<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Fundi i mistershëm i Edgar Allen Poe dhe arsyet e pretenduara të vdekjes së tij

Në qershorin e vitit 1849, Edgar Allen Poe u nis në një turne, për të mbledhur fonde për një revistë letrare që shpresonte të botonte. Më 27 shtator 1849, Poe mori një traget me intenerar nga Richmond, Virxhinia, në Baltimore, Maryland dhe më pas në Nju Jork. Natën para udhëtimit ai bëri një vizitë tek një mjek në Richmond për një ethe të papritur. Rreth ditëve në vazhdim, shumë pak dihen me siguri, por Poe arriti në Baltimore më 28 shtator, por pa mundur të vazhdonte për në New York, për ku ishte nisur. Ai u kthye në një tavernë në Baltimora më 3 tetor. Ishte në gjendje të keqe, të tillë sa krijoi përshtypjen e një pijaneci tek frekuentuesit e lokalit. Pohimet tregojnë se ai u vizitua nga një mjek lokal dhe u dërgua me urgjencë për një shërbim spitalor. Në vend të kostumit të tij të zakonshëm prej leshi të zi, ai mbante veshur një kostum të lirë, jo të përshtatshëm, dhe një kapelë kashte.

Në spital, Poe vazhdoi të kishte humbje dhe përmendje të herë pas hershme të vetëdijes, pati halucinacine dhe fliste përçart. Më 7 tetor 1849 ai vdiq. Një gazetë nga Baltimora raportoi në mënyrë enigmatike se shkaku i vdekjes së shkrimtarit kishte qenë “bllokimi i trurit”.

Janë shfaqur gjithashtu disa teori të tjera për shkakun e vdekjes së Poe. Më e spikatur është ajo sipas së cilës ai vdiq nga komplikimet e alkoolizmit. JE Snodgrass, mjeku që vizitoi Poe-n në tavernë, besonte se Poe kishte pirë shumë dhe se përfundimisht ai kishte shfaqur simptomat e një të alkolizuari, të kishte delire dhe konvulsione. Por, John Moran, mjeku që e mori atë në trajtim në në spital, ishte i bindur se Poe nuk ishte i dehur dhe nuk ishte alkooli që shkaktoi vdekjen e tij.

Një numër sëmundjesh janë propozuar si shkaqe të mundshme të vdekjes së Poe, duke përfshirë diabetin, sëmundjet e zemrës, epilepsinë dhe tuberkulozin. Një nga mundësitë më intriguese, të sugjeruar nga një mjek në Universitetin e Maryland , është që Poe mund të ketë vdekur nga tërbimi. Deliri i Poe dukej se bëhej përmirësohej dhe pastaj përkeqësohej përsëri, gjatë ditëve të fundit të jetës, një model i vërejtur tek pacientët me tërbimin në fazën e vonë. Për më tepër, të dhënat e spitalit të Poe treguan se ai kishte shfaqur vështirësi për të pirë ujë. Kjo mund të ketë qenë një tjetër e dhënë që përmbushin simptomat karakteristike të njerëzve që vuajnë nga tërbimit, një frikë nga uji.

Një teori tjetër pohon se Poe mund të ketë qenë viktimë e një krimi të dhunshëm. Për shkak se taverna ku u gjet Poe, ishte duke u përdorur si një vendvotim, kujtojmë se ishte praktikë e zakonshme në shekullin XIX në SHBA që votimi të zhvillohej në ambiente të tilla. Hamendet se ai është kapur i përfshirë në një mashtrim, formë e pazakontë elektorale e njohur si “bashkëpunim”. Në një skemë bashkëpunimi, bandat që punonin për politikanët e korruptuar, rrëmbenin kundërshtarët e paditur nga rruga dhe t’i detyronin ata të votojnë vazhdimisht për një kandidat të caktuar. Viktimat shpesh rriheshin ose detyroheshin të pinin alkool, për t’i bërë ata të bindeshin. Kjo mund të shpjegojë veshjen e çuditshme që Poe mbante kur ai u dërgua në spital.

Me provat fragmentare dhe nganjëherë kontradiktore që ekzistojnë në lidhje me ditët e fundit të Poe, është e vështirë të imagjinohet se ndonjëherë do të ketë një përgjigje plotësisht të kënaqshme për shkakun e vdekjes së shkrimtarit. Për shumë detektivë të kolltukut dhe shkrimtarë të trillerit që pëlqejnë të ushtrojnë fuqinë e tyre të marrëdhënies me vdekjen e tij, këto pasaktësi mund të jetë një shkas i mirë për subjekt. Gjithsesi, vdekja e Edgar Allen Poe, për ironi të fatit mund të ishte fare mirë një subjekt i lakmuar për veprën e tij. Duket se edhe vdekja është një trill tragjik, ashtu siç ishte edhe vetë jeta e tij.

Albert Vataj

postbck postbck

Recent Posts

Si të dallosh herët sëmundjen e mëlçisë?

    Mëlçia jonë ndeshet çdo ditë me një sërë substancash, shumë prej të cilave…

2 days ago

Tetë shenja në gojë që mund të jenë simptoma të diabetit

    Diabeti mund të mbetet i pazbuluar për shumë vite, sepse nivelet e larta…

3 days ago

Përse shumë njerëz po vendosin letra higjienike në frigorifer: Kur të dëgjoni arsyen, do të bëni të njëjtën

    Nëse nuk jeni në dijeni, letra higjienike në historinë e frigoriferit, sado e…

3 days ago

Keni hapur llogari të rreme? Kujdes, mund të ndiqeni penalisht…

Profilet e rreme që fshihen pas identiteteve të sajuara, mesazhe kërcënuese, shantazh, fyerje e gjuhë…

3 days ago

Keni mace në shtëpi? Ky rregull i ri mund t’ju kushtojë shtrenjtë

  Mijëra pronarë macesh në Britani rrezikojnë gjoba të majme, pasi rregullat e reja për…

3 days ago

Ligji i ri, kur hiqet patenta përjetë për shoferët problematikë

    Kanë hyrë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor, të cilat ashpërsojnë masat ndaj…

3 days ago