Beteja e Torviollit, e njohur ndryshe edhe si Beteja e Dibrës së Poshtme, u zhvillua më 29 qershor të 1444 në Fushën e Torviollit. Pasi Skënderbeu u kthye në vendlindje dhe nisi një kryengritje shqiptare, Murati II dërgoi një prej komandantëve më me përvojë, Ali Pashën, me një ushtri të madhe për të shtypur shqiptarët. Skënderbeu e priste këtë reagim kështu që u zhvendos me trupat e tij. Dy komandantët e lartë u takuan në Torvioll ku ngritën kampet.
Më 29 qershor, Ali Pasha doli nga kampi i tij dhe urdhëroi forcat e tij të sulmonin ushtrinë e Skënderbeut. Pasi forcat kundërshtare po afroheshin në pozicionin e duhur, Skënderbeu urdhëroi forcat e fshehura në pyjet prapa ushtrisë turke për të sulmuar ushtrinë turke nga pas. Rezultati ishte shkatërrues për osmanët dhe e gjithë ushtria sulmuese u mposht.
Në dorëshkrimet e Fan Nolit të ruajtura në fondin e tij gjendet ky fragment, i cili përmend Betejën e Torviollit:
“I fundit por jo më pak i rëndësishëm, Antivarini është biografi i vetëm i Skënderbeut i cili na jep neve emrat dhe datat e dy prej betejave më të rëndësishme të Skënderbeut, atë të Torviollit të 29 qershorit 1444 dhe Betejën e Albulenës të 2 shtatorit 1457.”
Foto: Pikturë e betejës
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave/
Me pajisje serioze, ekspertët e ADAC në laboratorin e tyre përcaktuan se aroma…
Shumë njerëz që i mbajnë kursimet e tyre në shtëpi po kërkojnë mënyra…
Rënia e flokëve në majë të kokës nuk duhet të jetë vetëm çështje…
Fatura e energjisë elektrike zakonisht nuk rritet nga një pajisje e vetme, por…
Nëse blini bukë, simite ose ëmbëlsira të freskëta në Gjermani të dielën, mund…
Ullinjtë nuk janë vetëm një shtesë e shijshme në gatime. Ato janë të…