastro dhe kudo ku i thërriste detyra për lirinë e atdheut të tyre, Greqinë.
Disa Skipidë patën lumturinë ta shikojnë të lirë atdheun për të cilën derdhën kaq gjak dhe e nderuan disi veçanërisht.
Nga këta Skipidë (Shqipë) ishte Sotir Skipi që lindi në Athinë. Fatkeqësitë në jetë bën që ai të emigronte në Paris, ku jetoi për shumë vjet. Atje u përzie me shkrimtarë dhe ndoqi mësimet estetike dhe letërsie. Ishte mik i ngushtë i Zhan Moreasit, i Pol Farit, etj.
Në Athinë botoi revistën ‘’Akritasi’’. Më 1922 u nderua me çmimin e Letrave dhe Arteve dhe më 1929 e emëruan sekretar i përgjithshëm i shkollës së Arteve të Bukura.
Mori pjesë në Rezistencë gjatë pushtimit nazist. Më 1946 u zgjodh Anëtar i Akademisë së Athinës. Vdiq më 1952 në Francë, ku kalonte zakonisht stinën e verës.
Gjeorgjio Sotiriu (1880-1965)
Gjeorgjio Sotiriu lindi në një familje arvanitase në Speca më 1880. Pas shkollës, studioi në Fakultetin Teologjik në Universitetin e Athinës.
Mandej shkoi në Gjermani dhe Austri, ku u mor posaçërisht me historinë e artit bizantin dhe mbishkrimet e kësaj kohe.
Deri në vitin 1923 punoi në gjimnaze, dhe më vonë mori drejtimin e Muzeut Bizantin të Athinës.
Më 1924 u zgjodh Profesor i arkeologjisë Kristiane dhe i mbishkrimeve në Fakultetin Teologjik të Universitetit të Athinës, deri më 1961.
Më 1926 u zgjodh Akademik dhe më 1941 u zgjodh kryetar i Akademisë së Athinës.
Gjatë jetës mori çmime të larta. U bë antar i Akademisë së Rumanisë, i Akademisë Dei Lincei të Romës, i Fakultetit Arkeologjik të Berlinit, Vjenës dhe Pragës.
U nderua me shumë medalje dhe vlerësime. Gjeorgjio Sotiriu ishte një vlerë shkencore me famë ndërkombëtare.
Vdiq më 1965 në Athinë.
Spiridon Doda (1878-1958)
Është nga familje luftëtarësh të Hidrës.
Janë të njohura bëmat heroike të gjyshit të tij, Spiro Doda, që luftoi me trimëri të veçantë turqit e ngujuar në Akropoli.
Spiridon Doda lindi në Athinë më 1878 dhe, pas gjimnazit, vazhdoi Universitetin e Athinës dhe më pas ndoqi studimet në Gjermani dhe Holandë.
Më 1925 u bë profesor i Farmakologjisë Eksperimentale, dhe më 1927 u bë profesor i Fiziologjisë Eksperimentale dhe dha mësim deri më 1947, kur u tërhoq.
U zgjodh anëtar i Akademisë së Athinës më 1913 dhe kryetar i saj më 1943-1944.
Gjatë pushtimit gjerman ndihmoi për shpëtimin e grekëve dhe çifutëve dhe u ndoq prej pushtuesit.
Vdiq më 19 nëntor 1958.
Kostandin Horemi (1898-1966)
Arvanitas nga Klementi i Karintias. Lindi më 1898, pas gjimnazit studioi në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Athinës.
Më 1923, shkoi në Berlin, ku punoi mjek në kopshtin Bashkiak të fëmijëve dhe më 1929 u bë drejtor i këtij kopshti.
Më 1935 zgjidhet pedagog i rregullt i Universitetit të Athinës, dhe më 1958 u bë anëtar i Akademisë së Athinës.
Një nga veprimtaritë më të suksesshme të tij si mjek ishte lufta me tuberkulozin tek fëmijët, me anemikët dhe shumë kërkimeve të rëndësishme me qëllim verifikimin e shëndetit të fëmijëve grekë.
U ekzaminuan 65.000 fëmijë dhe punimi u ndërpre sepse Horemisi u kap nga gjermanët pushtues.
Ndër punët e tij serioze shkencore janë studimet pediatrike. Nuk arriti ta plotësojë veprën e vet deri në fund. Vdiq më 1966.
Aleksandro Diomidi (1875-1950)
Aleksandro Diomidi rrjedh nga një familje e madhe e pasur arvanitase, që zbriti nga Epiri dhe u vendos në ishullin Speca.
Ushtruan detarinë, dhe bënin tregti në Mesdhe. Mbiemri fillestar ishte Qiriako dhe e ndryshuan që të ruhen emrat klasikë grekë.
Në kryengritjen e 1821 dhanë të gjithë pasurinë e tyre . Është fjala për një prej familjeve më të ndritura arvanitase.
Aleksandër Diomodi është edhe nipi i juristit të shquar Diomid Qiriaku dhe bir i Nikolla Diomidis Qiriaku.
Aleksandër Diomidi lindi më 1875. Vazhdoi Fakultetin Juridik në Universitetin e Athinës dhe, në vazhdim, në Francë dhe Gjermani.
U bë ministër i Ekonomisë më 1913, ministër i Drejtësisë më 1918, ministër i Jashtëm më 1922, drejtor i Bankës Kombëtare, Kryetar i Këshillit të lartë ekonomik etj.
Më 1945 u bë anëtar i Akademisë së Athinës. Vdiq më 1950.
Vasil Egjiniti (1875-1959)
Vasili është nga e njëjta familje e Dhimitër Egjinitit.
Vasil Egjiniti lindi në Athinë më 1875. Pas studimeve në Fakultetin e Filozofik të Athinës, vijoi studimet në Paris.
