<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

E pabesueshme, por e vërtetë/ Çokollata mund t’iu ndihmojë të dobësoheni

Edhe çokollatat mund t’ju dobësojnë. E pabesueshme, por e vërtetë. Është ky rezultati i një studimi të fundit në Shtetet e Bashkuara.

Mësohet se ngrënia e çokollatës në mëngjes, si vakt i parë, mund t’i ndihmojë njerëzit që të humbasin në peshë.  Studiuesit në një spital në Boston u dhanë nga 100 gramë çokollatë me qumësht 19 grave në fazë post-monopauze. Ata hëngrën çokollatë një orë pasi u zgjuan ose një orë para se të flinin çdo ditë për dy javë me radhë.

Në vend që të shtonin në peshë, studiuesit kanë zbuluar se ngrënia e çokollatës në orët e mëngjesit mund të ndihmonte në djegien e djhamit dhe të reduktonte nivelin e glukozës në gjak. Ndërkohë ngrënia e çokollatës në orët e natës ndihmoi pjesëmarrëset në procesin e gjumit, madje edhe në alternimin e metabolizmit.

“Studimi ynë thekson se jo vetëm çfarë, por edhe “kur” hamë mund të ndikojë në mekanizmin psikologjik që përfshihet në rregullimin e peshës së trupit. Vullnetaret tona nuk shtuan peshë pavarësisht se rritën dozën e kalorive”, u shpreh bashkëautorja e studimit, Marta Garaulet.

Gjatë 14 ditëve të provave, pjesëmarrësve iu lejuan që të hanin çdo lloj ushqimi dhe nuk iu nënshtruan një dietë të veçantë.

Studimet e fundit tregojnë se konsumimi i çokollatës mund të rrisë urinë dhe dëshirën për ëmbëlsira. Në lidhje me këtë në vlerësimet e përditshme për stresin u zbulua se niveli i kortizolit ishte më i lutët kur hanin çokollata në mëngjes.

Megjithatë siç shkruajnë mediat britanike nga ngrënia e çokollatës ka edhe disa problematika pasi lidhet me një risk të reduktuar për sulm në zemër, goditje në tru dhe vdekjen nga sëmundjet kardiovaskulare. Prandaj përpara se të konsumoni çokollatë në mëngjes, The Indipendent sugjeron që ta bëni “duke e mbajtur dorën”

postbck postbck

Recent Posts

Diabeti: Si ta Kuptoni dhe ta Menaxhoni në Kohë

    Diabeti është një sëmundje kronike që ndodh kur niveli i sheqerit në gjak…

13 hours ago

Pesë ushqime anti-inflamatore që duhet t’i hani këtë vjeshtë

    Vjeshta sjell me vete një numër ushqimesh që mund të shtohen në dietën…

13 hours ago

A mund të ulin arrat rrezikun e tensionit të lartë, ja çfarë zbuloi studimi

Konsumimi i rreth një grushti arra në ditë mund të lidhet me një rrezik më…

19 hours ago

Si ndikon në trup pirja e kafesë në orët e mbrëmjes?

    Kafeina mund ta bëjë gjumin më pak rigjenerues, edhe kur ju zë gjumi…

19 hours ago

Cila është historia e Valles së Osman Takës?

Vallja e Osman Takës është një nga vallet më të njohura dhe më të veçanta…

2 days ago

Ushqimet që do t’ju ndihmojnë të shtoni peshë

    Teprica e kalorive është thelbësore për të fituar masë muskulore. Vaktet e lëngshme…

2 days ago