<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Dallimet mes fustanellës dhe karikaturës greke…

FAIK KONICA

Dallimet kryesore mes veshjes së mirëfilltë shqiptare dhe karikaturës greke për të.

E para, xhaketa. Në veshjen shqiptare ajo ka një të çarë të lirë te mëngët për të lënë të kalojë krahu, ndërsa mëngët, të qepura vetëm në pjesën e sipërme të supeve, hidhen prapa. Ato edhe mund të përdoren, po përgjithësisht nuk u futen krahët. Ndërsa grekët gjithmonë i fusin duart dhe nuk e kanë vënë re ose nuk e kanë kuptuar këtë tipar që, nga koha e mbretërimit të mbretëreshës Elizabeta, ka tërhequr vëmendjen e një poeti të madh anglez. Në veprën e tij «Faerfe Queene» (Mbretëresha e Vendit të Magjepsur, III, kr.XV, 10) Edmund Spenseri flet për mëngët që u vareshin si të shqiptarëve.

Këpucët janë tre llojesh: kundrat, që janë këpucë të zeza me një zinxhir të gjerë argjendi, që mbahen për raste ceremonish; shollat ose sandalet me rripa lëkure që lidhen rreth këmbës pak gishta mbi noçkat; së fundi, opingat, këpucë prej lëkure të butë, me maja të kthyera që kur janë për fëmijët, mbulohen me një xhufkë leshi të kuq ose të zi. Grekët kanë marrë vetëm opingat, por në stilin e fëmijëve dhe i kanë rritur disa herë përmasat e xhufkës.

Tashti të kthehemi te fustanella. Në veshjen origjinale shqiptare fustani ka një numër të vogël palash, zakonisht deri në gjashtëdhjetë, veç kësaj, ai bëhet me pëlhurë liri të rëndë, të endur në shtëpi dhe (siç e ka vënë re me të drejtë Çajld Haroldi, Shqiptari i egër i mbuluar deri në gju) gjithmonë është mjaft i gjatë, sa mbulon tërësisht kofshët dhe lë të pambuluara vetëm pulpat. Burrat më të vjetër e mbajnë fundin tetë deri dhjetë centimetra nën gju.

Përshtypja e përgjithshme që krijon fustanella shqiptare është, sipas fjalëve të Likut e të autorëve të tjerë, ajo e cohave të lashtësisë. «Të gjithë këta njerëz, – shkruan Liku, duke përshkruar një skenë, – janë të veshur sipas modës shqiptare, me një xhaketë ose pallto të mbuluar me gajtanë ari dhe me një këmishë që lëshohet teposhtë, me pala mbi tirqit, duke i shëmbëllyer cohës së shtatoreve romake.»

Faik Konica, “Vepra” /konica.al

postbck postbck

Recent Posts

Pickimet më të dhimbshme në botë, nga milingonat te kandilat vdekjeprurës

Një analizë e ekspertëve ka nxjerrë në pah disa nga pickimet më të dhimbshme në…

3 hours ago

Kultura ilire dhe ndikimi i saj në gjithë Europën

KULTURA ILIRE DHE NDIKIMI I SAJ NË GJITHË EUROPËN. KULTURA E HALLSTATT-IT, KULTURA E LAUSITZ-IT,…

4 hours ago

Hoxha, rektori, fizikani, astronomi dhe hartuesi parë i alfabetit shqip, Hasan Ef. Tahsini, i lindur më 7 prill 1811

Abdullah Klinaku “Unë do vete për kërkim nëpër udhën e gjatë të gjetur dituri, atë…

4 hours ago

Nga tradita te shkenca/Përse lindja shtrirë mund të mos jetë zgjedhja më e mirë?!

  Ekspertët shpjegojnë se ky pozicion nuk është natyral dhe mund ta bëjë lindjen më…

9 hours ago

“Vape” në duart e adoleshentëve – një realitet shqetësues që duhet të jetë ALARM për të rriturit

OHVSH TRUNGU ngrit shqetësimin për përhapjen në rritje të përdorimit të cigareve elektronike (“vape”) tek…

1 day ago

Lufta për mbijetesë në natyrë – ujku dhe karibuja

Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…

2 days ago