Më 1904 u caktua profesor i matematikë-fizikë në Universitetin e Athinës ku dha mësim deri më 1947.
Studimet e tij në Mekanikë, Elektrikë, Meteorologji dhe Astronomi janë shumë të rëndësishme. Zhvilloi një veprimtari të vyer drejtuese adimistrative në Universitetin e Athinës, kryesisht në sektorin ekonomik.
Ia doli të ndërtojë sallën e laboratorit dhe të rregullojë çështjen ekonomike të Universitetit në periudhën e vështirë të pushtimit gjerman.
Më 1952 u bë Akademik i Akademisë së Athinës.
Vdiq në vitin 1959.
Maksim Miçopulos (1897-1968)
Është nga familje e mirëfilltë arvanitase. Mbiemri i mëparshëm i familjes ishte Rizos.
Familja Miçopulos u shpërngul nga Epiri dhe me familjet e tjera arvanitase u vendos në Peloponez, që atëherë ishte plotësisht i banuar me arvanitas.
Nga kjo familje vjen Maksim Miçopulos. Është biri i Konstandin Miçopulos që themeloi Muzeun gjeologjik mineral të Universitetit të Athinës.
Maksi lindi në Athinë më 1897. Studioi shkenca natyrore në Universitetin e Athinës dhe u specializua në Mynih të Gjermanisë për gjeologji dhe paleontologji.
Më 1939 u bë pedagog i gjeologjisë dhe paleontologjisë në Universitetin e Athinës. Në vitin 1947 ishte profesor në Universitetin Politeknik.
Më 1955 bëhet Akademik. Me rëndësi janë kërkimet e tij profesionale për të cilat u dekorua nga Akademia e Athinës.
Vdiq më 1968.
Vasil Malamos (1909-1973)
Nga viti 1550 Malamët janë një familje luftëtarësh nga Epiri. Një Malamos u orvat të pushtojë me njërëzit e vet Artën dhe Janinën. Shumë Malanë ishin komitë dhe kapedan çetash.
Jorgo Malamos ishte komandant i një grupi suliotësh dhe u nderua nga Kopodistria.
Pasardhës i kësaj familje është Vasili Malamos i cili lindi në Athinë në vitin 1909. Ai studioi në fillim në mjekësi në Athinë dhe më vonë në Hamburg.
Punoi në Universitetin e Hamburgut, të Frankfurtit, dhe pranë zbuluesit të penicilinës A. Fleming. Shkoi në Brazil për kërkimet në fushën e sëmundjeve tropikale.
Më 1953 u bë pedagog në Universitetin e Athinës dhe drejtor i Spitalit në Athinë.
U bë Akademik më 1970, dhe vdiq më 1973.
Vlera shkencore e tij është e njohur botërisht, ndaj ai u propozua të drejtonte punimet e mjekësisë qelizore dhe Biologjike, që u mbajtë në Athinë, por atë vit ai vdiq.
Dhimitri Kaburoglu (1852-1942)
Mbiemri Kaburoglu është i mëvonshëm. Preardhja e familjes së Dhimitrit është nga Stambolli, por që ishin në fillim familje e madhe arvanitase nga Epiri.
I pari që mori mbiemrin Kaburoglu ishte baba Kuruzo, dhe turqit e quajtën Kaburoglu-bir i kurizos dhe qysh atëherë u mbeti mbiemri Kaburoglu.
Gjithë parardhësit janë njerëz të shquar të kohës dhe gratë me të cilat u martuan ishin nga familje zyrtare të Fanarit (Stamboll).
Babai, Grigori, boton revistën ”Efterpi” dhe nëna e tij, Marina Jeronda boton “Përralla dhe fjalë të urta Athinare”.
Dhimitër Kaburoglu studioi për drejtësi në Athinë, punoi si avokat dhe më pas hyri në fushën e drejtimit të punëve publike. U mor me letërsi dhe punoi si drejtor i revistës “Java”.
Shkroi tregime, drama, komedi, romane dhe histori. U mor veçanërisht me Athinën e epokës së vet dhe u mbiquajt dhe “Athineograf”.
Në vitin 1927 bëhet Akademik. Vdiq më 1942.
Teofil Voreas (1873-1954)
Teofili lindi në Marusi në vitin 1873. Është nga familja arvanitase e Marusit. Pasi mbaroi studimet e larta u dallua për rezultatet, ndaj u caktua ndihmës i Profesor Dhimitër Egjinitit në Asteroskopin e Athinës.
E tërhoqi Filozofia dhe Teologjia. Studioi në Fakultetin Filozofik-Teologjik në Universitetin e Athinës.
Më 1912 u caktua pedagog i Filozofisë në Universitetin e Athinës ku dha mësim deri në vitin 1939 dhe si pedagog nderi deri më 1946-1949.
Nga viti 1913 deri më 1925 u përpoq për krijimin e laboratorit psikologjik ku u bënë mjaft kërkime eksperimentale serioze.
Më 1926 u bë Akademik dhe më 1936 kryetar i Akademisë së Athinës.
Vdiq më 1954.
“ …Por edhe prej anës së Sundimtarve duhen Aristida, duhen Mark Aurela, e duhen kujtue…
Deri më tani nuk më është e njohur se ndonjëri nga akademikët shqiptarë nga…
Nga Xhezair ZAGANJORI/ Mes trojeve shqiptare, padyshim që Qarku apo Rajoni i Mitrovicës ka qenë…
BBC përmes një filmi biografik dëshmon se në Greqi flitej shqip ne vitin 1811.…
Me gjethe dafine dhe pak mjalt ju mund të krijoni një shërup shumë efikas…
Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik ka tërhequr vëmendjen e studiuesve në Koroshishtë të Strugës. Një…