<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Më 1 korrik në vitin 1643 u nda nga jeta humanisti i shquar shqiptar Frang Bardhi

Sot, më 1 korrik përkujtojmë ndarjen nga jeta në vitin 1643 të humanistit të shquar shqiptar Frang Bardhi.


Frang Bardhi (lat. Franciscus Blanchus, it. Francesco Bianchi) lindi më 1606 në Kallmet (Zadrimë). Ai ishte leksikograf, historian, folklorist dhe etnograf, si dhe klerik i lartë katolik. Në vitin 1628 kreu studimet në kolegjin fetar të Loretos në Itali dhe më 1633 u doktorua në teologji në Kolegjin Urban të Propagandës Fide-s. Në vitet 1635-1644 shërbeu si ipeshkëv i Sapës. Bardhi është ndër figurat më të shquara të kulturës shqiptare të shekullit XVII.


Në vitin 1635 ai botoi fjalorin e parë të gjuhës shqipe “Dictionarum latino-epiroticum” (Fjalori latinisht-shqip). Si e tillë kjo vepër ka mjaft rëndësi, sepse dëshmon për një traditë të hershme të punimeve leksikografike në vendin tonë. Në parathënie autori shpreh qëllimin e botimit të veprës për t’u ardhur në ndihmë bashkatdhetarëve, si dhe hedh idenë e lëvrimit të gjuhës shqipe. Fjalori i tij ka rreth 5640 zëra.


Ai përmban rreth 2500 fjalë shqip. Bardhi në fjalorin e tij ka përdorur alfabetin latin me tri gërma cirilike. Në apendiksin e veprës ka 113 proverba, shprehje dhe fjalë të urta, disa të përkthyera prej gjuhëve të tjera në shqipe, por shumica e tyre janë vjelë nga folklori shqiptar.


Në vitin 1636 u botus në Venedik një biografi e F. Bardhit kushtuar Gjergj Kastriotit Skënderbeut me titull “Apologjia e Skënderbeut”. Kjo vepër është polemikë ndaj pretendimit të priftit sllav Ivan Tomko Mrnavić se Kastrioti ishte me prejardhje sllave.


Bardhi ankohej se gjuha shqipe “po humbiste dhe po degradonte” nën goditjet e pushtuesve të huaj, dhe për ta ruajtur atë ai kontribuoi në ngritjen e krenarisë kombëtare midis shqiptarëve.


Nga viti 1637 e më tej, Bardhi paraqiti raporte në italisht dhe latinisht në Kongregacionin e Propaganda Fide-s në Romë, të cilat përmbajnë një minierë informacioni për dioqezën e tij, për zhvillimet politike, për zakonet shqiptare dhe për strukturën dhe pozicionin e Kishës Katolike në Shqipëri gjatë pushtimit osman.


Në foto: fjalori i tij, i vitit 1635 “Dictionarum latino-epiroticum” (Fjalori latinisht-shqip)/Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave /InfroCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Qepa çfarë shkakton për tensionin, zemrën dhe diabetin: Mjeku jep lajmin e papritur

  Qepa de hudhra janë një element kryesor në kuzhinë. Shumica e gatimeve kanë nevojë…

4 hours ago

Sa janë të rrezikshëm qetësuesit?

    Studimet tregojnë se marrja e qetësuesve rrit rrezikun për goditje ose atak të mundshëm…

4 hours ago

Ahmet Zogu u rikthye në pushtet me mercenarë rusë dhe mbështetjen ushtarake jugosllave?!

Në dhjetor të vitit 1924, Ahmet Zogu u kthye në Shqipëri në krye të një…

5 hours ago

Skënderbeu dhe fisnikët shqiptarë që nuk e ndoqën: mes interesave politike, fesë dhe luftës për pushtet

Historia e Gjergj Kastriotit Skënderbeut zakonisht rrëfehet si një përballje e shqiptarëve kundër Perandorisë Osmane.…

5 hours ago

Pini lëng të karotës çdo ditë për këtë problem shëndetësor

    Shtypja e lartë e gjakut, e njohur ndryshe edhe si hipertensioni, shpeshherë mund…

8 hours ago

​Cilat janë simptomat e cirrozës së mëlçisë?

    Mëlçia është një nga organet që mund të pësojë dëmtime serioze pa e…

8 hours ago